Slogani “Guxo” i Osmanit dhe shkrim-thirrja ime e 27 Nëntorit 2020, për guximin intelektual e politik në mbështetje të saj

Opinione

Slogani “Guxo” i Osmanit dhe shkrim-thirrja ime e 27 Nëntorit 2020, për guximin intelektual e politik në mbështetje të saj

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:32
Skënder Sadri Kapiti

Jam i pari që kam propozuar, parashikuar dhe inkurajuar lëvizjen politike të Vjosa Osmanit të botuar në shumë media dhe kryesisht te “Bota Sot”.

Znj. Vjosa Omani tani ka dal me sloganin “Guxo”.

Më erdhi shumë mirë dhe u ndjeva mirë pasi ky slogan përkon pikërisht me parashikimin dhe vizionin tim në atë se çfarë unë kam shkruar dhe u jam drejtuar publikisht shqiptarëve dhe sidomos intelektualëve dhe mediave për të vepruar dhe për të guxuar për të vepruar, angazhuar dhe mbështetur Znj. Osmani në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë për të cilat që në Gusht të vitit 2020 pata parashikuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të detyrueshme.

Ja dhe shkrim-thirrja ime për guximin intelektual për të vepruar në mbështetje të Vjosa Osmanit , botuar te Gazeta më e madhe shqiptare “BOTA SOT” me 27 Nëntor 2020

Thirrje për ndërgjegjësim e veprim: Vizioni i Znj. Osmani-republikanizmi dhe çmontimi i korrupsionit dhe shtetit privat e tribal

Skënder S.Kapiti

Kurrë nuk ka zhvillim në një shtet kur ligjin e bëjnë dhe e sundojnë korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi dhe injoranca, tipare këto të pushtetit e të politikës se pokës tribale e mesjetare, para republikane, para demokratike e para moderne.

Kosova është trajtuar nga elita politike si një shtet privat dhe tribal dhe jo si shtet republikan. Postet dhe detyrat e larta shtetërore, administrative,pasuritë kombëtare dhe paraja publike, ligji dhe drejtësia në Kosovë janë prona, të drejta, autoritete dhe privilegje për një pakicë njerëzish me lidhje klanore, fisnore, partizane dhe krimi,korrupsioni e hajnije.

Parlamenti, qeveria , presidenca dhe drejtësia kanë funksionuar si agjensi private të shpërndarjeve dhe shpërblimeve me paranë publike dhe të posteve atyre individëve që kanë lidhje familjare e fisnore.

Le të bëhet një verifikim dhe do të rezultojë që: pothuajse i gjithë farefisi i politikanëve të lartë kosovarë janë të punësuar në administratën shtetërore dhe jo pak prej tyre edhe në 2 apo 3 borde ku marrin rroga të majme nga paraja publike.

Është në të mirë të Kosovës që ajo ka politikanë të aftë, të përgjegjshëm politikisht por edhe të guximshëm kombëtarisht si Vjosa Osmani, shëmbulli i së cilës është inkurajues dhe shpresëdhënës se në Kosovë me të tilla kualitete intelektuale dhe me vizionin për ndërtimin e shtetit ligjor, modern e kombëtar do të vijë edhe ndryshimi e përmirësimi.

Por kjo nuk mjafton, pasi Znj. Vjosa Osmani i duhet dhënë mbështetje, dhe për këtë është koha të dalë në skenë dhe të aktivizohet maksimalisht Guximi intelektual e politik i meritorëve dhe i intelektualëve të vërtetë.

Është koha që edhe mediat të luajnë rolin jo vetëm atë informativ por edhe emacipues për demokracinë e për shtetin.

Tani dhe me këtë rast po shtroj një pyetje publike se: cili nga personazhet që po kërkojnë të bëhen President të Kosovës është më meritorë në aspektin intelektual, profesional, demoktatik e kombëtar dhe si figurë politike me kontribute reale dhe e pakorruptuar se sa Znj. Osmani, të cilës të drejtën si kandidatura më merituar për Presidente ia ka dhënë edhe verdikti popullor në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, kur ajo ishte kandidate për Kryeministër i Kosovës. U takon së pari shtresës së intelektualëve të Kosovës që ta promovojnë këtë fakt, pasi opinioni publik ka folur me 6 Tetor 2019.

Fatkeqësisht janë katër apo pesë veta me akrabanë fisnore e politike rreth tyre e që rreth të cilëve vërtitet gjithçka; janë një grup interesi e korrupsioni të cilët kanë marrë peng shtetin dhe shoqërinë.

Është koha që demokracinë dhe institucionet shtetërore, demokratike dhe atë të Presidentit t’i kthehen popullit

Është koha që dituria, kompetenca dhe patriotizmi i vërtetë të aktivizohen fort dhe guximshem në politikë, pasi në të kundërt askush më pastaj nuk u ka faj atyre që të detyrohen, t’i nënshtrohen e t’i servilosen injorancës dhe inferioritetit sikurse është aktualisht sot në Kosovë. U them analistëve e opinionitëve , atyre që shkruajnë e botojnë shkrime dhe opinione që: mos rrini e thoni vetëm kritika por kapërcejini edhe ju egoizmin negativ dhe xhelozinë e sëmurë; inkurajoni dhe propagandoni më të mirët e intelektualizmit dhe kombëtarizmit që janë aktivizuar në politikë.

Nëse nuk keni aftësinë dhe guximin për t’u marrë vetë me politikë, atëhere përdoreni gjykimin dhe vlerësimin për të mbështetur meritorët e vërtetë, sepse kështu edhe ndihmohet shteti, shoqëria por edhe e ndihmoni veten tuaj.

Aktivizohuni, mos rrini dhe mos prisni se dhuntia e talenti vlerësohen duke pritur prej të tjerëve, sidomos prej mediokritetit dhe inferioritetit të cilët janë armiq të meritës dhe talentit. Shpërblimi merret sipas meritës por kur guxon e vepron edhe politikisht. (BOTA SOT, 27 Nëntor 2020)

Kurrë nuk ka zhvillim në një shtet kur ligjin e bëjnë dhe e sundojnë korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi dhe injoranca, tipare këto të pushtetit e të politikës epokës tribale e mesjetare, pararepublikane, para demokratike e paramoderne.

Shkak i këtij shkrimi është fakti se Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Znj. Osmani pasi ia ktheu autoritetin dhe prestigjin Parlamentit, tani edhe si Ushtruese e Detyrës së Presidentit po ia kthen Presidentit të shtetit autoritetin dhe detyrën si kryetar shteti, të shtetit demokratik e republikan, të shtetit të të gjithëve, si pesonaliteti që simbolizon unitetin kombëtar.

E gjithë veprimtaria e ishpresidentit Thaçi i duhet ushtruar një hetimi apo një skanimi transparent për të parë se si ka funksionuar zyra e presidentit, të cilën sic po duket paska qenë një institucion privat për të ndërhyrë dhe për ta turbulluar politikën, pushtetin dhe shtetin për interesa personale, nepotike e partizane.

Duhet të bëhet një transparencë e thellë sidomos në fushën e diplomacisë e cila është mbushur me injorantë, militantë dhe diplomacia qënka parë si strehë e asgjensi punësimi për akrabanë farefisnore e klanore. Duhet parë se çfarë rekrutimesh paska bërë Presidenti Thaçi në institucionin që ai ka drejtuar si dhe në ato të cilat kanë qenë nën vartësinë dhe nën kompetencën e tij. Rasti i emërimit si konsull në Pragë i z. Shala tregon më së miri se ky është një shpërblim nga ana e ishpresidentit për pazarin dhe të trafikimit të votës parlamentare për miratimin e qeverisë ilegjitime Hoti.

Ky është shëmbulli i asaj se si Thaçi i paska përdorur detyrat e postet shtetërore si prona dhe si pazare politike për qëllime dhe për interesat e tij personale.

Kjo nuk është për t’u habitur pasi ai ka bërë paligjshmëri kombëtare shumë më të thellla e më të rënda, duke marrë edhe kompetencat e te tjerëve si atë të kryeministrit në bisedimet Kosovë-Serbi , kompetenca të cilat atij nuk ia njihte Kushtetuta. Ishpresidenti Thaçi ka edhe llogari dhe zullume të tjera që i kanë shkaktuar dëme të rënda Kosovës, shtetit dhe sovranitetit të saj.Prandaj Kosovës detyrimisht i duhen zgjedhje të lira të parakohshme dhe urgjente në mënyrë që të çmontohet ky sistem i kalbur oligarko-korruptiv, klanor, fisnor e nepotik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat