Ramushit, dëshirat nuk ia plotëson as “Babadimri” i Vitit të Ri – Ky do të jetë Presidenti i Kosovës!?

Opinione

Ramushit, dëshirat nuk ia plotëson as “Babadimri” i Vitit të Ri – Ky do të jetë Presidenti i Kosovës!?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 janar 2021 Në ora: 10:33
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rritur aspiratat e tij në politikë.

Pasi e kishte provuar dy herë të jetë kryeministër i Kosovës, tashmë ka synime të tjera.

Edhe pse në dy mandate sa ishte kryeministër, asnjërin nuk pati mundësi ta çoj deri në fund, tash Haradinaj pretendon të bëhet President.

Këto dëshira Ramush Haradinajt, në vitin 2021 nuk do të mundet të ia plotëson as “Babadimri” i Vitit të Ri.

Edhe pse Haradinaj është një familje e respektuar, që ka dhënë shumë për Kosovën gjatë luftës, megjithatë, në politikë nuk po e pyet askush se kush ishte, çka dha e çka kishte bërë.

Tashmë pyetet se kush është, çfarë bëri për Kosovën pasluftës dhe cilat janë synimet e tij...?

Haradinaj në politikë po mbijeton falë disa ‘pazareve’ që po i bëjnë me partitë e tjera.

Edhe pse pragun zgjedhor nuk e ka pas shumë problem të kalojë, megjithatë, me ata pak deputet sa i kishte ka arritur mjaftë shumë.

Për vite me radhë Haradinaj ishte pjesë e Qeverisë, madje kishte arritur dy herë edhe të bëhej kryeministër i Kosovës.

Së fundmi, kur zgjedhjet po afrohen, Haradinaj do të jetë prirës i listës së AAK-së, por synimi i tij është më i madh se posti i kryeministrit.

Ai dëshiron të bëhej president i Republikës së Kosovës.

E këtë kjo dëshirë e Haradinajt zor që do të realizohet, kur dihet paraprakisht se cila parti do të dal fituese e këtyre zgjedhjeve.

Me Lëvizjen Vetëvendosje, Haradinaj nuk mund të arrijë synimet e tij.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ak qenë kundër që Ramushi të bëhet president i vendit.

PDK-ja, gjithashtu nuk do e votoj atë për atë post.

Andaj, nëse Qeveria e re do të formohej nga Lëvizja Vetëvendosje, Haradinajt i shuhen shpresat për postin e Presidentit.

Megjithatë, ai mund të shpresoj pasi t’i kaloj mandati pesë vjeçar Presidentit i cili do të zgjidhet nga Lëvizja Vetëvendosje me ndihmën edhe të partive të tjera.

E kur dihet që LVV-në nuk e mbështesin pothuajse asnjë parti tjetër politike, emri i ri i Presidentit mund të jetë dikush nga Familja Jashari nga Prekazi.

Murati ka vite që përmendet për atë post. Me siguri që atë do të propozojnë nga LVV-ja, dhe në këtë mënyrë do e marrin përkrahjen edhe të partive që njihen si të dala nga lufta, PDK, Nisma dhe AAK, por edhe të partisë së ‘akademikëve’ LDK-së.

Pra, viti 2021 nuk do të jetë për Ramush Haradinajn. Ai nuk do mund të bëhej president ashtu siç nuk do të jetë as kryeministër i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat