Përkundër kësaj shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhët pritur që për sigurinë garante të jetë vetëm Aleanca. Për sigurinë e rajonit kërkohet që sejcila qeveri e shteteteve të bëjë investimet e mençura politike me ngritjen dhe avancimin e fuqisë mbrojtëse dhe të kultivojnë miqësinë këto mes vete.
Në vitin që lam pas, nga portale mediet vizive opinion publik-qytetarët e Kosovës u “bombarduan” me lajme: Se Serbia po armatoset me armatim të sofistikuar nga Rusia, si aeroplan MIG-29,tanke,raketa S-400 dhe tjera,si Serbia kërcnon Kosovën. Serbia,pos 30 tankeve T-72 që ishin dhuratë ajo bleu edhe 40 tanksa T-72 dhe, avion „mig29“,helikopter MI-17 dhe MI-35 si dhe sisteme kundërajrore „Pancir“, portalet këto do i marrin nga Sputnjik. Përse disa nga portalet në Kosovë publikojnë këto informacione?
Nga ana tjetër Qeveritarë tanë dhe parti politike,të merakosur për “antiameikanizëm”lansojnë për qëllime të veta puro politike se “Amerika do tërheq bazën Bondstil nga Kosova”këtë e bënin për qëllime denigrimi të oponentit politik.E gjithë kjo,pa menduar fare se opinioni publik do krijonte një zhgënjim dhe dëshprim ndaj aleatit tonë SHBA, dëshprimi i opinionit mund të ishte dhe më i madhë si proamerikan që është dhe ka ndjenjë të veçantë ndaj Shtetit dhe popullit Amerikan,po dhe ndnjenjë pasigurie. Në anën tjetër, pa menduar fare se kjo i shkonte përshtati Serbisë,i krijimit të një mjedisi që mund të karakterizohej me defetizëm në opinion,për luftën psikologjike dhe speciale që Srbia bënë drejt dhe brenda Kosovës.
Opinioni publik në Kosovë duhët të jetë në rrjedhë dhe të ketë njohuri për Forcat e armatosura të Kosovës,për zhvillimin,fuqinë mbrojtëse si njëri nga institucionet më kredibile në Kosovë që ishte përhërë.Qytetarët me ketë do rrisin dhe mëtej besimin në institucionet e shtetit – Qeverinë dhe Forcat e armatosuna. Në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit dhe lirisë së Kosovës.
Ushtria e Shqipërisë blenë dronë amerikan vëzhgues
Shqipëria planifikon të blej gjashtë dronë të vegjël amerikan RQ-20B Puma dhe paisjet përcjellëse për vëzhgim.Fluturakët lansohen “nga dora” dhe shërbejnë për vëzhgim në këmbësori,njësive speciale dhe marinën luftarake detare.Prodhues është kompania amerikane Aerovajronment. Sistemi është i përbër nga dronët,stacionit hapsinor për pranimin e të dhënave si dhe paisje e cila vendoset në fluturake për vëzhgim,mbikqyrje dhe gjetjen dhe fiksimin e cakut. Dron të ngjashëm izraelit Skajlark shfrytzon dhe ushtria e Kroacisë,Hungarisë dhe Maqedonisë së Veiut.
Puma RQ-20 është fluturake e gjeneratës së re.Pesha e sajë do 6,3 kilogram. Shpejtësia fluturimit 85 km/h. Largësia maksimale nga stacioni hapsinorë për kontrollin e fluturakës dhe marrjen e të dhënave është 20 km,po me marrës më të fuqishëmshkon edhe në 60 km.
Në ajër mund të qëndroj 3 orë në lartësi maksimale prej 150 metër. Posedon navigimin inercial dhe GPS. Vepron dhe punon në temperatura nga - 29 gjerë në + 49 shkallë Celzijus, duron shpejtëasinë e rrymimit të ajrit prej 46 km/h, rezistente ndaj lagështisë dhe mund të veproj edhe në rrebesh shiu.
Prodhuesi amerikan Aerovajronment tani ,më ka dërguar kërkesën zyrtare për bërjen e konteratës Komandës për lidhje kontratash të Ushtrisë tokësore të SHBA,e cila është kompetente për dhënje pëlqimi dhe lejimit për eksport të të këti lloji paisjje ushtarake.
Kontrata mes Shqipërisë dhe prodhuesit përmban furnizimin e dronëve,tre linkë për bartjen e informatave,6 komplete të pjesëve rezervë,7 komplete paisjesh dhe softver per vëzhgim,mbikqyrje, gjetjen dhe shenjëzimin e caqeve.
Këta dronë do i shërbejnë marinës luftarake, këmbësorisë,njësive për vëzhgim dhe njësive speciale të Forcave të armatosuna të Shqipërisë.
Droni Puma është vënë në përdorim me kërkesë të Komandës për operacione speciale të Ushtrisë së SHBA,dhe tani është në përdorim në tërë ushtrinë amerikane. Këtë e përdorin edhe Mbretëria e Bashkuar,Gjermania.Belgjika,Letonia,Estonia dhe Egjipti kryesisht për operacione speciale dhe multinacionale.
Ushtria Kosovës – avancohet dhe rritë kapacitetet mbrojtëse
Armatimi përsonal i ushtrisë përbëhët nga pushkë automatike gjermane HK G36 (një pjesë përmbajnë nën tytë, hudhësit e granatave AG36 kalibri 40x46 mm) si dhe atë amerikane M4 kalibri 5,56 mm. Çetat e mekanizuara barten me automjete tereni HMMWV të prodhimit amerikan si dhe ato Otokar Kobra të furnizuara nga Turqia.Mjete tereni tjera janë Land Roveri ,të prodhuar në Turqi dhe Mercedes-Benc G, sipas linjës austriake të prodhimit. Përpjekjet po behen edhe në forcimin e forcvave të armatosura me furnizimin e teknikës ushtarake por jo i paisjeve ofanzive me fuqi të madhe zjarri.
Ambiciet e ushtrisë së Kosovës janë që të behen dhe paisen me sistem bashkëkohor raketor antiblindë,minahedhës,hudhës automatik të granatave si dhe sistem të lehtë bartës të mbrojtjes kundërajrore. Mbetet e diskutuar, ajo se nuk do bëhet furnizimi i mjeteve dhe armatimit ofanziv me fuqi të madhe zjarri. Kjo varet nga qëndrimi i NATO ekipit për konsulta dhe lidhje (NALT - NATO Advisory and Liaison Team) i autorizuar për bashkpunim me FSK,qe ka rëndësi vendimmarrëse për planifikimin e furnizimit me armatim.
Sipas vlerësimit të definuar nga NALT furnizimi, për batalionin e këmbësorisë, me minahedhës 120 mm dhe 81 mm,hudhës automatik granatash 40 mm si dhe në automjetet e terenit do vendoseshin mitraljozë të rëndë të kalibrit 12.7 mm.Furnizimi me mjete antiblindë-raketahedhës dore dhe raketave dirigjuese.Për mbrojtjen kundër mjeteve të blinduara, furnizimi me mina amerikane M93 Hornet. Mbetet intenca për formimin e njisitit të helikopterëve. Në Turqi tani më janë shkolluar pilotët e rinjë të cilët do fluturojnë me helikopterët,tani për tani të papërcaktuar cilët do jenë modelet.
Për FSK janë siguruar edhe 51 HMMWV: 27 janë donacion nga SHBA dhe 24 të paguar nga bugjeti për Ushtrinë e Kosovës.
Se, FSK – Ushtria e Kosovës po avncohet dhe faktorizohet tregon edhe shkuarja e kontigjentit të ushtrisë së re të Kosovës në mision e saj të parë paqëruajtës në Kuvajt, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë. Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Qytetarët tanë duhët të dinë më shumë për ushtrinë e tyre.Në të sotmen, armatimi i një ushtrie nuk paraqet sekret ushtark, sikurse dhe numri.Ata nuk duan të dinë për Doktrinën dhe Planin strategjik të mbrojtjes,si ekskluzive e Ministrisë së mbrojthes dhe Ushtrisë,po duhët të din se:
“Forca e armatosur do të jetë e paisur me armë dhe sisteme armatimi për të realizuar misionin kushtetues, përkatësisht mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial, për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës gjatë situatave të ndryshme emergjente, e gatshme dhe e furnizuar për të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare të mbështetjes së paqes dhe operacione ndërkombëtare humanitare”, Indeksonline dhënë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Pajisjet individuale dhe kolektive për mision janë të dizajnuara që të kemi një ndërveprueshmëri dhe efekt të zjarrit direkt dhe indirekt gjatë operacioneve luftarake në të ardhmen. Sistemet mbrojtëse mobile të zjarrit janë të përcaktuara që të krijojnë bazën e fuqisë luftarake dhe të ofrojnë kapacitetet e nevojshme mbrojtëse sipas skenarëve të përcaktuar në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë”, thuhet në përgjigje.
Ndërkaq forcës ajrore Ushtria e Kosovës pritet që fillimisht të pajiset vetëm me helikopterë për të cilët sipas tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të përgatitjes së konceptit të kapaciteteve ajrore për nevoja të institucioneve dhe së shpejti pritet të dalë me të dhëna konkrete në këtë.