Krahasimi jo adekuat i ish-ambasadorit amerikan, Greg Delawie

Opinione

Krahasimi jo adekuat i ish-ambasadorit amerikan, Greg Delawie

Nga: Gani Mehmeti Më: 11 janar 2021 Në ora: 00:05
Gani Mehmeti

Unë nuk pranoj se është një krahasim adekuat i sjelljeve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës më 2015 me protestat e dhunshme në Caitol Hill nga përkrahësit e Trumpit më 6 janar 2021.

Me rastin e sulmit të protestuesëve në Kongresin Amerikan në Kapitol Hill nga përkrahësit e Trampit, ish ambasadori amerikan në Kosovë Gregor Delawie, bëri një krahasim me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës më 2015, kur opozita po pengonte Kuvendin e Kosovës aprovimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Unë nuk e shoh një ngjashmëri të tillë dhe nuk qëndron, të paktën, në këto pika:

1. Opozita në Kosovë kishte qëllimin e mirë, pse Kosova po humbte territor prej 8229 hektarësh,

2. Në Kuvendin e Kosovës nuk kishte protestues, por ata ishin deputetë që po mbronin shtetin dhe territorin e Kosovës, çka ishte plotësisht e arsyeshme. Këtu nuk kishte as viktima dhe se nuk ishte sulmuar me armë zjarri nga jashtë, këtu protestues ishin vetë deputetët.

3. Asociacioni ishte i dëmshëm për Kosovën, sepse po të bëhet asociacioni i komunave me shumicë serbe me fuqi ekzekutive, po formohej një shtet tjetër brenda shtetit të Kosovës. Është aq më e keqe, kur serbët fillimisht kërkojnë pak, por më vonë zgjërojnë e i thellojnë kërkesat e tyre. Ne na kujtohet, kur Hashim Thaçi thoshte se Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive, por e kemi dëgjuar tani Vuçiqin e të tjerët, se kërkojnë Asociacion me fuqi ekzekutive, ndryshe, thonë ata, nuk do të kishte kuptim formimi i sociacionit.

Pra, me të drejtë duhet të kundërshtohet dhe të mos formohet fare asociacioni. Nënshkrimi i tij, gabimi më i madh.

4. Trampi që kërkoi ta mbështesnin adhuruesit e tij, ishte ende kryetar, pra në pushtet, ndërsa në Kuvendin e Kosovës po kundërshtonte opozita, që pakashumë arsyetohet deri diku, kur ato nuk janë të dhunshme. Të protestojë pozita (në këtë rast kryetari) është plotësisht e pakuptimtë dhe e papranueshme.

5. Trampi po kërkonte të mirrte për herën e dytë mandatin e kryetarit të Amerikës, kur votat ishin për kandidatin tjetër!

6. Trampi ishte në sulm, ndërsa opozita e Kosovës ishte në mbrojtje të territorit me mos aprovimin e demarkacionit dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe me mos aprovimin e Asociacionit.

Kjo është ajo, që unë e kundërshtoj ambasadorin Delawie, i cili kishte komentuar se po i përngjante Kuvendit të Kosovës, dhe se gati ishte bërë Amerika si Kosova!

Jam i bindur se edhe Gregor Delawie do të protestonte, po të cënohej ndonjë territor, ku do qoftë në Amerikë, siç ishte edhe këtu në mbrojtje të Kongresit dhe shtetit të Amerikës. Dhe, edhe me rastin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është dashur ta mbronte, pikërisht sikur sot që ishte në anën e mbrojtjes të Amerikës.

Pra, unë e arsyetoj ish ambasadorin amerikan Greg Delawie në mbrojtjen e Amerikës, ndërsa ai nuk ishte në mbrojtjen e Kosovës nga dy më të këqiat e mbas luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat