Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani produkt që burojnë nga populli!

Opinione

Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani produkt që burojnë nga populli!

Dr.Nijazi Halili Nga Dr.Nijazi Halili Më 7 mars 2021 Në ora: 17:38
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do t’i shembin klishetë dhe metodat e “bolshevikeve” modern, duke ngritur flakadanin e lirisë dhe demokracisë popullore, që buron nga populli. Fuqizimi i z.Albin Kurtit ishte data e 14 shkurtit 2021 e cila do të mbahet mend si dita e kthesave të mëdha e demokracisë.

Deklarata e Grenellit dhe përpjekjet e disa figurave politike në vend që tentojnë të zbehin imazhin e Albin Kurtit, janë të kota dhe pa peshë kur dihet se vullneti politik i popullit nuk mund të thehet.

Deklaratat e z.Grenell drejtuar kryeministrit në ardhje z.Albani Kurti, janë pa efekt politike, dhe nuk prodhojnë stabilitet politik, por vetëm përçarje aq më tepër kur dihet se tani z.Grenell nuk është pjesë e Administratës Bieden, andaj edhe deklarimet e tij, janë jo legjitime dhe pa efekte e peshë në politikën e jashtme amerikane.

Reagimi i Wolfgang Ischinger , “Në rregull, por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të Grupit të Kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Trojkën 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

Grenell është kundërpërgjigjur ndaj deklarimeve të Ischinger duke thënë që “vërejtjet e tij të mos i kursejë në drejtim të institucioneve të BE-së”.

Ischinger i ka përkujtuar ambasadorit amerikan se qytetarët e Serbisë tash e sa kohë lëvizin lirshëm pa viza.

“Udhëtimi pa viza për Kosovën është vërtet një pikë e mirë.

E kam mbrojtur fuqimisht këtë për një kohë të gjatë sikurse e dinë miqtë e mi kosovarë. Sa i përket Serbisë, sigurisht që ka vite që kanë udhtuar pa viza”, tha Ischinger.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat