Punonjësi i shkollës së mesme sulmohet fizikisht nga kolegu i tij në Gazi Babë

Maqedonia

Punonjësi i shkollës së mesme sulmohet fizikisht nga kolegu i tij në Gazi Babë

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 19:55

Një punonjës në një shkollë të mesme në komunën Gazi Baba të Shkupit dje në mëngjes raportoi se është sulmuar nga një koleg në korridorin e shkollës.

Njoftimi:

"Më 01.10.2026 në orën 08:15 në SHSP Shkup, S.B. (42) nga Shkupi, punonjës në një shkollë të mesme në zonën e Gazi Babës, raportoi se rreth orës 07:40 në korridorin e shkollës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij J.P. (50) nga Shkupi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës", njoftojnë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat