BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip, kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Maqedonia

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip, kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 12:06
BDI

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë, konsultime dhe deri në tetor për të ofruar një zgjidhje, thonë nga BDI.

"Por, për aktgjykimin e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, Shasivari si “kosmopolit” nuk pati nevojë të presë. Ai reagoi para se aktgjykimi të shpallej.

Ky është paradoksi i Shasivarit: për të drejtën konkrete të studentëve shqiptarë kërkon kohë, ndërsa për një aktgjykim që ende nuk ishte shpallur, nxitoi të pozicionohej.

Madje, i njëjti Shasivari që sot relativizon provimin në shqip, si profesor kishte kundërshtuar ish-ministrin Filkov për moslejimin e tij.

Por, për aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, kur shqiptarët protestojnë shtatë ditë me radhë, Shasivari justifikohet duke thënë se qëndrimi i tij është në përputhje me “institucionet evropiane”.  Ky është “kosmpolitizmi” i Vlen-it dhe Jeton Shasivarit.
Shtatë ditë protesta për UÇK-në nuk e bindën. Kërkesat e përsëritura të studentëve nuk e bindën. Për të parën, për aktgjykimin e Hagës, para se ta dinte përmbajtjen, kishte qëndrim. Për të dytën, për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe kur e lexon ligjin, nuk ka qëndrim",
thonë nga BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat