Para ose kapitali...

Opinione

Para ose kapitali...

Nga: Agron Shabani Më: 30 korrik 2021 Në ora: 10:26
Agron Shabani

Një proverbë e njohur izraelite thotë:" Paraja ose kapitali janë zotërinj të pamëshirshëm, por edhe aleat ose shërbyes të mrekullueshëm."

Sipas definicioneve të njohura shkencore ose filozofike të Karl Marksit:" Gjendja e mirë materiale ose ekonomike përcakton vetëdijen klasore së bashku me superstrukturën e njohur shtetërore dhe nacionale, respektivisht shoqërore dhe qytetare.".

Prandaj, ekziston metafora ose ekzegjeza e njohur idealiste dhe materialiste, sipas të së cilës: "Njerëzit ose popujt e zhvilluar dhe përparimtar, nuk i investojnë të hollat ose kapitalin e tyre në besim, moral, karrierë, lumturi, prestigj ose autoritet personal, por besimin, moralin, përvojën, aftësinë, autoritetin (prestigjin), të hollat (paratë) ose kapitalin e tyre, i investojnë në mirëqenie, lumturi, zhvillim dhe përparim të gjithmbarshëm kolektivë, global ose universal- konform rregullave dhe parimeve të shquara të "Etikës Protestante", si dhe të 'Zekatit" në kuadër të librit të shenjtë të "Kur'anit" etj.

Në këtë prizëm duhet veçuar (me nota të larta ose superlative)-intelektualin, politikanin, humanistin, patriotin dhe afaristin e shquar shqiptar të kalibrit botërorë, z. Behgjet Pacolli, i cili si duket, të tërin, mundin, përvojën, intelektin, narrativin, arsimimin, profesionalizmin, eruditizmin, akribitetin, luciditetin, karitativitetin, kapacitetin (potencialin), misionin, pasurinë ose kapitalin e tij, ia ka kushtuar një qëllimi, ideali dhe vizioni të vetëm dhe kryesor: T'i ndihmojë njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tij kur e kanë më se vështiri dhe kur kanë nevojë.

Se këndejmi, një shteti të lirë, të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkëkohor, pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasë gjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithmonë i ka përmbysur ose tejkaluar tendencat dhe fenomenet e njohura borxheve, skllavopronare ose feudaliste, dukej bashkuar botën, shtetet dhe shoqëritë e ndryshme gjithandej globit ose kontinentit tonë një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. Kjo zaten është edhe vlera globale ose universale e "tregut global" të vlerave, resurseve dhe kapitali botërorë.

"Atdheu im është bota, ndërsa feja (religjioni), besimi, morali dhe ideali im kryesor, janë arritjet, zhvillimet dhe përparimet e gjithmbarshme shkencore, industriale, sociale dhe ekonomike." (Kristian Hajgens)

Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetëror (kushtetues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtet e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurrencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t'i themi kushtimesht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist.

Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj.
Mendja, zemra dhe shpirti i popullit dhe lidershipit politik, janë plot kur arka ose buxheti i shtetit, janë plot.

Ndërkaq, zemrat dhe shpirtrat e prindërve të varfër ose të skamur, digjen ose kallën flakë, atëherë kur goja dhe stomaku (barku) i fëmijëve të tyre, janë të thatë ose fare bosh.

Seneka thotë se: "Vetëdija, edukata, kultura, solidariteti, mbanmendja ose kujtesa individuale dhe kolektive, janë një gurë i fuqishëm bazamental dhe motivues në tempullin ose kështjellën (fortifikatën) e shpresës dhe ardhmërisë globale të individit dhe kolektivitetit.;

Edukata, kultura, morali, disiplina, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, si dhe për çdo popull ose komb, para se gjithash si çelës i njohur sociopolitik. sociopsikologjik dhe sociofilozofik qè e hapin portën dhe zbulojnë "fshehtësinë publike “për të ardhmen e individit dhe kolektivitetit. Si profile, shfaqje, manifestime ose 'relikte të bukura' në atë menyrë që ato gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Sidomos bamirësia dhe solidariteti.

Njerëzit ose qyqarët e një shteti të pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik si Kosova, në instancë të fundit janë miq, aleat, partner, anticipant, pretendonte dhe participant të njëjtë dhe të barabartë të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive.

U mor vesh se boshti kurrizor i secilës etikë shtetërore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste.

Ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat