SHBA-të dhe 100 mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e paqes dhe sigurisë globale ose universale!

Opinione

SHBA-të dhe 100 mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e paqes dhe sigurisë globale ose universale!

Nga: Agron Shabani Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:12
Agron Shabani

Luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetërore dhe nacionale nga 'kurora' e huaj mbretërore ose monarkiste e Anglisë (B. Madhe), pos tjerash, sollën ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.

Se këndejmi, pas vdekjes së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuadër të "politikës së dollarit" dhe "dyerve të hapura", Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimeve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qendrore, si dhe me anë të "kongreseve", "marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine", i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.

Politikën e Presidentit Roosevelt e ndoqi edhe Presidenti tjetër, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker's of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjeve të njerëzve me ngjyrë kundër diskriminimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women's Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj., do futët në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.

Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921: Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme konjukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidentit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe fermerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitoren e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së Parë Botërore dhe kështu me radhë, kur Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një "politikë të pavarur" ose "neutrale" të SHBA-s ndaj të gjitha shteteve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e "bllokadës detare" dhe fillimin e "luftës së pakufijshme nëndetare" nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të "Antantës së Madhe" dhe goditjes së paqëllimshme të luftanijeve amerikane nga flota ushtarake gjermane ,si dhe të futjes ose inkuadrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e "Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917.

Ndërkaq, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan 'plan-programin' e tij (prej 14 pikash) mbi paqen dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të "Antantës së Madhe" -kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" (me 1918-1919) dhe të ngjashme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të "marrëveshjes separate" me Gjermaninë në vitin 1921, si përgjigje ose reagim indiskret ose insubordinues ndaj vendimeve të rënda të "Antantës së Madhe" kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" me 1919.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë "viteve të njëzeta" të njohura si "të njëzetat e arta (golden twentis)" të shekullit të kaluar, në kuadër të "neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës": SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një "politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste" në raport me të tjerët.

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur "Ku Klux Klan" së bashku me të "Premten e zezë" në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lexo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929)

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxheve ose reparacioneve luftarake të shteteve të ndryshme evropiane ndaj SHBA-s etj.

Ndryshe nga kjo, në kuadër të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportet dhe marrëdhëniet e gjithmbarshme botërore ose ndërkombëtare, është i njohur fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuadruar në Luftën e Dytë Botërore (LDB) vetëm si njëra prej "fuqive të njëjta "ose të "barabarta" me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Duke i ngritur ose projektuar "New Dealin" ose "Kartèn e Atlantikut" nga ana e Presidentit Amerikan, Roosevelt dhe Kryeministrit britanik, Churchill në luftanijen britanike "Prince of Walles" me 14 Korrik 1941 së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHB-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shteteve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, "Planin Marëshall" të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspansionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Evropën Qendrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marrëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nëntor 1941, ishte mbajtur në Moskë konferenca sekrete e tè deleguarve ushtarako-politik tè SHBA-s, Britanisë së Madhe dhe Rusisë (BRSS-s) në luftë kundër Gjermanisë ose ndaj "paktit të çeliktë" Romë-Berlin-Tokio. Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942 ishte mbajtur ose organizuar "Traktati i Rios" kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake "Pearl Harbor" të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nënshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si "bastione gjermano-italiane" në Amerikën Latine.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, financiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shteteve të tjera të "koalicionit të madh antihitlerian" si "Cash and Carry", "Lend-Lease Act", "Neutrality Act" , Hopkins Act" (ndihmat miliardësh për ish BRSS-s), ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe" të miratuara dhe ratifikuara gjatë "konferencës ushtarake" në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj.

Pa i harruar këtu edhe "Konferencat" ose "Traktatet e Casablancës", "Jaltës", "Teheranit" etj. Për të arritur kështu deri në fillimet e ish "luftës së ftohtë" dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos ish "Traktatit të Varshavës" të nisura ose filluara menjëherë pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.

SHBA-s dhe formula ose doktrina e njohur amerikane: Të fuqishmit dhe fitimtarët nuk i përseritin kurrë gafat ose gabimet e njëjta nga e kaluara:

"Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin, madje në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqishme në tërë rruzullin tonë tokësorë, atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetet e Bashkuara në këtë kontekst, të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale.", do theksonte dikur ish presidenti amerikan, Herbert Hoover në kuadër të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së. Gjegjësisht, të paqes dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist të Perëndimit.

Platforma ose formula e presidentit Hoover, me kalimin e kohës do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nëpër botë, nëpër etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit.

Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg, i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949, nga ana e tij asokohe do shprehej në mënyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe (epokale dhe historike) të Shteteve të Bashkuara në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: "SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, ashtu siç janë në të vërtetë."

Ndërkaq, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të mëvonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, siç u cek me sipër, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake "Fulton" të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe "Doktrinën" e njohur të presidentit Truman.

Ndonëse, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, më vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane "Roll Back", e cila e detektuar ( dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe doktrinën e njohur të çështjeve, aspekteve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nëpër botë, në instancë të fundit e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjes ose rrezikimit të paqes, stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetin tonë, gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtarake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shteteve të Bashkuara dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste.

Përderisa, Presidenti D. Eisennhower do e bënte të qartë dhe tepër sublime "Makartizmin", respektivisht, Formulën ose Doktrinën e famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendeve të ndryshme mike dhe aleate të Shteteve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose kinezo-komunist në vendet e ndryshme përkatëse ose respektive.

Ndonëse pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin (shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varashavës" dhe kështu me radhë.

Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas "marshimit të papritur" të trupave ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në "paralelen e njohur numër 38" të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture "status quoje" ose "paqeje të fluidshme" dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953, gegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqeruajtëse të OKB-së -nën komandën supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe "fazën" ose "etapën e dytë" të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të mësipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët me rastin e testimit të pare nuklear ose atomik nga ana e ish BRSS-së me1949 etj.

Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitet 1958, 1959, 1961 etj. Gjegjësisht, e ashtuquajtura "lufta" e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Mesme (kujto luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të mësipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjen e ish presidentit të famshëm amerikan, John Kennedy në vitin 1963, si dhe një sërë çështjesh dhe aspektesh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marrëdhëniet dhe raportet e atëhershme botërore ose ndërkombëtare. Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të "luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të mësipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontet dhe drejtimet e mundshme.

Se këndejmi, me qëllim të "rrethimit global" të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme, SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe strategjik kudo nëpër botë, do i ngritin dhe themelojnë asokohe një varg paktesh, aleancash ose "traktatesh" të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendet dhe meridianët e ndryshme të globit si "Nato Pakt" në vitin 1949, "Rio Pakt" po ashtu me 1949, "Anzus Pakt" në vitin 1951/ 1952, "Seato Pakt" me 1954, "Cento Pakt" me 1955, "Teheran Pakt", "Bagdad Pakt", "Okinava Treaty" dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që në kuader të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithmbarshme nuklear ose atomik asokohe e kishte arrirë shifrën trishtuese ose alarmante prej 5O Megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, 2O milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshaves" në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike së bashku me simotrën e saj në ish Jugosllavi etj.

SHBA-së dhe 100 mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e paqes dhe sigurisë së re globale:

Për me tepër ndërkaq, ndërkohë që marrëdhëniet ose raportet e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kaluarën e ish "luftës së ftohtë" dhje konfrontimeve të lartpërmendura bipolare ose bllokiste, siç u cek edhe me lartë i kanë karakterizuar dhe dominuar ish "lufta për Gjermaninë", lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së. Marrëdhëniet dhe raportet e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe (fondamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfliktet e reja" ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Rusisë, Kinës etj, pothuajse në të gjitha vendet ose meridianët e ndryshme të globit. Kjo duke filluar nga Rajoni i tronditur i Golfit (Gjirit) te njohur Persiko-Arabik ku ndodhën si të thuash rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin, për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi, Kaspikut, Mesdheut, Jonit ose Adriatikut që paraqesin si të thuash "boshtin kurrizor" dhe "udhëkryqin e madh" në kuptimin e gjithmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik të fjalës, në Oqeanin e Paqësorit ose Pacifikut dhe të të ashtuquajturën "luftën" e njohur për resurset ose pasuritë e shumta në Polin e Veriut ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gazit natyror në mbarë globin, si dhe në rajonet e nxehta të Kashmirit, Himalajeve, Indokinës dhe Hindukushit etj.

Të gjitha këto të kundërta ose etabluara në dritën ose retrospektivën e përgjithshme të politikës dhe diplomacisë amerikane -nën Presidentin Biden dhe N/Presidenten Harris.

Ndaj, në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, pashmangshëm shtrohet pyetja: Kemi "marrëdhënie" ose "raporte të reja epokale" ose "historike" në mes SHBA-s, Kinës dhe Rusisë? Apo, mos vallë edhe ri-rreshtime, riciklime ose rikonfigurime të përgjithshme politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në marrëdhëniet ndërkombëtare!? Unë them se Jo. Pse (përse) kjo? Sepse, ajo Rusi dhe ajo Kinë ekzistojnë edhe sot, në pjesën e tyre esenciale ose substanciale.

SHBA-s dhe faktori i njohur gjerman:
Siç dihet, marrëdhëniet ose raportet e gjithmbarshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lexo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjerë) kishte kohë që ishin të acaruara ose tensionuara. Ish Presidenti Trump si duket kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontingjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rresht në Gjermani.

Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.

Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.
Ndërkaq, në kuadër të koncepteve, formulave ose doktrinave të ndryshme ushtarake dhe politike të Natos (lexo doktrinën e Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës"): Gjermanët dhe Gjermania dikur ishin paraparë ose predispozuar si një poligon i madh taktik, ushtarak ose strategjik në të dyja anët e kufirit të atëhershëm gjermano-gjerman, që do e pranonin goditjen e parë dhe më të fuqishmen në kushtet ose rrethanat e ndonjë lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës"!

Rënia ose shembja e ‘perdes së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemeve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”, multipolare ose subllokiste, sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë :

Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithmonë ka qenë kruciale dhe jetike. Shtabi i Përgjithshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amerikane për Evropën (US Europian Command -EUCOM) -është e vendosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë. Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën. Detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan është mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimeve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohen as metodat e frikës, panikut ose asgjësimit total të forcave kundërshtare ose armiqësore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.

Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s të stacionuara ose dislokuara në Evropë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.

Sipas të dhënave ose vlerësimeve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO ushtar amerikan të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Boblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.

Pas Japonisë, në Gjermani ndodhët kontingjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral. Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Boblingen, në Bazën e njohur "Bavaria"(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.

Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetëror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpenzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.

Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane "Buchel" në Gjermani, si dhe këmbënguljes amerikane për ndarjen e "2 %" të Gjermanisë nga buxheti i përgjithshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj.
Deri me sot, nuk dihet a pati ujdi ose kompromis të përgjithshëm në Gjermani rreth kërkesës së mësipërme të SHBA-s...?

Ndonëse, Presidenti Trump dhe Administrata e tij, e patën paralajmëruar edhe mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose ndokund tjetër.

Polonia edhe pse është njëra prej përfitueseve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reparacione të shumta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore. Greqia gjithashtu etj.

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, kooperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. Bashke nimi, kooperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithmonë ose vazhdimisht ishin udhërrëfyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetërore, nacionale, politike etj. Kjo e bën të përjetshme, aktuale ose gjithmonë udhërrëfyese formulën ose sintezën e njohur hegeliane sipas të së cilës: çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse çdo gjë e logjikshme është e natyrshme. Edhe miqësitë ose aleancat e ndryshme politike, ushtarake, kulturore, historike, sociale, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes popujve (kombeve), shteteve dhe kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit.

Dhe, kjo e bën edhe më të afërt, akceptuese dhe perceptuese edhe doktrinën, formulën ose sintezën e njohur të paqes dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimeve të arsyeshme, të ndërgjegjshme dhe racionale në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental.

E sidomos të SHBA-s dhe aleatëve të saj ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botëror.

Ndaj, meqë sipas politologjisë dhe filozofisë së politike, në 'masivin' ose kompozicionin e marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rëndomtë... Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll: Është interesante, befasuese dhe jo pak e trishtueshme se si politika e jashtme ose diplomacia kosovare, pos tjerash, e kanë harruar, injoruar, prolonguar dhe nxjerrë jashtë ligjit ose kodit (kodeksit) të tyre inteligjent, intelektual dhe profesional maksimën ose formulën e njohur kontemplative dhe tepër vizionare e akribike të Akademik Mark Krasniqit kur thoshte dikur se: "Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhen poligon ose 'arenë' e luftërave ose konflikteve të ndryshme konceptuale, konjukturale, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes atyre që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim më të vështiri dhe kur ndodheshim në rrezik. Doli aluduar në SHBA-s, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat