Politika qorre e instuticionëve të shtetit të Kosovës karshi Serbisë!

Opinione

Politika qorre e instuticionëve të shtetit të Kosovës karshi Serbisë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:44
Ismail Muçiqi

Republika e Kosovës që nga paslufta asnjëherë nuk arriti të krijoj institucione kredibile të cilat do të ishin në gjendje ti mbrojnë interesat e Shtetit të Kosovës i cili ka një histori të dhimbshme të cilën ja sollën luftërat e ndryshme shekuj me radhë. 

Strukturat politike të cilat morën përgjegjësi për udhëheqjen e shtetit me politikën qorre të cilën e vazhduan që nga paslufta nuk arritën ti kapitalizojnë dy ngjarje historike të cilat ishinë në favorin e Shqiptareve në përgjithësi. 

Dëmin më të madhe Kosovës ja shkaktua Ministrat të cilët udhëheqjen me diplomacinë e jashtme. 

Asnjëherë nuk patëm raste të dëgjojmë që një Ministër i punëve të jashtme të Kosovës apo delegacione të ndryshme duke filluar nga Ambasadorët e deri tek Kryeministrat dhe Presidentet të cilët udhëhiqen me vendin ta mbrojnë në bisedime vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë e cila e vulosi Shpalljen e Pavarësisë të Republikës së Kosovës.  

Po të kishin fare sens politikë dhe njohuri për historinë e Kosovës çdo zyrtarë, i cili e përfaqëson Shtetin e Kosovës nëpër institucionet ndërkombëtare me veti duhet ta mbante vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare si argument i fuqishëm se Shteti i Kosovës ka shpallur Pavarësinë në kuadër të ligjeve të drejtës ndërkombëtare. 

Argumenti i dytë të cilin Kosova nuk e shfrytëzoj asnjëherë është data e historisë së zezë të vitit 1834 kur princi Serbë {Millosh Obrenoviq} kishte urdhëruar ushtrinë e tije të djegë të gjitha vendbanimet Shqiptarë të cilët nuk ishin konvertuar dhe asimiluara në Serbë.  

Sipas regjistrave publikë të kohës në territorin e principatës, në periudhën 1917 - 1965, kanë qen 551 vendbanime etnike të pastërta me shumicë Shqiptare. 

Me qëllime të pastrimit etnikë nga Sangjaku i Nishit ushtria dhe bandat kriminale Serbe në mënyrën ma barbare i përzënë popullsinë Shqiptarë nga Toplica, Prokupja, Kurshumlia, Leskovci, deri te "Molla e Kuqe" përtej Nishit. 

Nëse e analizojmë territorin e vendbanimeve Shqiptare të cilët jetuan në Rajonin e Serbisë Jugore. 

Serbia me dhunë ka pushtuar dy të tretat e territoreve të vendbanimeve Shqiptare. 

Sipas shënimeve të konsullit Anglez, Geuld, numëri i Muhagjereve të ndjekur nga sangjaku i nishit ishin 100 mijë veta Shqiptare. 

Shtrohet pyetja a nuk është ky argument historikë i cili duhej të shtrohej në të gjitha bisedimet apo dialogun me Serbinë në prezencën e diplomateve botëror. 

Q/te themi kur me institucionet e Shtetit udhëheqin njerëzit të pa dijshëm jo kompetent të cilët bënë gabime të pa falshme në mbrojtjën – [mos mbrojtjen] e interesave të Kosovës. 

Kosovën që moti e ka marrë {pusi] tani më nuk ka as historian të mirëfilltë duke e kursyer Jusuf Bugjovin i cili meriton qdo respekt. 

Diplomateve botëror dhe institucioneve të Bashkimit Evropian nuk po ka askush tu tregojë se në vitin {1521} kur Perandoria Osmane e kishte pushtuar Beogradin ky qytet ishte i Hungarisë.  

Udhë përshkruesi i njohure, Evlia Qelebia, i cili në vitin 1660 ishte në Beograd thotë se 4/5% të popullsisë në Beograd ishin Myslimanë, ku Shqiptaret përbënin po thuajse tërë popullsinë e Smedereves, Quprisë, Klladovës, Jagodinës. 

Beogradi atëherë kishte 2mije e 328  shtëpi prej të cilave 842 ishin të Serbeve, ndërsa 1486 ishin të Myslimanëve Shqiptareve dhe popujve tjerë. 

Udhëpërshkruesi tjetër Austriak Felix Kanitz, i cili kishte vizituar Beogradin disa here thotë se në vitin 1861 qyteti kishte 15 minare të Xhamive ndërsa në vendin ku është godina e Kuvendit të Serbisë ishte Xhamia e Ejnehanbeut e cila përkah bukuria quhej " Aja Sofia" e Ballkanit. 

Të gjitha këto që i thamë më lartë janë dëshmi dhe fakte historike, të cilat e tregojnë politikën fashiste të Serbisë e cila ka qenë dhe është e pa ngopur për të pushtuar territore të huaja të  popujve të Ballkanit e kjo gjatë historisë më së shumti ju  kushtojë Shqiptareve të cilët humbën shumë njerëz dhe territore nga nacionalizmi dhe fashizmi i politikes Serbe dhe i Kishës Ortodokse të cilat shekuj me radhë e mbolli urrejtjen dhe patologjinë ndaj popullit Shqipëtarë. 

Këto janë faktet të cilat çdo diplomat Shqiptare duhej ti prezantoj para Botës dhe institucioneve ndërkombëtare të cilat mirën me studimin e historisë së popujve të Ballkanit përkatësisht të luftërave pushtuese dhe të gjenocidit Serbë kundër Shqiptareve. Këto argumente me shkrimë duhej ti afrohen gjithëmonë Alkesander Vuqiqit i cili po e kërcënon vazhdimisht sigurinë e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat