Kjo ishte kërkesa e “Togerit” dhe Daut Haradinajt, ja çka më akuzoi Ramushi - kështu reagoi Salih Çekaj

Opinione

Kjo ishte kërkesa e “Togerit” dhe Daut Haradinajt, ja çka më akuzoi Ramushi - kështu reagoi Salih Çekaj

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 30 nëntor 2020 Në ora: 18:54
Ramush Haradinaj dhe Nazif Ramabaja

Beteja e Loxhës bëri jehonë të madhe në popullatën e Rrafshit të Dukagjinit dhe ngriti moralin luftarak, duke ju besuar eprorëve ushtarak dhe dëshirës për ti udhëhequr në beteja të radhës.

Pasi se eprori Faruk Xhemajli ishte plagosur rëndë në këtë betejë dhe kishte marr më se 6 plagë në trup ishte vendosur në spitalin ushtarak në Irzniq për shërim, unë vizitoja Farukun gati përditë dhe në një vizitë të radhës u ndala në kioskën në trekëndëshin që shpie për Gllogjan dhe Irzniq për të blerë disa lëngje freskuese dhe dërguar Farukut gjatë vizitës së bërë.

Në një moment afrohet Idriz Balaj “Togeri” afër duke më pyetur se a kam leje për lëvizje, duke menduar se ishim takuar në Jasiq në bisedimeve me Ramushin gjate hyrjes së njësiteve operative brigadave 34,131, dhe 133 në Kosovë, dhe kishim marr ultimatum që të kthehemi mbrapa, mendova se është duke bë shaka.

Pyetja e tij se a kamë leje për lëvizje u përsërit edhe njëherë dhe atëherë reagova duke ju drejtuar se a e ke përnjëmend a je duke bë shaka, jo tha unë e kam përnjëmend, a ke leje dhe dua t´ma tregosh, e pyeta a s´të kujtohem fare se kush mundem me qenë? Më tha jo.

Lexo edhe këtë: Pyetje për Baton Haxhiun: Kush ia kishte dëftuar emrin e dëshmitarit të mbrojtur? Në cilin restaurant në Dukagjin...

Atëherë ju drejtova a të kujtohet një person në fshatin Jasiq gjatë bisedimeve të komandantit Tahir Zemajt me bashkëluftëtarët e vet eprorët të cilët kishin hy në Kosovë me brigadat 134,131 dhe 133 me Ramushin një person e shikoi orën dhe tha: “Ramush i kemi edhe 15 minuta kohë duhet të lëvizim nga këtu, po tha më kujtohet ai person kam qenë unë (Idriz Balaj “Togeri”).

Meqenëse po të kujtohet rasti, tash po të tregoj se në atë takim kam qenë edhe unë, për këtë arsye të kam mbajte në memorien time dhe s’të harrojë më, ne oficerët e shkolluar me Akademi ushtarake mjafton një moment ta fiksojmë një person në takim dhe mjafton ta mbajmë në memorie, për mos ta harruar kurrë më.

Ndërsa sa i përket se a kam leje për të lëvizur ja tregova PU AK-47, dy bomba dore dhe një motorol, ja këto janë leja ime, këtë armatim e kam trofe lufte nga një oficer policie në betejën e Loxhes, i mllefosur nga përgjigjja ime u largua pa bërë kurrfarë komenti.

Lexo edhe këtë: Ky ishte komandanti i njësitit famëkeq “Shqiponjat e zeza”, ja krimet e tmerrshme...

Pas incidentit të Prapaqanit, në të cilin merr pjesë Idriz Balaj “Togeri” me 14 ushtarë tjerë në mesin e të cilëve ishte edhe Daut Haradinaj, duke kërkuar që të largohemi nga objekti, më i zëshmi kishte qen Salih Çekaj i cili kundërshtoi largimin e eprorëve duke thënë “ Pushka top ju bëftë.

Ushtarët e FARK-ut ishin të akomoduar me eprorët ushtarak gjatë hyrjes në Kosovë dhe mobilizimit i cili vazhdonte për tu kompletuar Brigadat me ushtar.

Ushtarët e mobilizuar ishin kundër largimit tonë nga Kazerma, më i zëshmi ishte njëri i quajtur Ramiz Zekolli intelektual i ardhur nga perëndimi bëri dy hapa para rreshtit duke ju drejtuar Ramushit me këto fjalë:

“Ne ju besojmë oficerëve tanë, këta na kanë ushtruar dhe përgatitur për luftë kem marshuar së bashku, janë oficer të karrierës të shkolluar për këtë ditë, kjo qka bëni ju the thoni s´është në rregull ne do shkojmë pas eprorëve tanë, koha është për bashkim e jo përçarje.

Në mbrëmje po të njëjtës ditë ishim takuar në Llukë të Ulët për tu sqaruar me rrethanat dhe arsyet e atij incidenti, të pranishmit në këtë takim me siguri ju kujtohet se kam bërë incizimin e bisedës me diktafon dhe posedoj transkriptin e atij takimi dhe shumë takimeve të tjera.

Ramushi më akuzoi mua se kam qen i ashpër kur ja kam treguar automatikun “Togerit” një komandanti të UÇK-së për të cilin kishte vlerësim të lartë vet Ramushi pjesëmarrës i këtij takimi, ju drejtova Ramushit si mundet një person i tillë i pa përgjegjshëm të kërkoj leje lëvizëse nga një komandant Brigade i cili ishte i veshur me uniformë të UCK-së, kishte emblemat e saj në kraharor dhe kapelë dhe që “njifshin njëri tjetrin”.

Ne ishim takuar në Jasiq, për këtë nuk ishim të panjohur, por ti disiplinoj ata komandant dhe kurrë më mos të tentoj të kërkoj leje lëvizje nga unë Kosova sa është e juaja aq është edhe e imja dhe për këtë qëllim kam ardhë, për ta kryer obligimin tim moral e ushtarak dhe për këtë i thua varësit tënd se kurrë më mos të hamendet të më kërkoj mua leje për lëvizje më./ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat