A u ndihmua, sa dhe nga kush presidenti Ibrahim Rugova në kohë të vështira?

Opinione

A u ndihmua, sa dhe nga kush presidenti Ibrahim Rugova në kohë të vështira?

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 24 janar 2021 Në ora: 19:48
Ibrahim Rugova

Në opinionin publik flitet e përflitet çkyqja e lidhjeve telefonike Presidentit Rugova, për arsye të pamundësisë për pagesën e fakturave, nga Ministria e Financave nga Qeveria Bukoshi, nuk i dërgonte para. Për këte Isa Mustafa, duhet të deklarohet dhe ta bëje publiketë vërteten rreth asa ççshtje. Siq dihet, Bujar Bukoshi në prononcimet e tij ka deklaruar: ”S’kamë qenë përgjegjës për financa dhe s´jam marur me telefona, kjo s’ka qenë puna ime, tjetër kushë është marr me to ”!

Në ato angazhime, me iniciativën e kolonel Tahir Zemajt, shumë eprorë e përkrahën dhe iu bashkëngjitën, duke e përcjellur hap pas hapi. Njëri ndër më të pa ndashmit ishte Burhan Jahiu një epror karriere nga Kosova jonë Lindore.

Burhani s´ju nda kurr duke e shoqëruar, në çdo takim ishte pranç tij, dhe me notesin e vet karakteristik dhe të rëndësishëm për kohën dhe momentet e kaluara pasqyron çdo ngjarje dhe aktivitet të bërë me kohë ditë datë dhe vit.

Kishte edhe të tjerë të cilët e përkrahen kolonel Zemajn. Njëri ndër ata ishte edhe Shpend Shala. Shpendi ka mbajtur një fjalimin rënqethës në varrimin e kolonelit Zemaj, i cili kishte sqaruar shumë gjëra për krimin dhe kriminelët në kohën kur ishte vështirë të flitet dhe të drejtohet gishti nga dikush, ndërsa nëpër akademi përkujtimore dhe takime të pakursyer ishin Agim Mehmeti, Jahir Hyseni-Maleta, Bajram Mehmeti, Shaban Shkreli, Selver Nuhiu, Besnik Sadriu, Sylejman Kolqaku dhe të tjerë të cilët s’po mund t’i paraqes në këte shkrim.

Megjithatë me keqardhje duhet ta them se kishte edhe të atillë të cilët, deklaroheshin për të mos shkuar prapa Tahir Zemajt, ndërsa në përvjetore kanë moral të shkojnë në odën e Zemajve në Strellc të ulen kryevendi edhe qe besa të marrin fjalën kryerore! A s´është ky moral i dyfishtë!?

Arsyetimin përse mos të shkohet pas kolonel Zemajt e paraqisnin si të dyshimtë dhe kanosje të rrezikut për vehten dhe të tjerët, emrat s´do i bëje publike kësaj radhe, kjo le t´ju mbetet në ndërgjegjjen e tyre dhe moralin e papastër. Burhan Jahiun e kemi dëshmitar të gjallë për këte që po flas.

Image
Takimi në Zyrën Amerikane në Prishtinë U.S. Office Prishtina

në zyrën Amerikane me Atasheun Ushtarak Jori N. Cromwel, (colonel, U.S Air Force, defense and Air Atache) - (Kolonel i Forcave Ajrore Mbrojtëse dhe Atashe Ushtarak.) është mbajtur në korrik të vitit 2002.

Nga e djathta: Arbër Ahmetaj, Shpend Shala, kolonel Tahir Zemaj, Jori N. Cromwel (colonel, U.S Air Force, defense and Air Atache), (Mimoza). major Nazif Ramabaja, Gani Gjuka, një kolonel Amerikan, Besnik Ramabaja, dhe Ramiz Muriqi, korrik 2002.

Pjesëmarrës bashk kolonelin Tahir Zemaj në takim ishin edhe: Nazif Ramabaja, Ramiz Muriqi përcjellës i kolonelit dhe Besnik Ramabaja përcjelles i imi etj. Disa mbetën jashtë, në pamundësi të jenë prezent siq ishte Astrit Zemaj etj…!

Gjatë kontrolit rutinorë ndodhi diqka e pa pritur. Kolonelit Tahir Zemaj, i sinjalizoi aparati se ka diqka në bel dhe tentoi që ta heqë e lën tek kontroluesit. Mirëpo atasheu ushtarak, i njoftoi se është OK, në rregull. Ashtu Tahiri, hyri në zyrën Amerikane me Armë në bel (pistoletë), fal Jori N. Cromwel-it, i cili njihej fortë mirë me kolonelin tonë dhe ishin miq të mirë.

Ky ishte Tahir Zemaj, për të gjithë ata që ende s´kanë njohuri, se çfarë, personi ushtarak ishte kolonel Zemaj, i cili vur në lëvizje aftësitë e tij për të lidhur kontakte. Ishte i afërt me personat ushtarak dhe me miq ndërkombëtar, të cilët na nevoiteshin për arritjen e synimeve dhe qëllimeve tona shtetformuese.

Atasheu ushtarak Cromwel ishte poshtu kolonel me gradë. Komandanti ynë kolonel Tahir Zemaj, kishte aranzhuar këtë takim në përpjekje për të vënë kontakte me organizmat ndërkombëtarë siq ishin Zyrat e Vendeve mike të adredituara në Kosovë, gjegjësisht Prishtinë, në kuadër të vendimeve nga mbledhja grupit të oficerëve për kontakte të mbajtur me 27.03.2001, në Zvicer.

Ishte një drekë pune siq e kanë zakon të thonë, ndërkombëtarët e menqur, e në at drekë pune u shoshitën gjërat pa pasur ndonjë rend dite dhe pa u vërejtur se ka diqka zyrtare, në të vërtetë Atasheu Amerikan, mori mendimet dhe qëndrimet tona. Ndër pyetjet e shumta që shtronte Atasheu, doli sei interesonte qëndrimi ynë; pse Kosova sipas nesh duhet të jet e pavarur!

Biseduam gjerë e gjatë. Shoshitëm edhe fakte historike që nga Mesjeta e deri te luftat Ballkanike dhe ato Borërore, si dhe gjenocidin e regjimit serb Milosheviqjan ndaj një populli të pa mbrojtur shqiptar.

Trajtuam edhe imponimin e Luftës dhe detyrimin për Mrojtjen e dinjitetit dhe pragut të shtëpisë siq thotë presidenti Rugova, bërja e një lufte të drejtë mbrojtëse në krahasim me ate agresore serbe, që shkaktonte viktimat, vrasje, dhunimet etj. gjatë zbatimit të Operacionit ”Patkoi”, nga i cili pësoi Kosova, nga rrenimi dhe djegia e më shumë se 120. 000 shtëpive, që si pasojë detyroi të largohen nga trojet e veta përmes gjenocidit dhe spastrimit etnik, më se një milion shqiptarë.

Krimet e bëra ndaj popullatës civile, grave pleqve e fëmijëve, klasifikuar si krim kundër njerëzimit, me të gjitha ato të këqija që janë bërë nda popullit të pavajshëm e të pa mbrojtur në Kosovë, Serbia pat humbur të drejtën e administrimit me ne dhe teritorin tonë një herë e përgjithmonë.

Ne jem autokton në trojet tona, (Skem ardhur nga karpatet, sikurse janë sllavët-ardhacak), s´kërkojmë as më shumë e as më pak se sa të drejtat që serbë kanë në shtetine vet. Minimumi është pavarësia asgjë më pak, duke ju garantuar të gjitha minoriteteve e posaqërisht pakices serbe të drejta të barabarta sipas standardeve evropiane.

Por, me anjë çmim s´do të pranojmë të bashkëjetojmë me Serbinë. Do jemi dy shtete fqinje, por të ndara, do jem të gatshëm të luftojmë prap deri në njeriun e fundit, nëse lypet nevoja, e s’do pranojmë të jem pjesë e një shteti i cili më se një shekull cilësohet si okupator në teritorin tonë.

Meqë Kosova ishte teritor përkohësisht i okupuar, kërkojmë nga ju dhe bashkësia ndërkombëtare që t´na ndihmoni në këtë rrugë sa fisnike aq edhe legjitime për popullin tonë, ishte fjala jonë vendimtare në takimin me Atasheun amerikan.

Më në fund morëm një shembull; ” nëse dy vëllëzër siq janë Serbia dhe Mali i Zi, negocojnë për një ndarje e cila do të ndodhë në një të ardhme jo të largët, është e pa drejtë, të kërkoni nga ne që të bashkëjetojmë me serbët, si viktima me gjelatin, kjo s’do të ndodhë kurrë më për asnjë çmim.”

Atasheu amerikan Jori Cromwell na tha:

” Ne nuk premtojmë asgjë, çdo gjë mçvaret nga ju. Unë do t’i përcjell qëndrimet tuaja te shefat e mi më tutje. Ju dëshiroj një punë të mbarë”./ Vazhdon

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat