Infermierët në SHSKUK/QKUK në paqe apo vetëmohues ?

Opinione

Infermierët në SHSKUK/QKUK në paqe apo vetëmohues ?

Nga: Enlirat K. Duraku Më: 25 maj 2021 Në ora: 07:10
Enlirat K. Duraku

11 Milion € nga taksat e infermierëve për veriun, ndërsa tani Serbia filloi t’u paguaj 100€ çdo qytetari serb në veri dhe 200€ çdo të papunësuari. 

Në anën tjetër institucionet tona zgjedhin platformë komunikimi me infermirët injorimin duke na lënë të diskriminuar dhe të shtypur. 

Shtypja mund të jetë veçanërisht e vështirë për të shtypurit për të folur. Një mënyrë për të shmangur diskutimin për të është ta mohoni atë plotësisht, pikërisht kjo që që po ndodhë tani sidomos në QKUK.

Meritokracia edhe me motivet më të mira pas saj, prapëseprap neglizhojnë faktorin e privilegjit. Mirëpo përpjekjet për të shmangur diskutimin e të qenit të shtypur si komunitet infermieror janë të kota.

Diskriminimi dhe shtypja janë kudo.

Duhet të jemi të aftë të flasim, të shkruajm dhe të shprehim padrejtësitë kur është e nevojshme duke ruajtur një rezervë lumturie e jo duke e mohuar të gjitha padrejtësitë. 

Unë zgjedh të ekzistoj në të dy hapësirat. 

Unë kontrolloj paqen time dhe do të vazhdoj të qëndroj për drejtësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat