Kimete Berisha: Mos e ngucni Donikën, Albini e ka kry punën e vet! Pse nuk po i besoni Hashim Thaçit?

Opinione

Kimete Berisha: Mos e ngucni Donikën, Albini e ka kry punën e vet! Pse nuk po i besoni Hashim Thaçit?

Nga: Kimete Berisha Më: 4 maj 2021 Në ora: 21:28
Hashim Thaçi dhe Kimete Berisha

Shpesh të pikëlluem m'ka gjetë muaji maj

(Jusuf Gërvalla)

Mos e ngucni çikën.

Sikur të ishte dinake dhe e rrezikshme, dhe sikur të kishte dorëzuar dosje në Hagë, Donika nuk do të tregonte.

Donika ka dashur të thotë se sikur të dinte diçka për vrasjet do të bashkëpunonte me Drejtësinë.

Nuk ka thënë se ajo di diçka për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, por ka thënë 'bota e di kush janë ata!.

Që SHIK-u ka qenë 'organizatë kriminale', kështu na ka mësuar LDK që nga bankat shkolllore, kurrë pa e pushuar 'propagandën' kundër Kadri Veselit!

Vetëvendosja është e vonshme. Donika edhe më e vonshme.

Këta (LDK) që tash ua rrahin krahët Hashim Thaçit e Kadri Veselit, këta e kanë krijuar tregimin për krimet e SHIK-ut, dhe shqitarët kanë besuar (përfshirë Donika), se kanë qenë bindës, shumë bindës, me fjalë e me vepra!

Rrenat se si disa shtete kërrsh po bëhen se cila po e fiton të drejtën për ta garantuar lirimin me kusht të të akuzuarve nga Haga, dhe presioni i madh që po i bëhet Albin Kurtit të garantoj lirimin e tyre me kusht, pa ia kërkuar kush, është ndërhyrje e politikës në Drejtësi.

Kush është i pafajshëm, s'e ka dert që duron edhe pak në burg.

Vet Hashim Thaçi na ka siguruar se Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së, por siç ka thënë ai, kundër Individëve, që mund të kenë bërë krime.

Pse nuk po i besoni Hashim Thaçit?

Dhe pse s'jeni të kënaqur, anipse u bë qysh deshët Ju?

Vetëvendosja kategorikisht ka qenë kundër Gjykatës Speciale, sepse e ka konsideruar të padrejtë!

Ju që e keni konsideruar Gjykatën Speciale 'të drejtë', tash po qani dhe po kërkoni nga Kryeministri Kurti të qaj edhe ai me Juve, mirëpo Albini, sikurse krejt njerëzit normal ka qarë me kohë, se vajtimi me vonesë, qysh po bëni ju, të bën qesharak!

Albin Kurti e ka kryer punën e vet.

Është kaq paradoksale: Ju vet e keni votuar Gjykatën Speciale dhe aq të humbur e të pafuqishëm ndjeheni sa kërkoni nga Ai që nuk e ka votuar, të bëj 'çudira'!

Durim.

Çudirat ndodhin, por vonohen pak!

P.S. Hashim Thaçi në vitin 2017, si President i vendit e ka pas thënë këtë sihariq që e ka pas habitur edhe Serbinë:

'Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara'!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat