Siç dihet, që nga Antika e lashtë dhe deri me sot ka patur procese, zhvillime, këmbime dhe komunikime të ndryshme zyrtate, politike, protokolare ose diplomatike në mes popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme. Shënimet, stenogramet, protokolet, analet ose kronikat e ndryshme në këtë kontekst, na bëjnë të ditur mbi marëdhëniet ose raportët e ndryshme protokolare ose diplomatike në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme të Lindjes së Vjetër ( si Kina, Egjipti, Asiria, Mesopotamia, Babilonia etj.), si dhe popujve ose vendëve të tjera në Antikë. Duke i veçuar këtu dokumentin e marrëveshjes paqësore në mes Ramzesit të Dytë të Egjiptit dhe sundimarit të Hetitëve, Hatushillit në shekullin XIII (13)-para epokë së Krishtit së bashku me Lidhjet ose marrëveshjet e njohura të Peloponezit, Delfit, kongresët ose marrëveshjet e njohura greko-përsiane, greko-romake (4OO vjet para Krishtit) dhe kështu me radhë.
Në këtë frymë ekskursive dhe diskursive u ngrite dhe projektuar edhe paktika diplomatike në Romën e Lashtë-Antike, kur zgjedhësve e zëdhënësve (nunti ose nunci) dhe deputetëve të zgjedhur (legati) filluan t'u ipen udhëzimet ose instruksionet e para politike ose diplomatike.
Metodat e Romës i mori dhe zbatoi edhe Bizanti sipas të së drejtës natyrore dhe historike mbi marëdhëniet ndërkombtare.
Se këndejmi, për shkak të ndryshimit të hartave të njohura shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në mesjetën e hershme dhe më vonë. Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës(Dubrovnikut), Venedikut, Milanos dhe Montovës, edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera (si ajo e Frankëve dhe Langobardëve, e Arbërve ose Kastriotëve, e Lujëve, Yorkëve, Tudorëve dhe Lancasterëve etj.) filluan me ngritjen dhe atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët e ndryshme.
Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndrydhimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullar ose diplomatik. Kjo sidoms pas firmosjes së "Paqës së Vestfalisë" me 1648, si dhe Revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.
Ndërkaq, me "Kongresin e Vjenës"(1815) dhe me "Kongresin e Aachenit" me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Postar" ose "Diplomatik" me 1874 dhe 1875, "Kongesin e Berlinit" me 1878 etj.
Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftërat e ftohëta" si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.
Gjatë asaj (kësaj) periudhe do i kemi edhe "Traktatin e Versajës" me 1919, ngritjen ose themelimin e Lidhjes (Ligës) së Kombëve" me 192O, të OKB-s me 1945, "Paktit të Natos", Unionit Europian"(UE-s), ish "Traktatit të Varshavës" etj.
Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.
E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964 si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare, ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave ose shprehjeve më të njohura dhe më të bukura shkencore, politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.
Ndaj, meqë kritika dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose politologjike. (Kjo për faktin se ato kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral): Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, gjeografike, shkencore, arsimore, industriale, tregtare, ekonomike etj.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të profesionalizmit, emancipimit dhe socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të 'tregut global" të vlerave dhe kapitalit. Sidomos atëherë kur, tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive.
Ndërkaq, e vërteta bëhët relative-përballë interesave parciale dhe karieriste, si dhe autoritetit suprem ose absolut të personit ose individit.
Kjo më se miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste, ku e bukura dhe e vërteta bëhet konkubinë ose kurtizane të industrisë kulturore, pushtetmbajtëse, politike ose diplomatike. Mbase, kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
U mor vesh se edukata dhe kultura e njohur politike ose diplomatike, mbi të gjithat, janë frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, vet arsyeja njerëzore ose qytetare, është frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare.
Ndryshe nga kjo, politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.
Është teza e kulturës politike dhe diplomatike si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë evolutive dhe empirike, me një tendencë të hetuehme ose tepër transparete, për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, diplomatik etj.
Në të kundëren, nuk mund të quhet diplomaci profesionale ose ekselente ajo kur, përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër spekulative, ataviste ose anarkoteorike që e denoncon dhe demanton atë të parën. E sidomos atëherë kur ç'njohjet dhe faljet e tokës ose teritorëve të ndryshme sovrane dhe tepër legjitime të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me koncesionet tjera ndaj Serbisë ose Malit të Zi etj., si për shëmbull, nga ana e "eminencës gri" ose "par-exelencave" të ndryshme pushtetmbajtëse, politike ose diplomatike në Kosovë, në sytë e "elektoratit" ose popullit të manipuluar dhe duarthatë (duarbosh)-paraqiteshinn ose prezantoheshinn si të arritura dhe rezultate të larta të shtetit, pushtetit ose diplomacisë kosovare!
Në këtë kontekst, misioni ose detyra kryesore e një intelektuali dhe kritiku të lartë shkencorë ose dialektikë të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme institucionale, funksionale, konstitucionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi ose sundimi i jonatyrëshëm, reaksionar, diabolik ose anakronik, të kulturës nga egoizmi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi pushtetmbajtës ose politik të personit ose individit, të fesë ose religjionit nga shteti dhe pushteti etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar të kulturës në funksion të palës kundërshtare "antropologjike" ose "antropolitike". Ndërkohë që impulset progresiviste të së dytës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve mashtruese ose konservatore të së parës.
Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari, atë të arsyes instrumentale, manuale, mkognitive ose subjektive.
Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdollojë racionalizmi. Në kohabitacionin ose dihotominë e preferuar në mes "industrisë kulturore" dhe "indistrisë propagandistike"; ku përthithja dhe reduktimi i kulturës politike dhe diplomatike ose mono-dimensionalitetii i tyre, shihen si rrjedhojë e një administrimi të egër dhe negativë nga ana e autoritetit ose totalitetit social dhe politikë, në funksion të logjikës së fitimit, me mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të përditshme (përgjithshme) të shtetit dhe shoqërisë së relativizuar, instrumentalizuar, fosilizuar, klanizuar, tribalizuar, manipuluar, përthithur dhe konsumuar politikisht, diplomatikisht si dhe në çdo formë tjetër të mundshme.
Ndonëse, rasti ose shëmbulli i mesipërm i monopolizimit, komeralizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror, nacional, politik ose diplomatik, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm. Sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, "zgjidhen", emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtë personale, familjare ose gjenealogjike, si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj.
Zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politik me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë "modelin" ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Kosovës, recidivët, sloganet, reliktët, fiksionet,kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e ndryshme parapolitike, paradiplomatike etj.
Në ketë vorbullë, zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në politikèn dhe diplomacinë kosovare.
Bota shqiptare ose kosovare nuk ka nevojë për të vërteta abstrakte dhe absolute, por vetëm për pyetje dhe të vërteta relative e racionale.
U mor vesh se pollitologjia dhe filozofia politike dhe diplomatike na mësojnè ose udhërrefejnë vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë zgjedhen, atashohen, nominohen, jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Kjo për fakgtin se, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!
Ndonësse në Kosovë, nuk mund të flitët ose shkruhët për diplomat të profesionit dhe karierës, për faktin se Kosova (Prishtina) nuk ka fakultet profesional ose klasik të shkencave politike si Zagrebi, Beogradi, Sarajeva ose Podgorica, dhe nuk ka tradita të gjata profesionale, suplementare, kolokfiale ose tradicionale në marëdhëniet ndërkombtare.
Diplomacia moderne ose bashkohore, parasegjithash njihet si afinitet, efikasitet ose shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë (kontinetal dhe interkontinetal).