Egot politike nuk kanë të ndalur edhe në kohën e pandemisë nga politikanët e Kosovës

Opinione

Egot politike nuk kanë të ndalur edhe në kohën e pandemisë nga politikanët e Kosovës

Nga: Ismail Muqiqi Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:44
Ismail Muqiqi

Për ditë e më shumë po dëshmojmë se jemi shoqëri me defekte me te ndryshme të cilat po vazhdojnë të manifestohen vite e decenie me radhë. Mendjemadhësia dhe egoja se historia fillon nga individi, nga klani apo partia në pushtet janë mendësi dhe botëkuptime të tejkaluara primitive të cilat po manifestohen edhe në kohën në të cilën po jetojmë. Sahere që Kosova ka probleme dhe vështirësi si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë diplomatikë në opinion dalin figura pseudo/opinioniste të cilët mendjen dhe shpirtin e kanë të mbushur me energji negative dhe me ngarkesa defetistë.

Në kohën kur Qeveria Kurti më në fund ka filluar iniciativën për themelimin e Institutit për zbardhjen e krimeve të luftës të forcave serbe në Kosovë, me qëllim të padisë kundër shtetit serbë apriori disa individë të konsumuar të cilët kujdestarojn  pranë disa mediumeve të improvizuara të cilat nuk kanë asnjë kodë të etikës në informimin e drejtë të opinionit po paragjykojnë se padia kundër serbisë për krimet e bëra në Kosovë nuk do të ketë efekt dhe kredibilitet juridik.

Këta opinionistë janë rreshtuar në anën e serbisë e cila bëri gjenocid në Kosovë duke vrarë mbi 12 mijë civilë, prej tyre 1300 fëmijë, duke djegur dhe shkatërruar 180 mijë shtëpi dhe objekte ekonomike, spitale dhe shkolla, duke dhunuar me mija e mija femra Shqiptare e më në fund duke bërë spastrim etnikë ndaj Shqiptareve të Kosovës. Prandaj gjenocidi nuk ka “brina”. Egot dhe defektet e politikanve të Kosovës po manifestohen edhe tani në kohën e pandemisë e cila në Kosovë shkaktojë mbi 1000 viktima. Shtetet e rajonit të cilat po përballen me këtë mister famëkeq me kohë janë mobilizuar.

Mazhoranca dhe opozita janë bashkuar duke lënë anash interesat partiake për ta shpëtuar popullin nga kjo katastrofë. Qeveria në pushtet edhe përkundër vullnetit dhe premtimeve për ta menaxhuar krizën kundër Koronavirusit po tregon papjekuri në menaxhimin e situatës duke marr vendime të pa menduara mirë të cilat nuk kanë shpjegim tjetër përpos teorisë se Shteti fillon nga ne. Mungesa e vaksinave është mekat dhe përgjegjësi e qeverive të shkuara dhe kësaj në pushtet si dhe të gjitha institucioneve tjera të Shtetit të Kosovës.

Kaosi i djeshëm i cili ndodhi në Prishtinë me rastin e fillimit të vaksinimit tregon më së miri nivelin e dobët të organizimit dhe menaxhimit të pandemisë në Kosovë. Mendoj se institucionet shëndetësore të Kosovës kanë pasur dhe kanë përvojë dhe kuadro profesionale shëndetësore të cilat edhe në kohën e okupimit kanë gjet mënyra dhe forma për ta ndihmuar popullatën. Shtrohet pyetja qfare logjike ka kjo, mënyrë e organizimit të vaksinimit të popullatës. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë në vend që vaksinat ti shpërndajnë në puntët shëndetësore të cilat funksionojnë në të gjitha bashkësitë lokale të Kryeqytetit të Prishtinës ata me vetëdije apo pa te krijuan tollovi në një qendër në të cilën qytetaret u malltretuan, nuk morën shërbime dhe u ndan të pa kënaqur dhe të zhgënjyer me institucionet Shëndetësore të Kosovës.

Kjo mënyrë e qeverisjes se unë jam “shefi”  ka sjellë dëme dhe përqarje gjithandej ku jetojnë Shqiptaret. Mentaliteti i vazhdueshëm që nga paslufta e një pjese të garniturave politike në Kosovë dhe më gjere se çdo gjë që i takon të kaluarës duhet përmbysur është mendësi e cila e përçanë dhe e hasmon popullin dhe e qon vendin drejtë katastrofës.  Shteti i Kosovës mund të ekzistojë të zhvillohet, të shkoj përpara dhe të integrohet në mekanizmat e Bashkimit Evropian dhe në NATO, vetëm nëse më në fund klasa politike i tejkalon egot, interesat dhe lirohet nga liderizmi dhe bajraktarizmi duke rrahur gjoks se pa mua nuk ka shtet. Ky botëkuptim i ka nda Shqiptaret në 4 shtete për rreth.   

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat