Erich Honeckeri i Shqipërisë londineze, alias spiuni serbo-greko-rus, Edvin K. Rama, dhe i “dashuri” i tij Goran Bregoviçi..!?

Opinione

Erich Honeckeri i Shqipërisë londineze, alias spiuni serbo-greko-rus, Edvin K. Rama, dhe i “dashuri” i tij Goran Bregoviçi..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 4 gusht 2021 Në ora: 21:36
Edi Rama dhe Goran Bregoviç: Foto ilustrim nga "Bota sot"

Erich Honecker (25 gusht 1912 - 29 maj 1994) ishte një politikan komunist i RDGJ i cili e drejtoi vendin e tij nga viti 1971 e deri pak para rënies së Murit të Berlinit, tetor 1989.

Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë Lindore (SED) si dhe kryetar i Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare, kurse me 1976 do e merr postin e kreut të shtetit nga Willi Stoph. Si udhëheqës i RDGJ, Honecker kishte lidhje të ngushta me Bashkimin Sovjetik, karriera politike e të cilit do filloi qysh në vitin 1930, kur u bë zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, nga i cili post edhe do burgoset nga nazistët. Pas Luftës së Dytë Botërore ai u lirua nga ushtria sovjetike, ndërsa siç dihet ishte organizatori kryesor i ndërtimit të Murit ndarës të Berlinit me 1961, siç ishte edhe përgjegjësi kryesor për dhënien e urdhrit për të shtëna nga armët përgjatë Murit dhe kufirit më të madh të brendshëm gjerman, ndaj kujtdo që tenton të ikë në Gjermaninë perëndimore..!?

A po e luan në dhjetë vitet e fundit Edi K. Rama rolin politik të tradhtisë kombëtare, sikur Erich Honecker në vitet e 70-ta ndaj Gjermanisë perëndimore, unë e them me bindje të plotë, Po, dhe, për këtë mund të sjellim plotë fakte..!?

Pra, është një fakt i pamohuar, se Edvin K. Rama, që kur erdhi në krye të PS të Shqipërisë me 2005, sidomos qëkur u zgjodh kryeministër i Shqipërisë me 2013 me vota të manipuluara, i gjithë aktiviteti politik si dhe qëndrimet e tij karshi 2 milion shqiptarëve të Kosovës dhe pavarësisë së saj, kanë qenë anti-kosovare dhe në sinkron të plotë me politikat shoviniste dhe kriminale të Serbisë ndaj Kosovës..!?

Se cilat janë motivet, shkaqet, arsyet dhe interesat e politike të E. Ramës, që të mbajë qëndrime plotësisht të kundërta nga ato të politikanëve shqiptarë në Kosovë, në veçanti kur bëhet fjalë për politikën hegjemoniste dhe antishqiptare të Serbisë ndaj Kosovës, përgjigja e sakët në këto pyetje kërkon kohë dhe analizë më të gjerë.

Por, siç dihet qëndrimet politike të E. Ramës në vazhdimësi kanë qenë ndryshe nga ato të politikanëve kosovarë, dhe ç’ është më e keqja, gjithnjë “pro” serbe dhe të dyzuara me plotë simpati, miqësi dhe vëllazëri të ngrohtë, herë me Goran Bregoviçin, rokerin kriminal serb të cilit ia dhuroi çelësat e Tiranës me 2014, i cili ushtarëve kriminelë të Serbisë gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë u ka kënduar këngë trimëruese në vijën e partë të frontit (“Kallashnikov”), herë me Aleksandar Vuçiqin, ministrin e propagandës së Millosheviçit gjatë luftës, i akuzuar si kriminel lufte, herë me lesbeiken Ana Brnabiç, etj., duke provokuar dhe lënduar thellë në këtë mënyrë shpirtin e mijëra nënave dhe baballarëve, motrave dhe vëllezërve kosovarë të cilët i humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë..!?

Duke mos i harruar këtu qëndrimet e E. Ramës kundruall skenarit të fshehtë në Nish bashkë me A. Vuçiqin dhe H. Thaçin për ndarjen e Kosovës, qëndrimin e tij të njëjtë me kriminelin Vuçiq për formimin e Mini-shengenit, tash me një nofkë fantome; “Ballkani i hapur” me prapavijë të qartë djallëzore për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës, duke i tradhtuar hapur dhe pa fije turpi interesat vitale të Kosovës dhe kombit shqiptar në Ballkan..!?

Pra, miqësia kaq e ngushtë e E. Ramës me kriminelët e Serbisë mbetet ndër çështjet më enigmatike në skenën politike shqiptare sot, sidomos sekreti se nga e ka gjenezën e gjithë kjo simpati, miqësi dhe vëllazëri e tij me fashizmin serbomadh në Ballkan. Pra, nga e merr ky djall i kuq gjithë këtë ushqim shpirtëror (Edi Rama) për ta adhuruar një populli të kriminalizuar siç janë serbët, duke shkelur rënd gjakun e 13.000 martirëve shqiptarë që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, e të përjetësuar në lapidarët e 400 varreza masive, të cilat klouni enverist nuk i ka vizituar asnjëherë qëkur gjendet në krye të qeverisë së Shqipërisë..!?  

Dihet historikisht se Kosova ka qenë gjithmonë mburojë e fortë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë londineze nga sulmet barbare të regjimeve të Serbisë gjatë dy shekujve të kaluar, të cilës sot ky ia ka dhuruar bregdetin shqiptar, madje duke e “zbukuruar” me muzikë serbo-çetnike të krimineles Ceca-Arkanoviç në plazhet e Shqipërisë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat