Para se të merrej nisma për “mini-schengen”,Shqipëria dhe Serbia sikur nuk tentuan që sëpari të heqnin barierat e konfliktit njëqindvjeçar. Qysh nga takimi “i madh”të afaristëve nga Shqipëria dhe Serbia në Nish 2016,nën patronatin e Vučić dheRama, filloi një rritje e madhe e shkëmbimit ndërshtetror të mallrave. Nga atëher, kjo ka shënuar rritje mbi 70℅,dhe në ndërkohë afro 1000 firma serbe kanë vënë raporte biznesi me partnerët shqiptarë.Qytetarët e të dyja vendeve mund të kalojnë kufirin vetëm me kartë identifikimi.Në vitin e kaluar,të pandemisë,në Shqipëri veruan gjashtë herë më shumë turist serbë krahasuar me vitet e kaluara.Në 2021 vërehet dhe rritje shumë më e madhe.
Megjithatë, kjo reçetë e provuar nuk do të mjaftonte të ndikonte kundër të gjitha paragjykimeve, miteve serbe,kundër vrasjeve dhe masakrave që ka bërë Seriba që nga luftat Ballkanike, po dhe shumë problemeve politike akoma të pazgjidhura?
Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kanë në mes hendekun e madh, që quhet Kosovë. Kosova është pjesë e trungut, e historisë, e identitetit dhe e kontinuitetit të kombit shqiptar, e ekzistencës dhe e perspektivës së kombit shqiptar.
Serbia, jo vetëm nuk e njeh dhe nuk e pranon, por zyrtarisht dhe publikisht kërkon t’i rikthejë statusin e kolonisë serbe, që e ka pasur për njëqind vjet. Do të jetë pajtimi midis Serbisë dhe Kosovës ai që do të çojë te pajtimi i Shqipërisë me Serbinë, dhe nuk mund të jetë pajtimi i Shqipërisë me Serbinë që do të çojë te pajtimi i Serbisë me Kosovën.Kur mohohet historia kombëtare me teza idiote se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë zhvilluar luftëra me njëra-tjetrën, kur Serbia edhe disa vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mbante të pushtuara pjesë të Shqipërisë së Veriut.
Inisiativa “OPEN BALLKAN” e nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut është e dëmshme për Kosovën në aspektin historik, politik, diplomatik,
Dhe përkundër të gjithave,për atë që po ndodhë në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë – Partia Demokratke e Shqipërisë,qëndron e heshtur, e nemitur!
Përse kjo heshtje nga PD?
PD vetëm do kafshonte gjuhën,kur edhe raportet Shqipëri – Kosovë nuk shkonin mirë?!
Rama dhe Vuić ndër vite takohen,bisedonin,bashkpunin,zgjedhin fjalët për njeri tjetrin dhe për këtë askush nuk i ndëshkon.Për këtë hapje Vučić në Serbi ka më shumë mbështetje pas takimit të parë me Ramën.Paradoks, Rama fitoi zgjedhjet edhepse kaherë bashkëpunon me Vučić dhe janë partner të ngushtë politik dhe se Edi Rama qëndron shumë larg me Albin Kurtin,jo se do duhej të ishte e kundërta e kësaj.Sikur nuk e lidhin Ramën ndjenjat nacionale dhe historike.
Dhe PD vazhdon me heshtjen?! Përse?
Hipokrizia e Edi Ramës,përpjekja e tijë antihistorike dhe antikombëtare, që ndërsa i dërgoi mesazh të turpshëm jodiplomatik Europës, se nuk mund të na e thotë se çfarë mund të bëjmë, kryeministri tregohet për bindjen për projektin e mikroaleancës serbe me emrin “mini -cshengen”, e krijuar zyrtarisht në 10 tetor 2019 në Serbi nga presidenti Vučiċ. Projekti serb, ky për t’iu kundërvënë projektit gjerman të “Procesit të Berlinit” dhe për të marrë Serbia një rol hegjemonist në pesë shtete ish-jugosllave plus Shqipërinë. Është një projekt serbo-rus, që përkon me iden pansllaviste “Ballkani – Ballkanasve”,i cili krijoi qysh në fillim shumë dyshime në Ballkanin Perëndimor, në BE dhe në Europë.
Rama kurrë nuk do donte t´i shofi në Tiranë liderët e Kosovës – PD heshtë! Përse?
Tani më qëndron aksioma,e gjithë kësaj, se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,në vazhdimësi,duke injoruar liderët e lartë kosovari i ka bërë inkursion politik Kosovës – thënë shkurt e shqip “thikë pas shpine”! Edi Rama kurrë nuk do donte t´i shofi në Tiranë si Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti , Kryeparlamentarin Glauk Konjufca poashtu edhe Ministren e jashtme Donika Gërvalla. Ky ë shtë një kob brenda shqiptarë që ka sjellë Edi Rama. Kjo është politika e “lulëkuqeve” të “Rilindjes”.
Dhe gjitha këto ndodhin para syve të PD,dhe heshtja vazhdon.Sikur edhe vëshët u janë bërë të shurdhër.Po,ja se janë të zënë me veten e tyre,me atë se ”çfarë na ndodhi që mbërritëm në këtë humbje katastrofike”, si po e trajtojmë atë sot dhe cila do të ishte zgjidhja, që do të qonte në bashkimin dhe ringritjen e PD. Me fjalë të tjera Partia Demokratike, “ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet”.
Po, çfarë po ndodh sot me Partinë Demokratike?
Humbje dëshpëruese, e cila duhet të shoqërohej me dorëheqje të parevokueshme. Kishin edhe precedentin e katër viteve më parë. Partia Demokratike vështirë se do marri veten,po merret me riparimin e defekteve të rënda dhe efektet negative, që ka sjellë drejtimi i personalizuar.
Dhe gjerësa PD mendon,se si do jetë një parti model për shoqërinë shqiptare, vendi po katandiset.Me heshtjen që e ka pllakosur PD vështirë të shndërrohet ,shumë shpejt, në tempullin e opozitës në Shqipëri, duke qenë se i takon të jetë forca udhëheqëse dhe duhet të qëndronte si zëri i fuqishëm i popullit të opozitës, në bashkëpunim dhe koordinim me çdo forcë tjetër politike që zgjedh të jetë kundërshtare e qeverisë që ka katandisur shtetin dhe vazhdon të dëmtoj rëndë interesat kombtare.
Po vazhdon të heshti PD atëher heshtja është pajtim me të keqen, është dorëzim para kësaj katrahure ,do ishte bashkëfajësi. PD padyshim është aset me vlerë kombëtare, është pionieri dhe thesari i demokratëve të Shqipërisë. PD nuk duhet të lejoj kurrë që për shkak të një apo disa njerëzve të shndërrohet,nga dita në ditë, në një kompani biznesi privat, që i bien aksionet çdo ditë ,po vazhdon të sillet kështu.
“Një qeveri e korruptuar është një armik i qytetarit. Një opozitë e korruptuar është një tradhëti ndaj qytetarit. Se kjo i jep shpresë që jo vetëm nuk jemi “ata”, nuk jemi si sundimtarët e sotëm, por jemi 100% të ndryshëm.Vetëm kështu e bëjmë PD më të madhe se vetja, …, ne do të jemi shpëtimi i të ardhmes së këtij vendi”.
Ishte kritikuar dhe qeveria: “Kjo qeveri prej ditës së parë i ka shërbyer vetëm interesave të veta. Ky kryeministër nuk e ka pas mendjen dhe nuk e ka i vet mendjen tek interesi qytetar por vetëm tek xhepi”.
Dhe asnjë fjalë më nuk dëgjohet për këtë që po ndodhë tani? PD mu tani,në këto rrethana që po ndodhin brenda dhe asaj gjeoploilitike,duhët të tregoj se është100% ndryshe.Të tregohet ,po dhe të veproj se është “shpëtimi i të ardhmës së këtij vendi” dhe jo vetëm ,po dhe çështjes dhe interesave kombëtare,që sot gjendet në një pikë infleksioni dhe është vënë në pikëpyetje se nga do shkoj lakorja e grafikut e interest kombtar.
Historia e PD-së mban dritë –hije. E shënuar është në histori histori si partia e parë opozitare në Shqipëri që hapi rrugë pluralizmit politik. Por në historinë e saj të deritanishme mban edhe ngjarje të rënda si lejimi i skemave piramidale, shembja e shtetit dhe ç´thuarja e vendit në vitin 1997 në prag të luftës civile, skandali i Gërdecit në vitin 2008, vrasja e katër protestuesve të paarmatosur në protestën e socialistëve opozitarë në janar 2011.
Në PD ,thonë se do të hapin një kapitull të ri dhe të shkëputet me vendosmëri nga hijet e historisë. Pas tri humbjesh radhazi dhe akuzave brenda PD-së për "gabime të rënda në vizionin politik të aksionit opozitar”, që PD duhet të rikonceptojë në strategjinë e sajë.
Atëher Partia Demokratike nuk guxon të sillet si miope në këto rrethana, kur është rrezukuar bërthama kombtare,kur shofin se kryeministri Edi Rama me gjthë qeverinë po dëmton dhe lufton qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.Kur Rama po dëmton politikisht raportet ndërmjet Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Atëherë, pse heshtë Partia Demokratike?
PD ka në dijeni se, në 20 vitet e fundit, qasja e lidershipit të Shqipërisë karshi Kosovës, më tepër ka qenë qasje partiake e shoqërore, sesa shtetërore.
A nuk shofin, se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që për të shfryrë mllefin e mbledhur ndaj liderëve kosovarë. E nisi me ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, duke e bërë fajtor për mosliberalizimin e vizave për Kosovën për ta vazhduar me Kryeministrin Albin Kurti, për “Ballkanin e Hapur”, ku kritikoi Kosovën se nuk po i bashkohet nismës së tij.
Demokrat,dini ju çfarë ka Edi Rama? Apo dhe ju “nuk u ha luli”?
Po e keni në dijeni – përse zgjodhët heshtjen?
Partia Demokratike,tani nuk guxon të heshti para “Dasmës Rama – Vuqiç apo Soros – Beograd & FUNERALIT Bashkimit Shqipëri – Kosovë”.
Partia Demokratike,tani nuk guxon të heshti para hegjemonisë pansllavite “Bota Serbe”,mjaft me heshtje – “Enough is enough”! Sot ,nesër mund të jet vonë!
Ngrituni dhe delni në ndihmë “ujkut të vetmuar”që po sulmohet nga hienat nga Beogradi,Tirana dhe Shkupi po dhe nga brenda.Sot, për Kosovën dhe Qeverinë e Kosovës kërkohet të mos heshtni,po te ngreni zërin fuqishëm në mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti,për kauzën e Kosovës –kauzën kombëtare . Në 1999 Kosova ishte në rrezik të shfarosjes dhe në ndihmë i erdhi NATO me SHBA dhe boten demnokratike.Sot Kosova ka nevojë për mbështetje morale politike dhe diplomatike si kurrë më parë.