Kur pash sot si bëhej vaksinimi i popullatës në Kosovë kundër Covid-19, vërtetë u tmerrova

Opinione

Kur pash sot si bëhej vaksinimi i popullatës në Kosovë kundër Covid-19, vërtetë u tmerrova

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:43
Adem Bytyçi

Kam shkruar me qindra artikuj në përkrahje të Qeverisë Kurti.

Kam shkruar me dhjetëra opinione në përkrahje të Minstrit të Shëndetësisë z.Vitia, pa menduar kurrë se do të me detyronin të shkruaj edhe keq.

Kur pash sot se si maltertoheshin të moshuarit në një vend - vaksinimi u zhgënjeva pamas sepse me kujtonin Kuksin e Luftës kur refugjatët per shkak të urisë vraponin pas bukë duke e shtyer njëri-tjetrin.

Madje për çudi të moshuarit në një vend vaksinim mezi kalonin një pengesë për të zënë radhën e vaksinimit, thash me veti vallë ky nuk është vaksinim i popullatës, por është maltertim.

Nuk me mban durimi të zgjas më shumë përkitazi me këtë temë kaq senzitive, por lutem që sa më parë segmentët kompetente të shëndetësisë të vendosin rend dhe rregull në procesin e vaksinimit të popullatës kundër Pandemisë si në shtetët tjera të civilizuara , në mënyrë që popullata mos të maltertohet ,veçanërisht shtresa e të moshuarve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat