Letër e hapur BE-së dhe SHBA-së, në dialog të verifikohet identiteti i palëve dhe drejtësia të vjen në shprehje

Opinione

Letër e hapur BE-së dhe SHBA-së, në dialog të verifikohet identiteti i palëve dhe drejtësia të vjen në shprehje

Nga: Luz Tomaj Më: 21 qershor 2021 Në ora: 07:23
Luz Tomaj

Po e them që në fillim se, këtë letër, do ua postoi institucioneve të BE, Kryetarit të SHBA-së dhe DASH-it.

Bashkësia ndërkombëtare, historikisht, është ballafaquar, madje edhe tani ballafaqohet, me konflikte të ndryshme në mes shteteve. Dialogu është forma më e preferuar për zgjidhjen apo evitimin e konflikteve ndërshtetërore. Në këtë drejtim, BE vepron, brenda kontinentit, për fuqizimin e Unionit dhe sigurimin e lirisë dhe pavarësisë së shteteve, të cilat edhe e pretendojnë inkuadrimin në Union.

Në anën tjetër, SHBA-të, për fat të botës, shteti më I fuqishëm, nuk njef kufinjë kontinental apo të tjerë, vepron në sferën e humanitarizmit, sigurimit të sigurisë dhe lirisë së popujve apo shteteve të ndryshme. Shpresoi se, SHBA, në mënyrë permanente të inkuadrohet në cilësi të ndërmjetësuesit, në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Inicimi i dialogut

Në historinë e të kaluares, është e njohur se, kur në mes dy shteteve ndodhë konflikti, bëhet fjalë për shtetin agresor, në një anë dhe, shtetin viktimë në anën tjetër. Nuk ka ndodhë që shteti agresor të inicon dialogun. Jo jo, atë e inicon shteti viktimë. Sa për ilustrim, po e veqoi rastin e krimeve të Gjermanisë hitleriane, kundër popullit Gjuish dhe popujve të tjerë. Pas formimit të shtetit, hapi i parë i Izraelit ishte inicimi i dialogut me Gjermaninë, përfundimi i të cilit është i njohur.

Kosova e shpalli pavarsinë dhe formimin e shtetit në v. 2008. Mungesa e eksperiences dhe dobësit, të cilat I quaj subjektive të shtresave politike, as pas 13 viteve, nuk ndërmuar as edhe nji hap, në drejtim të inicimit të donji dialogu apo, parashtrimin e donji kerkese për kompenzimin e dëmeve të luftes edhepse, në krimet serbe, egzistojn tëgjitha elementet e krimit të gjenocidit i definuar në arenën ndërkombëtare, nga se bëhet fjalë për vrasje të shumta, për mijëra e mijëra dhunime dhe, shpërnguljen e gjysmës së popullatës shqiptare, nën presion, nga trevat e veta historike, me qëllim të spastrimit etnik.

Kosova heshti vite me radhë. Në anën tjetër, Serbia, diku para 10 viteve, e inicoi dialogun për gjoja të drejtat e një grusht serbësh në Kosovë. Pas shpalljes së pavarsisë, të drejtat e minoritetit serb, në asnjë mënyrë, nuk u cënuan. Përkundrazi, të drejtat i tejkalojnë të gjitha normat juridike ndërkombëtare, përfshirë edhe karten europiane. Minoriteti serb, në veri, nën ndikimin dhe udhëzimet nga Beogradi, u vetizolu, madje nuk e rrespekton shtetin e Kosovës. Në Veri as nuk shtrihet sovraniteti I shtetit të Kosovës.

Procesi i dialogut i përngjan procesit gjyqësor dhe drejtësia duhet të triumfoi

Krimet të cilat, Serbia, i bëri në Kosovë, në fund të shekullit të kaluar, nuk janë dhe nuk guxojnë, me qenë të panjohura, sëpaku, për institucionet e BE-s dhe SHBA-s. Në vazhdim, do të ofroj informacione, të cilat flasin se, krimet e fundit të Serbisë, ishin vetem një kontinuitet i krimeve historike.

Që drejtësia të vjen në shprehje, ndërmjetësuesit, duhet ta luajnë rrolin e gjyqtarit. Prandaj, që në fillim, ndërmjetësuesit, patjetër, duhet ta verifikojnë identitetin e njërës dhe palës tjetër - të egzekutorit dhe viktimës. Të dhënat historike flasin se, politika ekstremiste serbe dhe veprimet, në vazhdimsi synonin zhdukjen e shqiptarve. Prandaj, kur dikush, vazhdimisht bën krime, quhet recidivist që don të thot kriminel i papërmirësushëm.

Vetëm disa të dhëna historike

Nuk pretendoi të shkoi aq larg se Dardania ishte paraardhëse e Kosovës, se qytetet më të mëdha të Dardanisë ishin Nishi, Shkupi, Lipjani... Do i prezentoi disa te dhëna duke filluar nga viti 1912, kur, pas largimit të Imperis osmane, Serbia e riokupoi Kosovën. Veprimet e Serbisë ishin gjenocidiale ndonse gjenocidi si krim, nuk ishte kodifikuar. Gjat riokupimit, Serbia bëri kërdi. Për ato ndodhi, raportonin edhe mjetet europiane të informimit. Ja disa raportime:

1. Daily Cronicle raporton se, me 12 nëntor 1912, afër Shkupit u masakruan 2000, ndërsa, afer Prizrenit 5000 shqipëtar. Fshatrave ua kanë vu zjarrin ndërsa qytetarët janë masakruar.

2. Humanite I Parizit raporton plaqkitjet dhe masakrimet dhe shkatrrimin e 31 fshatrave.

3. Gazeta e Danimarkes Riget raporton se ushtria serbe bën luftë të tmerrëshme të çfarosjes. Raporton se në mes Kumanoves dhe Shkupit janë masakruar 3000 ndërsa afer Prishtines 5000 shqipëtar. Fshatrat shqipëtare I kanë rrethu dhe ua kanë vu zjarrin ndërsa banorët I kanë larguar nga shtepijat dhe I kanë masakrruar.

4. Raportuesi special I Daily Telegraph shkruan se, gjatë kalimit nepër Shqipëri, trupat e gjeneralit Jankoviq, I kanë tejkaluar te gjitha tmerrsirat e historis botrore, duke masakruar pleq, femra dhe fëmij, madje edhe foshnje. Raporton se oficerët serb, të kënaqur me fitore klithnin se mënyra më efikase e pacifikimit të Shqipërisë është zhdukja e tërsishëme e shqipëtarve.

5. E ashtuquajtura Kushtetuta progresive serbe, sipas urdhërit të Qeveris nuk vlente në trevat shqipëtare. Dominonte joligjëshmeria e okupuesit.

6. Edhe pas formimit të mbretris SKS (serbo-kroato-slovene), Serbia nuk ndalet. Gjatë proceseve kolonizuese (në tri etapa), përveq vrasjeve, Serbia bënte çdo gjë që shqiptarë të dëbohen nga trojet e veta në Turqi, ndërsa në Kosovë të vendosen shtresat e popullit sllav dhe të ndryshohet struktura e popullsis.

7. Kryeshefi I rrethit të Zveqanit(1924-1927) ishte shkarkuar nga detyra, bën ankesë dhe pohon se me meritat e tij janë dëbu 32000 shqipëtar nga trevat e veta në Turqi. Menjiherë Serbia e këthen në detyr si njeri I merituar.

8. Me 1937, Vasa Çubrilloviqi, anëtar I akademive të shkencave të Sërbis dhe Rusis, e qorton Qeverin serbe. Përveq tjerash, deklaron se, nëse Gjermanija shpërngul dhjetra mijra gjuish, në se Rusija shpërngul miliona njerz nga nji pjesë e kontinentit në pjesen tjeter, nuk do të ndodhë luftë botërore në se I shpërngulim disa qindra mij shqipëtar...

9. Pas Luftes dytë botërore, po ai Çubrilloviqi, në cilsi të ministrit në qeverin jugosllave, vazhdon me kolonizime në Kosovë. Më von, gjatë të pesdhjetave, A. Rankoviqi, me sherbimin e sigurimit shtetëror (UDB), nuk len gjë pa bër në Kosovë.

10. Dhe, në fund, krimineli Millosheviq, përpiqet të vazhdon politiken ekstremiste serbe dhe, ti zhduk kosovarët qoft me vrasje qoftë me shpërngulje....

Ajo çka ndodhi në fund të shekullit të kaluar, është krim tipik gjenocidial. Edhe ndodhinat që nga viti 1912 dhe në vazhdimsi, paraqesin krim të gjenocidit, ndaj Kosova të ndjek rrugen e Armenis, e cila e edhe e argumentoi gjenocidin e kryer në dëm të Armenis qysh ne fillim të shekullit të kaluar

Lajçak dhe Palmer të largohen nga posti i ndërmjetësuesve

Zoti Lajçak i përket shtetit sllav I cili nuk e ka pranuar pavarsin e shtetit të Kosoves. Në anen tjetër, Zoti Palmer, përmes bashkëshortes së tij serbe, është në lidhje me shtetin serb dhe nuk mund të zhvillojn biseda dhe bëjnë poza me liderët e kishes sërbe ekstremiste, të cilen, Serbia e shfrytëzon në proceset politike si asnji shtet tjeter.

Procesi i dialogut në fjalë, vërtetë, kërkon aplikimin e drejtësisë së plotë si element i pashmangëshëm i politikës. Mu për këtë, i kam sugjeru dhe po i sugjeroi shtresës politike aktuale të Kosovës, ndërmarrjen e aktiviteteve të parashtrimit të kërkesës, kundër Serbisë, për kompenzimin e dëmeve të luftës, qoftë edhe me padi, të cilën e lejon Statuti i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë - neni 35/3, pavarësisht se Kosova, akoma, nuk është anëtare e OKB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat