Rilindjes së Edi Ramës, nuk i intereson shëndeti i shqiptarëve!

Opinione

Rilindjes së Edi Ramës, nuk i intereson shëndeti i shqiptarëve!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Qamil Gjyrezi

Qeveria e Rilindjes me kryeministër Edi Ramën ka bërë shumë pak për kujdesin shëndetësor në një situatë normale dhe aq më pak për situatën e jashtëzakohshme të Pandemisë. Edi Rama premtoi në vitin 2013 mjeksinë falas për shqiptarët!?

Por ndodhi krejt e kundërta e këtij premtimi pa bazë elektoral propagandistik. Shëndetësia e kthye shërbimi, ku oligarkët në shërbim të Edi Ramës, si Vilma Nushi përfituan miliona dollar në kurriz të parave publike dhe në dëm të njerëzve.

“Shqipëria e Rilindjes së Edi Ramës, investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor, nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi”?! Deklarata është bërë nga Lideri demokrat Lulzim Basha, për situatën e sistemit shëndetësor në Shqipëri në një gjendje normale.

Në të gjithë botën e zhvilluar dhe në vendet e BE-së ku duam të integrohemi sistemi shëndetësor merr një përparësi të vecantë. Vendet e BE-së dhe vendet që nuk janë anëtare të BE-së investojnë shumë më tepër se Shqipëria për shëndetin fizik dhe mendor të individit. Ka shifra që tregojnë realisht mungesën e kujdesit shëndetësor modern në një vend sic është Shqipëria ku e ka katandisur Rilindja e Edi Ramës. Rilindasit e Ramës, ministrat dhe oligarkët e kanë të sigurtë kujdesin shëndetësor, mbasi Rilindja shpenzon para publike pa fund, në kurriz të njerëzve në nevojë që problemet shëndetësore fizike dhe mendore po rriten dita ditës, si pasojë e një qeverisje skanadaloze 7 vjecare në kurrzi të shqiptarëve.

Një mik i imi, mjek profesionist me përvojë, më këshillon seriozisht për situatën e kujdesit shëndetësor, mbasi mjekët dhe infermierët e prekin për cdo ditë realitetin që ka sjellë qeverisja e Edi Ramës dhe Rilindjes.

Po njerëzit që nuk kanë mbështetje dhe jetojnë në zona të pa zhvilluara, a marrin kujdesin shëndetësor që i takon?!

Po sjelli disa protokolle nga interneti, që bëjnë fjalë për llojet dhe format e kujdesit shëndetësor në një shoqëri moderne.

Kujdesi modern shëndetësor

Kujdesi modern shëndetësor varet nga grupe profesionistësh të trajnuar dhe paraprofesionistësh që vijnë së bashku si ekipe ndërdisiplinore.

Kujdesi shëndetësor

Kujdesi shëndetësor, është mirëmbajtja ose përmirësimi i shëndetit përmes parandalimit, diagnostikimit, trajtimit, shërimit ose shërimit të sëmundjes, dëmtimit dhe dëmtimeve të tjera fizike dhe mendore te njerëzit.

Kujdesi shëndetësor ofrohet nga profesionistë shëndetësorë dhe fusha shëndetësore aleate. Mjekët dhe bashkëpunëtorët e mjekëve janë pjesë e këtyre profesionistëve shëndetësorë. Stomatologjia, farmacia, mamia, infermieria, mjekësia, optometria, audiologjia, psikologjia, terapia në punë, terapia fizike,trajnimi atletik dhe profesione të tjera shëndetësore janë të gjitha pjesë e kujdesit shëndetësor.

Ai përfshin punën e bërë në sigurimin e kujdesit parësor, kujdesit sekondar, kujdesit terciar, kujdesi kuaternar, sidhe në shëndetin publik.

Kujdesi parësor

Kujdesi parësor i referohet punës së profesionistëve shëndetësorë të cilët veprojnë si pika e parë e konsultimit për të gjithë pacientët brenda sistemit të kujdesit shëndetësor.

Kujdesi sekondar

Kujdesi sekondar përfshin kujdes akut: trajtim i domosdoshëm për një periudhë të shkurtër kohe për një sëmundje të shkurtër, por serioze, dëmtimi ose gjendje tjetër shëndetësore. Ky kujdes shpesh gjendet në një departament urgjence në spital.

Kujdesi tretësor

Kujdesi tretësor është kujdes i specializuar shëndetësor konsultativ, zakonisht për pacientët e shtruar në spital dhe gjatë referimit nga një profesionist shëndetësor primar ose sekondar, në një strukturë që ka personel dhe paisje për hetim dhe trajtim të avancuar mjekësor, të tilla si një spital referimi terciar.

Kujdesi kuaternar

Termi kujdes kuaternar nganjëherë përdoret si zgjatim i kujdesit terciar duke iu referuar niveleve të përparuara të mjekësisë, të cilat janë shumë të specializuara dhe nuk janë të arritura gjerësisht.

Kujdesi në shtëpi dhe në komunitet

Shumë lloje të ndërhyrjeve të kujdesit shëndetësor kryhen jashtë mjediseve shëndetësore. Ato përfshijnë shumë ndërhyrje me interes të shëndetit publik, të tilla si mbikëqyrja e sigurisë ushqimore, programet e shkëmbimit të gjilpërave për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme.

Vetëm një qeveri funksionale mund të rrisi numrin i mjekëve për frymë, pagat e mjekëve dhe infermierëve tanë, mund të rimbursojë faturat të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor në Shqipëri.

Vetëm një qeveri që punon për njerëzit me kryeministër Lulzim Bashën ka mundësi të nxjerri nga balta shqiptarët ku i la në 7 vite Rilindja e Edi Ramës, me premtime të pambajtura dhe gënjeshtra elektorale si ai për shëndetësinë falas.

Po e mbylli opinionin me deklaratën e Zoti Basha: “Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”.

Një proverb maltez për kujdesin shëndetësor thotë: "Shëndeti i mirë është vëllai dhe motra e bukurisë."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat