Vuçiq në siklet të madh, ja çka do të detyrohet të publikojë në lidhje me Kosovën

Opinione

Vuçiq në siklet të madh, ja çka do të detyrohet të publikojë në lidhje me Kosovën

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 24 korrik 2021 Në ora: 00:01
Aleksandar Vuçiq

Ndërtoi shtëpi e banesa në të ashtuquajturën “Lugina e diellit”, në tentim që në “heshtje” ta rikolonizojë Kosovën me ndihmën e mercenarëve të cilët, syqeltas e lejuan që të sillën në veri të Mitrovicës serb nga të gjitha viset e ish-Jugosllavisë, posaçërisht nga Vukovari ku ushtria kroate duke pasur parasysh se çfarë krime kanë bërë ushtarë e paramilitarë serb, duke vrarë, djeg çdo gjë që u erdhi në dorë, që ne më së miri e kuptojmë, sepse të njëjtën taktikë e kanë përdorë edhe në Kosovë, i dëbuan pamëshirshëm ashtu siç ishin edhe ata ndaj kroatëve.

Tek e fundit, udhëheqja e cila atë pjesë të veriut, gjoja ia ka dhënë në “qesim” Serbisë, duke e mashtruar popullin, ndërsa, në anën tjetër, Thaçi me bashkëpunëtorët e tij në koalicion, thurnin plane ogurzeza rreth ndarjes së Kosovës, duke përfshirë pjesën më vitale të aseteve ekonomike në shkëmbim me disa fshatra të Medvegjës së Kosovës Lindore.

Vuçiqit, pas takimeve më Kryeministrin Kurti, iu kanë ndezë dritat e kuqe për ta kuptuar s’e ka qitë “farë n’arë të huaj”.

“Opozita” e shkapërderdhur, e kompromituar nga pushtet bërja që nga çlirimi, në tentativë se sulmi është mbrojtja më e mirë, iu vërsulën kabinetit qeveritar sikur këta t’i kishin sjellë të gjitha ato vendime të dëmshme për Kosovën e në favor të Serbisë.

Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë qeveri të pa gabuar, por me rëndësi është që të vlerësohet se a ishin gabime nga mos eksperienca, mos bashkëpunimi me opozitën, mos transparenca dhe anashkalimi i organeve institucionale demokratike, në rënd të parë, Parlamentit, apo, servilizmit për pushtet dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Çfarë duhet “faturuar” zotit Kurti për të gjitha këto politika, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, duke ia lejuar Serbisë që të përzihet në mënyrë direkte në punët e brendshme të Kosovës, përmes strukturave paralele dhe partive politike serbe të dirigjuara nga Beogradi.

E, po këto parti serbe, e determinonin zgjedhjen apo jo të ish-Qeverisë PANA-Pronto, duke pritë Parlamenti i Republikës së Kosovës kthimin e Listës serbe nga Beogradi, për të na e dhënë OK, Vuçiqi, zgjedhjen e Qeverisë, duke i siguruar votat në zgrip.

Këtë, ish-udhëheqje kosovare të cilën populli më votën e lirë e largoi pas një sage dhe durimi mbi njëzetvjeçar kur kupa u stërmbush dhe populli u lodh, tani, po do të “shfajësohet” për sjellje poshtruese e nënçmuese të imponuar nga Serbia.

Ndoshta “po hyjë në gjynah me Vuçiqin”, të cilin po e akuzojë për ndërhyrje, por ai, nuk e bëri tërësisht krye në vete. I pat ndihmaqarët me emra e mbiemra.

Fatkeqësisht, po ata, ishin në lidhje biznesore dhe kontrabandimi sipas interesave dhe formave të cilat u konvenonin atyre, po me ato struktura, udhëheqja e të cilave, pinin kafe në zyrën e Kryeministrit të veshur me patika e farmerka, sikur të takoheshin ne ndonjë “ranq” kaubojsh.

Pra, Vuçiqi, paska “lavruar e qitë farë” n’arën e huaj, ama, me pëlqimin e ish=pushtetarëve të cilët jo qe nuk reaguan, por ia banë aminin sikur të ishin në pyetje interesat e qytetarëve të atyre, të cilët u përzurën me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre, të cilëve iu premtuan qysh në vitin 1999 se shumë shpejt do të kthehen në shtëpitë e tyre, sot në vitin 2021, ata ende janë refugjatë në jug të qytetit.

Kur të kujtohen këto veprime, njeriu normal nuk mund ta merr me mend se çfarë fshihej pas të gjithë kësaj. Megjithatë, do të zbulohen, anipse, me vonesë.

Vuçiqi, është në siklet të madh, nga populli i tij të cilin e ka fryrë me ultranacionalizëm e fashizëm dhe i vetmi shans për të dal nga ky kaos në të cilin kanë marrë pjesë, edhe ata që janë në Hagë, ndërsa, ata që po kokorisin duke tentuar t’i fshehin marifetet, më në fund, Vuçiqi do të jetë i detyruar që publikisht t’ua publikojë emrat e atyre të cilët ia kanë dhënë dritën e gjelbër me luajt me Kosovën duke e konsideruar, autonomi të vetën ashtu siç e ka në preambulën e Kushtetutës së tij.

Fatkeqësisht, regjistri i atyre mercenarëve dhe kolaboracionistëve, nuk është i vogël, duke e përfshirë edhe Kryeministrin shqiptar i cili, tani edhe haptas doli në anën e Serbisë, në dëm të Kosovës, duke ia mundësuar forcimin e pozicionimit të saj të favorshëm në Ballkan.

Si bashkë ideator të këtyre nismave të dëmshme, gjithnjë duke e anashkaluar qëllimisht Kosovën sipas kërkesës së Serbisë, duke mos e njohur si shtet sovran e të pavarur, ai, në takimet zyrtare, i kundërvihet Kryeministrit të Kosovës në mënyrë direkte, injoruese, arrogante, e besa edhe nënçmuese.

Por, falë aftësisë së zotit Kurti, Edvin Kristaq Rama, vetëm sa e shpalosi fytyrën e Esat pashë Toptanit të shekullit 21, i cili, po tenton ta poshtërojë, jo vetëm Kurtin, Kosovën, Shqipërinë, por edhe ta anashkalojë mikun tonë historik, shpëtimtarin dhe shtetformuesin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila, në Ballkan, ndër prioritetet, pos tjerave i ka shqiptarët në përgjithësi, ndërsa, Kosovën në veçanti.

Unë, nuk do të befasohesha, edhe nëse Edvin Kristaq Rama, shpallet person non-grata. Arsyet janë të, njëmijë e njëqindta.

Në këto kohëra, ndoshta duhej të afirmohej i ashtuquajturi “nacionalizmi progresiv” që, është i mirëseardhur ndoshta edhe i mirëseardhur për kombet e vogla si formë dhe metodë për të mbijetuar dhe për t’iu kundërvërë, nacional shovenizmave dhe fashizmave të fqinjit tonë verior, i cili nuk do të ngopej po të mbetej edhe vetëm një shqiptar.

Ku jemi ne në këto rrethana?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat