Ekipi mobil "Task Force" gjeti marihuanë në rrugën Berovë - Strumicë, ndalohen pesë persona

Maqedonia

Ekipi mobil "Task Force" gjeti marihuanë në rrugën Berovë - Strumicë, ndalohen pesë persona

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 15:23
Fotoilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (20.09.2026), në orën 22:20, në rrugën rajonale Strumicë–Berovë, në vendin e quajtur "Suvi Laki", ekipi mobil “Task Force” i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje i privoi nga liria G.P. (32) nga fsh. Pozharanë, komuna e Vrapçishtit, S.Z. (37) nga fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës, N.S. (31) nga fsh. Voisllavc, rrethina e Radovishit, B.A. (25) nga Radovishi dhe V.S. (22) nga fsh. Zleovë, komuna e Radovishit.

"Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Daçia Duster”, me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin personat, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë".

"Personat janë mbajtur në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje do të ngrejë kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat