Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin

Opinione

Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:12
Dr. Abedin Axhoviq

Më 21 janar të këtij viti,pas një sëmundje të rëndë, dr. Abedin Axhoviqi udhëtoi drejt një toke të panjohur që do ta prekim të gjithë një ditë. Ky mjek i përkushtuar fjalëpak e punëmadh u nisë në fluturimin e fundit drejt engjëjve! Engjëj të bardhë, engjëll mantelbardhë. U nisë në këtë udhë në kohën kur ende kishte për të bërë . Rrugë të mabrë dokor! Do të takohemi të gjithë një ditë.

Për të shkruar për dr. Abedin Axhoviqin nuk e zgjodha unë, por atë ma preferoi puna e tij e palodhshme. Mirësjellja e tij. Buzëqeshja, gjeturia dhe profesionalizmi i tij ndaj pacientit. Unë që e kam njohur për së afërmi dr. Axhoviqin e mbaj mend gjithëherë pedant. Fjalë ëmbël. Të sjellshëm. Të afërt për bisedë e korrekt. Gjithësesi ishte dhe mbeti edhe shembull ndër kolegë ashtu siç e kërkon nevoja . E sidomos profesioni human i mjekut. Ishte vërtetë një “ “Yll” në msein e “ Yjeve mantelbardhë”. I rregullt në punë. I përpiktë dhe gjithëherë i gatshëm t’i ndihmojë pacientët. T’i orientojë të sëmurit në vendin e caktuar dhe t’i këshillojë për çdo gjë, për përdorimin e barënave (medikamenteve) dhe për kujdesin që duhet treguar ndaj të sëmurëve.

aftësia, mirësjellja dhe butësia e tij kanë bërë që dr. Axhoviqi të kërkohet nga pacientët për t’u kontrolluar kur ata i drejtoheshin Spitalit të Podgoricës. Ishte njeri që e donte profesionin dhe e respektonte atë. Profesionin e mjekut e ushtroi si i kishte hije. Ai gjithëherë, edhe kur kishte shumë punë (pacientë) ishte në krye të detyrës me mirësjellje, shpjegim e këshilla për secilin pacient në pëprfundim të çdo kontrollimi mjekësor.

Në një takim në Tuz, pas orarit të punës, e pyeta:

-Si e kalon me pacientët?

-Zakonisht e kalojmë mirë. Shpresoj se edhe ata ndahen të kënaqur me sjelljen, punën, kontrollin dhe mjekimin që ne ua bëjmë.

-A keni probleme në punën dhe profesionin Tuaj prej mjeku në vendin e punës?

-“ Jo, më tha. Probleme nuk kam pasur. Dhe nëse ato janë paraqitur ne i kemi zgjidhur aty për aty, nga se ne mjekët jemi për të qetësuar e shëruar të sëmurët. Dhe jo vetëmn ata, por kontaktet dhe bisedat me përcjellësit dhe të afërmit e tyre në të shumtën e rasteve e kanë bërë të vetën”.

-Si silllen pacientët apo përcjellësit e tyre kur vijnë në kontroll tek Ju?

jemi këtu për t’i ndihmuar dhe shëruar të sëmurët. Ndaj tyre sillemi në nënyrën më të mirë të mundshme, pasi kjo është detyra jonë që e kemi zgjedhur vetë. Ndërsa pacientët dhe përcjellësit e tyre e vlerësojnë shumë këtë veprim, andaj edhe janë mirënjohës dhe falënderues. Kjo na bënë të ndjehemi mirë dhe na jep shtysë që të vazhdojmë punën tonë- mjekimin e të sëmurëve.

-Puna e mjekut është pa orar, pasi e tillë është edhe sëmundja tek njeriu.Ju duhet të jeni në gatishmëri edhe në ditët e pushimit pasi rastet janë nga më të ndryshmet. Si ia dilni të jeni njerëzor me pacientët?

-Ana profesionale në fushën e mjekësisë është e lidhur ngushtë edhe me ndiesinë njerëzore. Nëse nuk e ke të dytën nuk mund të jeshë i sukseshëm as tek e para, mu përgjigj ai. Në fund të kësaj bisede të shkurtër e të sinqertë me thjeshtësinë që e ka karakterizuar ngahera doktor Abedini kujton në fillimet e punës së tij se “nuk ishte aq e thjeshtë të përballej me të sëmurin për një mjek pa shumë përvojë si ai, por gëzohej kur njerëzit i thonin: “ Je doktor i mirë!”

Falë punës me përkushtim të dr. Abedin Axhoviqit në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz, ku ka punuar shumë vite ishte dhe mbeti një nga ata mjekë, bashkë me kolegun e tij të ndjerë dr. Lukë Gjokajn, që nuk e ka humbur besimin ndaj parimeve të Hipokratit, për të cilat është betuar para më se tri dekada të shkuara kur përfundoi me sukses Faklutetin e Mjekësisë në Sarajevë. Një besnikëri që tregon shumë për vlerat e karakterit të tij, duke qenë se profesionin e mjekut dhe specializimin si mjek i mjekësisë së përgjithshme erdhën si rrjedhojë e zgjedhjes personale.

Axhoviqi fitoi autoritet dhe besueshmëri të gjerë në Malësi për karakteristikat e tij humane e njerëzore, të cilat nuk i ka humbur me kalimin e kohës deri në vdekje. Ai dinte të shpjegojë me një gjuhë të thjeshtë –me të folmen e Malësisë, gjendjen shëndetësore të pacientit, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin e të sëmurit, që cilido prefesionist me përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo sëmundje. Ky njeri i mirë dhe humanist është një nga ata mjekë që, duke gërshetuar përvojën me bamirësinë, ia doli të ngrisë popullaritetin e tij në Malësi dhe kudo tjetër ku ka punuar. Ndihmesa e pakursyer dhënë njerëzve si mjek i palodhur shënon kontributin e tij të veçantë në përkujdesjen e pacientëve. Figura e tij është vlerësuar lartë në Malësi, si një figurë e mjekut profesionist, të palodhur dhe humanist i shquar, i cili gjithmonë ka përcjell vetëm mirësi e buzëqeshje tek njerëzit që e kanë rrethuar dhe me të cilët është shoqëruar.

Vdekjen e tij Malësia e cilësoi si një humbje jo vetëm për familjen, por për tërë qytetarët e kësaj trevë. Malësia humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i gatshëm që në çdo rast dhe në çdo kohë të jetë në shërbim të secilit njeri që kishte nevojë. Doktori i nderuar krahas mjekësisë është marrë edhe me politikë, ku u aktivizua që nga viti 2009 Ka qenë kryetar i Komunës Urbane të Tuzit në periudhën 2014-2019. Malësia, e them me bindje, se përherë do ta nderojë doktorin e saj të përkushtuar. Nder dhe respekt për jetën dhe veprën e doktor Abedin Axhoviqit !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat