Sulmet e disa dështakëve politik dhe humbësve të pushtetit ndaj kryeministrit Albin Kurti, janë të pabaza dhe të gërditshme...!?

Opinione

Sulmet e disa dështakëve politik dhe humbësve të pushtetit ndaj kryeministrit Albin Kurti, janë të pabaza dhe të gërditshme...!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:07
Rexhep Elezaj

Se, sulmet dhe kritikat e disa dështakëve politikë dhe humbësve të pushtetit ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilat këto ditë nuk kanë të ndalur, përveç se janë të gërditshme deri në çmenduri politike, mbase janë pa dyshim, në shërbim të plotë të politikës antishqiptare të Beogradit zyrtar ndaj Kosovës.

Lidhur me këtë konstatim mund të sjellim me dhjetëra argumente të cilat qartë dëshmojnë, se ish kryeministrat, ish qeveritë e dala nga koalicionet joparimore (PDK-LDK-AAK-NISMA) si dhe disa ish pushtetarë vasalë dhe injorant, etj., me politikat dhe qeverisjen e tyre miope e anti-kombëtare, alias me marrëzitë politike dhe nga epshet e tyre të sëmura për t’u pasuruar në mënyrë antiligjore, si dhe për ta sunduar Kosovën në pa kufij, pa fije turpi dhe përgjegjësie moralo-politike, pavarësinë e përmbyllur të Kosovës si dhe dhënien e Veriut Serbisë kriminale për interesa personale, jo vetëm që e sollën 20 vitesh në tryezat e bisedimeve në Bruksel për pazare politike, madje atë e bënë temë në të gjitha takimet rajonale dhe ndërkombëtare, për të cilën tradhti do duhej të burgoseshin pa kurrfarë procedure gjyqësore!

Prandaj, është mirë, që nëse iu ka mbetur një fije ndërgjegjeje njerëzore, t’i ndërpresin sulmet banale dhe pa asnjë fakt të qëndrueshëm kundër kryeministrit Albin Kurtit, i cili për herë të parë pas 11 viteve dialog me palën serbe në Bruksel, pardje në praninë e Borrelit dhe Lajçakut, presidentit të Serbisë fashiste ia vendosi mbi tavolinë 4 propozime konkrete, si kusht pragmatik për vazhdimin e dialogut, duke mos shkuar me duar në xhepa siç vepruan në bisedimet e kota mbi 10 vite në Bruksel ish kryeministrat dhe disa emisarë partiak të Kosovës..!?  

Kryeministri, z. Albin Kurti, pardje në Bruksel qartë e shprehu gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut konstruktiv dhe jo pa parime me Serbinë, i cili do përmbyllej me njohje të ndërsjellë midis dy shteteve, duke ia parashtruar palës serbe, njëkohësisht katër propozime konkrete, si uverturë drejt arritjes së marrëveshjes finale:

Një, që 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor ta avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra me një marrëveshje të ngjashme të Lichtenschtajnit, Norvegjisë dhe Islandës që këto vende e kanë me BE-në.

Dy, që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje të paqes, duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, sepse një akt i tillë do ishte shumë i rëndësishëm për paqen në Ballkan, porosi kjo e cila u dha dhe u përkrah unanimisht nga takimi i para tri ditëve i NATO-s në Bruksel. Ndërsa, ata të cilët e quajtën qesharak këtë propozim të kryeministrit Kurti, se gjoja Kosova nuk ka aftësi ushtarake për ta sulmuar Serbinë, se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë agresor dhe pushtues të tokave të huaja, etj., po i harrojnë fakte ende të freskëta, se ishte pikërisht Kosova dhe bijtë e saj trima, ata të cilët ia kthyen pushkën armikut, derisa e detyruan NATO-n ta bombardon Serbinë fashite dhe gjenocidale, etj.

Tre, që pas njohjes së ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, midis dy vendeve tona të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, pra që serbët në Kosovë mund ta kenë Këshillin e tyre Nacional, ashtu siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Pra, me këtë propozim marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e nënshkruar nga H. Thaçi dhe I. Mustafa, do binte në ujë njëherë e mirë.

Katër, që para se të bisedohet për çështjen e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur, duhet larguar nga pozitat që kanë si dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “Naçelnik i qarkut të Kosovës”, e i cili e udhëhiqte Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviqin, (të njohur për shqiptarët si kriminelë ordinerë).

Kushdo që nga ish politikanët deshtak, analistët dhe cilido qytetar i Kosovës, këto katër propozime i sheh si të dëmshme për Kosovën dhe rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi në të ardhmen, ose nuk merr asgjë vesh nga politika dhe diplomacia, ose shpirtin e kanë të mbushur me inate dhe helme ndaj Albin Kurtit. Kaq..!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat