Deri kur këto ulëse në sallën të Kuvendit të Kosovës do të duken kështu ?! ... 

Opinione

Deri kur këto ulëse në sallën të Kuvendit të Kosovës do të duken kështu ?! ... 

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Që pesë gjashtë muaj edhe dje ditën e enjte me 3 dhjetor - në sallën e zbrazet të Parlamentit të Kosovës ishin vetëm 25 deputet, shikoni foton, numëroni dhe binduni edhe ju vet qytetar të mjerë të Kosovë dhe binduni së ku ka arrite Kosova dhe ju bashke me te

Pra, kjo pamje nga salla e zbrazet e Kuvendit të Kosovës që pesë gjashtë muaj radhazi- ku shihen pakë deputet dhe një apo dy  ministra po reflekton së në këto momente të vështira me të cilat po kacafytet Kosova dhe qytetaret e saj ka ardhur koha që të ndërmerren masat  me rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë deputeteve, ministrave dhe të tjerëve që nuk po reflektojnë në sallën e Parlamentit me pjesëmarrje dhe debate  që kanë të bëjnë me interesat e qytetareve dhe Kosovë nga të cilët e kanë marrë votën...

Kuvendi i Kosovës ka një kohë të gjatë që po ballafaqohet me jo funksionalitet, jo produktivitet, dhe problematika të tjera të shumta- i cili është shndërruar në arenë betejash në mes deputeteve, ministrave, zëvendës ministrave dhe të  partive pozitë- opozitë. Në këto momente të vështira kur të gjithë ne e shikojmë sallën e bukur të Parlamentit tonë e cila në shumicën e rasteve është e zbrazet, sepse në karriqat e  saja në shumicën e seancë  mungojnë  deputete,  ministrat dhe  të tjerët të cilët janë të obliguam të rrinë në fund të seancat Plenare të  Kuvendit. Por për çudi  në shumicën e rasteve po mbesin pa u votua dhe miratua për shkak të mungesës të  kuorumit. Kjo praktikë e çoroditur u përsërit edhe dje ku  në foton tonë edhe ju vete mund te numëroni dhe te vërtetoni ku në salla prej 12o deputeteve ishin vetëm 26 sish. Kjo praktike e çoroditur po përsëritet  që pesë gjashtë muaj dhe e njëjta po ndikon negativisht në miratimin  e ligjeve dhe shumë materialeve të tjera me rëndësi për Kosovën dhe qytetaret saj në këto momente dhe ditë të vështira. Mos miratimi i këtyre materialeve këto ditët të vështira po i prek të gjithë qytetarët, të gjitha bizneset dhe gjitha familjet pa përjashtim.

Pra, ju qytetare të Kosovës shikoni këtë fotografi nga salla mbledhjes së djeshme ku shihen prej 12o parlamentareve vetë 26 dhe binduni së kënd e keni dengu me votën e juaj në sallën e Parlamentit të Kosovës me ju përfaqësua juve dhe Kosovën.  Pra, të nderuar qytetar  në vend  që deputet e juaj të janë pjesëmarrës të rregull te Seancave Plenare të Kuvendit dhe aty të debatojnë dhe ti miratohen ligjet dhe materialet tjera me të cilat po  ballafaqohet Kosova dhe qytetaret e saj në këto momente të vështira dhe kritik vinë në mëngjes nënshkruhen dhe  ikin nga salla nga Seanca Plenare të Kuvendit të Kosovës. Kjo është një shkollë për  votuesit që në të ardhmen të mendoni mirë  së  kujt po ia jepni votën?! Pra, kjo pamje e sallës së zbrazet të Kuvendit ku po shihen 26 deputet gjithsejtë dhe një apo dy  ministra është një pasqyre e pastër e cila tregon së kush janë deputet e juaj Kosovë  dhe qytetar të nderuar?!  Pas njëzet e një vjetëve nga ju qytetar të nderuar po kërkohet që gjatë zgjedhjeve në të gjitha nivelet ta veni gishtin në kokë dhe të mendoni mirë së kujt po ia japin votën - se kush duhet të jetë ministër, zëvendës ministër, deputet - shumica e të cilët vijnë në seanca Plenare të Kuvendit vetëm për të marr paga, mëditjet dhe shpërblimet tjera pa e dhënë asnjë kontribut në pozitën të cilën e mbanë.?!                                                          

Deri kur do tu shkoi kungulli mbi ujë  ikjes të deputeteve, ministrave nga Seancat Parlamentareve të Kosovës?

Është interesantë të përmendim së në këto  s Seanca Plenare edhe ata pak deputet që janë të pranishme nga ta nuk  dëgjon diskutime që kanë  të bëjnë me zgjidhjen  e shumë çështjeve të grumbulluar me të cilat në këto momente të vështira po kacafyten qytetaret dhe vendbanimet e tyre. Është interesant të përmendim së në shumicën e Seancave të kuvendit nuk ka punë- ka vetëm, zhurma e përplasje- shumica e deputeteve i shikojnë  interesat e tyre dhe ato partiake, a në fund pasojat i bartin  qytetarë të Kosovës dhe vendbanimet e tyre?!..

Sa për ilustrim  po i përmendim  së situata e krijuar në Kosovë në momentin tanishëm nga pandemia COVID-19  ka lënë dhe po lënë çdo ditë pasoja të rënda në sektorin ekonomik dhe veprimtarit tjera, duke ndikuar në mënyrë negative në rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë. Që nga fillimi i paraqitjeve të Virus, temat kryesore të diskursit publik në mbledhjet e Kuvendit të Kosovë që pesë gjashtë  muaj ishte dhe mbete Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Mirëpo në mungesë të kuorumit - ky ligj dhe shumë ligje dhe materiale të tjera të përgatitura për Seancat Plenare të Kuvendit po mbesin të pa miratua për mungese të kuorumit?!  Andaj, nuk  na u mbete gjë tjetër vetëm një pyetje të dërgojmë për strukturat me të larta te shtetit dhe Kuvendit të Kosovës: Pse këto dobësi që me muaj të tanë po paraqiten në Seancat Plenare të Kuvendnit të Kosovës me sallë  të zbrazet  dhe nuk po ndërmerren masa të ashpra ndëshkuese ndaj ministrave, deputete dhe të tjerëve të cilët janë ata që brenda çdo muaji marrin paga dhe mëditje të majme, pa e arsyetua djersen dhe mundin e tyre për Kosovën dhe qytetaret e saj.  Pra, kjo pamje e djeshme nga salla e zbrazet e  Kuvendit të Kosovës - ku shihen 7deputet të PDK-së, 14 të Vetë Vendosjes dhe 5 të LDK-së  apo gjithsejtë 25  deputet dhe një apo dy  ministra në momentin e tanishëm reflekton së ka ardhur koha që të ndërmerren masat  me rigoroze ndëshkuese për dënimin e të gjithë atyre deputeteve, ministrave, zëvendës ministrave dhe të tjerëve të cilët nuk po kontribuojnë  për interesat e dhe qytetareve të saj nga të cilët e kanë marrë votën...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat