Kryeministri  Albin Kurti u tregua strateg dhe doli i fuqishëm nga ky dialog

Opinione

Kryeministri  Albin Kurti u tregua strateg dhe doli i fuqishëm nga ky dialog

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 18 qershor 2021 Në ora: 09:22
Takimi në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua  më 15 qershor  në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të tij Miroslav Lajçak.

Aleksandër  Vuçiç, në dialog, si gjithherë në këto dhjetë vitë, ishte me vetëbesim te plotë duke menduar se edhe me Kurtin do përdor strategjinë e njëjtë sikur me Hashim Thaçin e Isa Mustafën, me te cilët dialogun e bënte si donte në interes të Serbisë, e ne dëm te Kosovës. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa besohet se kurrë nuk e kuptuan strategjinë e “dialogimit të fortë”  të Vuçiç,i kishte kuptuar se këta ishin laik në strategjinë e dialogimit. Por, tani ai kishte përball një kryeministër krejt ndryshe, për të dinte vetëm nga deklarimet e tija, se çfarë do jetë në dialog nuk dinte, mund të kishte paragjykim, por për dialog injorues. 

Çfarë e bëri që Kryeministri Albin Kurti të ishte i fuqishëm në këtë dialog?

Kryeministri  Kurti kishte në dijeni se Presidenti serb Vuçiç, në dialog, gjithnjë ka përdorur “strategjinë e fortë të dialogimit”. E dinte se tek dialogu i fortë qëllimi është të fitohet dialogu dhe marrëveshja të kënaqi  kërkesat personale. Kjo formë dialogu e karakterizohet edhe nga metodat dhe taktikat që i përshtaten ndryshimit strategjik të qëllimit. Në këtë formë edhe përdoret deviza “Qëllimi arsyeton mjetin”. Dhe për këtë bisedimet veçohen si të forta, paraqitje të fortë, pa lëshim pe, agresivitet dhe injorim.

Albin Kurti dinte edhe këtë për Vuçiç: se është i mangët në njohurit dhe se mban vetëbesim të tepruar, që si kuptim në psikologjinë qëndron si “iluzion i superioritetit” që veten radhisin me aftësi mbi mesatare, shumë më tepër se nga e vërteta që është. Kështu ka identifikuar se ai është nën efektin, “emërtimi zyrtar”, Dunning –Krueger. Nën këtë efekt njerëzit e tillë mendojnë se janë tejet kompetent me atë që merret dhe të tjerët janë laik, dhe nga kjo me që nuk shohin jo kompetencën tek vetja, nuk janë të aftë të njohin edhe kompetencën e të tjerëve.

Kështu Albin Kurti në këtë dialog nuk do përcaktohet  për strategji  tjera , si “dialogim të butë”, apo “dialogim pozicionimi”, po do përcaktohet pikërisht për dialogim të fortë. Pra për një pozicionim të mbifuqishmit, situatë kjo kur kundërshtari  shfrytëzon dhe bënë kërkesat e shpejta, të njëanshme dhe shokante. Këtë do ta bënte Albin Kurti, si presion monopoli, që edhe njihet si “Taktikë monopoli” .Kështu duke e pyetur  Vuçiqin se kur do ta njohë Kosovën si shtet, për çka ky i fundit ka thënë “kurrë”. 

Kjo për herë te parë ky ia përplasi Vuçiqit fytyrës atë se çka se priste, ketë që Thaçi kurrë nuk kishte pasue guxim te ia thoshte. Kjo ishte shokante për të.

Kryeministri Kurti bëri katër propozime, tre prej të cilave u refuzuan nga ana e palës serbe.

“1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në. 

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty. 

3. Pas njohjes së ndërsjellët midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. 

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ishin propozimet e Kurtit.

Kryeministri po ashtu përmendi  padinë për gjenocid dhe të pagjeturit, ndërsa që nuk ka dashur të flas për Asociacionin e komunave serbe.
Që në fillim dialogu Kryeministri  Kurti do përdor efektin psikologjik dhe blofe po dhe trikët e Schopenhauer-it për ta tundur bashkëbiseduesin. Dhe, nga tre trikat e Schopenhauer del se që në fillim përdor atë të tretin duke sulmuar personalitetin, pra që t´i shkaktonte nervozizëm dhe dekoncentrim, më pastaj përdor trikun e parë dhe të dytë duke i shtruar argumentet. Pra një taktikë shokante, me propozimet e bëra, që nga një “luftë të ashpër” të vihet tek kompromisi.

Kërkesat e Kurtit e vendosën  në vështirësi delegacionin serb, sepse kundërshtimi  i  një marrëveshjeje të tillë është kundërshti për paqen në rajon, kështu Serbia u demaskua  si destabilizuese e rajonit, siç edhe është në fakt. Pra Albin Kurti provokoi kundërshtarin dhe nga reaksioni të marri përshtypjen. Qëllimi kyç ishte orientimi i fortë mbi njohurit e dialogimit – Taktika e provokimit. Ky ishte hap taktik i sigurisë, si preventivë kur nuk njihet mirë situata objektive. Të kërkosh më shumë, gabimi është më i vogël – Taktika e sigurisë. Këtu kundërshtari përdori  taktikën e refuzimit.

Kurti taktizoi me zhdërvjelltësi dhe mençuri duke ndryshuar agjendën e dialogut nga temat e imponuara prej Serbisë, dhe shtroi  temat në interes  të Kosovës  e për të cilat duhet marrëveshje. 

Vuçiç  sillej si i humbur, nga gjithë kjo ishte i shpartalluara dhe i shkallmuar. Tani ishte i zhveshur nga petku i presidentit- tani përballë Kurtit ishte ish ministri i propagandës së S.Miloseviç. 

Humbi i tëri, nuk kishte as pikë fytyre presidenti ,po atë  prej krimineli, nuk mund te fliste normal, ishte totalisht i hutuar i çakorduar nga  goditjet  e Kurtit, që ne fillim te këtij dialogu.

Për  Vuçiç kjo ishte një ditë e keqe me fatalitet, ngasë po këtë ditë  Presidenti amerikan e dërgoi zyrtarisht sinjalin e parë presidencial në adresë të presidentit serb Vuçiç, kur në telegramin  për përvjetorin e festës shtetërore serbe i përcaktoi se në qendër të dialogut Serbi-Kosovë duhet  të vendoset njohja reciproke midis dy shteteve fqinjë. Dhe kjo Albin Kurtin  e vendos  në të njëjtin akord me Presidentin Amerikan  Joe Biden.

Dëshmi  për këtë tronditje  psikologjike të presidentit serb Vuçiç, ishte dhe kjo, i cili në mëngjesin herët të 15 qershorit, si paranoik nga hoteli në Bruksel ,urdhëroi ngritjen në alarm luftarak të 15 mijë ushtarakëve dhe oficerëve të ushtrisë serbe në gjithë territorin vendit për të provuar gatishmërinë luftarake dhe për të nisur manovrat ushtarake “Goditja e rrufesë 2021”.

Takimi i parë politik i nivelit të lartë midis presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti në Bruksel  dështoi, ngase presidenti serb refuzoi momentumin e ri të krijuar nga politika e re e presidentit amerikan Joe Biden për dialogun Serbi-Kosovë dhe për Ballkanin. Pas takimit të Brukselit presidenti serb deklaroi në 15 qershor në media se “unë thashë se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën”. Presidenti serb nuk ka kuptuar akoma se me presidentin e ri amerikan erdhi edhe një doktrinë e re ballkanike amerikane, të cilën e shef si promovimim dhe  mbështetje  të interesave strategjike të SHBA dhe të aleatëve të saj në rajon.

Po çfarë ishin reagimet e opozitës për dialogun që ndodhi?  Po, ishin në plotëni dhe me të njëjtin takt të agjendës  serbe, jo se ta mbështetnin por me plotë kundërshti, këto duhet  të heshtin kur kihet parasysh se mu këto e sollën në këtë gjendje Kosovën. Këto e sollën në pazare politike vendin. Jo se do thoshin diç, po vetëm shpërfaqen averzionin që kanë ndaj kryeministrit  Kurti. Ishin, janë dhe do mbeten parti  të pareformuara, heq LDK e cila jep shenja të reformimit të një partie normale. Të tjerat do humbin kredibilitetin moral dhe politik me diskursin e mbrapsht që po vazhdojnë. Deklarimet e tyre janë turpi  i skenës politike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat