Zgjedhjet lokale po ofrohen, por jo edhe realizimi i premtimeve në Drenas

Opinione

Zgjedhjet lokale po ofrohen, por jo edhe realizimi i premtimeve në Drenas

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 7 prill 2021 Në ora: 19:52
Ramiz Lladrovci

Ndonëse zgjedhjet lokale dita ditës po ofrohen, por jo edhe përmbushja e realizimeve nga kryetari Ramiz Lladrovci i cili ishte zotuar para qytetarëve drenicas për shumë premtime e ne shumë sfera të ndryshme.

Ndërkohë ndër premtimet e tij, ishte mirëqenia ekonomike dhe perspektiva e këtyre banorëve të përvuajtur siç thoshte ai. Drenasin do ta bëj një vendet shprese dhe atraktiv për investitor të huaj, për hapjen e vendeve të punës që njihet papunësia ne ketë komunë dhe stadiumin e premtuar nga Ai.

Po ashtu z.Lladrovci kishte premtuar shërbime shëndetësore me të mira dhe barriera falas për të varfër dhe hapjen e çerdheve dhe shkollave. Gjë që kjo tashmë është vetëm një farsë e tij, ne fakt ne vend të hapjes u shndërrua ne mbyllës të disa shkollave.

Ndërkaq në anën tjetër asamblistët të cilët ishin votuar nga qytetari për t’ia përkujtuar e kërkuar këto premtime këtij të fundit, një pjesë e tyre fatkeqësisht e devijuan rrugën dhe harruan ketë besim. Pasi që ne vend se të merren me qeverisjen lokale që është votua nga qytetari, merren me qeverisjen qendrore që s’është votuar nga qytetari Ai.

Mirëpo kjo qasje e tyre kësisoj është e kalkuluar mjaft mirë politikisht, për ta lënë nën hije keqqeverisjen lokale dhe amnistua premtimet e pa realizuara të z.Lladrovcit edhe për një mandat tjetër.

Prandaj zgjedhjet lokale po ofrohen, por jo edhe realizimi i premtimeve ne Drenas dhe mbetet të shihet z.Lladrovci me çfarë premtimi do ta kërkoj votën: me ato premtime të cilat nuk i realizoj, a po të tjera dhe këta asamblistë që harruan votuesit e tyre?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat