Leonardo Di Caprio: Mos e prek lumin Vjosa, kurse Baton Haxhiu: Kush është Di Caprio? Mos ma prek Lengaricën

Opinione

Leonardo Di Caprio: Mos e prek lumin Vjosa, kurse Baton Haxhiu: Kush është Di Caprio? Mos ma prek Lengaricën

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 16 prill 2021 Në ora: 23:35
Baton Haxhiu, Leonardo Di Caprio

Kanjoni i Lengaricës, monument unik i rrallë në botë, është shpallur me ligj si Monument i Natyrës të Evropës dhe është kthyer në vend tërheqës turistik për shëtitjet në natyrë dhe shëndetit publik, pasi aty gjenden dhe banjat termale të Bënjës.

Sa keq që njihemi, aq pak me vendin tonë, sa keq!

Po kush më ka folur ndonjëherë për Kanionin e Lengaricës?

Image

Miku Frederik Jani më shkruan: “Kanioni i Lengaricës nuk është vetëm bukuri natyrore, por dhe bukuri gjeologjike. Stalaktitet dhe stalagmitet në shpellat e pëllumbave janë te rralla, të cilat janë produkt i acidit karbonik mbi formacionin gëlqeror dhe iu janë dashur miliona vjet të ndërtohen në madhësinë që kanë. Po ashtu, në këtë kanjon, ka shpella të vendbanimeve të hershme njerëzore, të paktën të kohës ilire ose më të hershme. Ura e Katiut, ndërtuar me gur në shek XVIII, është bukuri më vete.

Ujërat termale janë të pasura me gaz sulfidrik të tretur në ujë, i cili shërben për shërimin e lëkurës. Është një gjatësi e konsiderueshme e pasur me vendburime termale.

Mos harrojmë se burime te tilla natyrore janë tepër të rralla, janë dhuratë natyrore të cilat vetëm çmenduria politike dhe shkatërruesit e vendit mund t’i prishin.

Të tillëve, me gjithë fuqinë e shpirtit, duhet t’u themi NDAL! Fatmirësisht shqetësimi qytetar u përfaqësua me mbrojtje ligjore nëpërmjet avokatit Ilia Kondi, i cili meriton mirënjohje për punën që ka bërë dhe e bën për mbrojtjen e Kanionit të Lengaricës. Kjo është rruga për të mbrojtur pasuritë tona.

Mos e prek, thuaj faleminderit që na e ke dhënë!

Pëshpëritjet nuk mbrojnë, zëri i popullit duhet të përfaqësohet me mbrojtje ligjore kudo ku nevojitet, ndryshe hienat politike nuk ndalen.(nga Frederik Jani )

Më shumë i njoh (nga shkrimet, kuptohet) kanjonet e botës e aq pak kanjonet tona që na i ka falur zoti si dhuratë, të cilën nuk guxon t’ia kthesh dhuruesit prapa. Të kishe qenë e mundur unë e kisha thirrur atë që na e “krijoi” Grykën e Lengaricës, dhe me plot përgjegjësi i kisha thënë: “Merre, shpëtoje, se ne si të pafaleminderueshëm që jemi, po duam ta shkatërrojmë. Mundin tonë milionavjeçar po duam sa çel e mbyll sytë ta zhbëjmë”.

Sa të pafaleminderueshëm që jemi!

(I planifikuar një minihidrocentralë 9 megavatshe, Investim i vogël)

Zona e Përmetit është e njohur për shumëllojshmërinë e habitateve natyrore, duke filluar nga Bredhi i Hotovës, ujërat termale të Bënjës, kanjoni i Lengaricës, mali i Nëmerçkës, tokat bujqësore buzë Vjosës deri tek peizazhet e mrekullueshme, pra zona e Përmetit është e larmishme.

Në këtë zonë ndodhen 2 monumente të mbrojtura të natyrës, Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Lengaricës, ndërsa zona në komunën e Petranit është shpallur Park Kombëtar në Fondin Pyjor.

Baton Haxhiu pas Kosovës e do shkatërrimin edhe të Shqiperisë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat