Problemet dhe zgjidhjet për parandalimin dhe luftimin e zjarreve shkatërrimtare në natyrë dhe ekonomi

Opinione

Problemet dhe zgjidhjet për parandalimin dhe luftimin e zjarreve shkatërrimtare në natyrë dhe ekonomi

Nga: Enis Shatri Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Në stinën e verës përpos temperaturave të larta, si shkaktar të zjarreve në malet dhe bjeshkët e larta të Republikës së Kosovës, pjesë e kësaj apokalipse po bëhet edhe njeriu, [1]për shkaqe të pashpjegueshme po shkaktojnë zjarre. Dëmet e shkaktuara po jenë të parikthyeshme për floren dhe faunën. Gjithashtu duke rreziku, vendbanimet dhe shtëpitë tona, dukuri që përsëriten çdo vitë në kohë dhe vende të ndryshme, ka propozime që për zjarrëvënsit të shqiptohen dënime më të larta dhe të quhen terrorist të natyrës.

Pajisjet e zjarrëfikësve (vjetërsia e automjeteve, pajisjet personale) është njeri ndër problemet kyçe të cilat nuk lejojnë të afrohen më afër vatrave të zjarrit, duke admiru zjarrëfikësit për motivimin dhe përpjekjet e tyre edhe me rrezikim të jetës së tyre, përkundër pagave të ulëta dhe pajisjeve jo-moderne, për shkak të terenit të thyer/rrëpinjet malor dhe bjeshkë të larta. Po ashtu mos të harrohet edhe intervenimi i njësive ushtarake në rastin tonë Ushtria e Kosovës (FSK) brenda[2] dhe jashtë shtetit [3]duke u rreziku edhe jeta e pjesëtarëve të tyre.

Shteti i ynë, me të gjitha Institucionet relevante, duhet të përgaditë projekte, të investojë pa hezitim dhe të neutralizojë arsyetimet banale që parandalojnë investimet adekuate për luftimin e zjarreve me teknologji dhe pajijsje përkatëse. Në rastin konkret helikopter Bell 204, Bell 205, Bell 212 etj [4] dhe avion amfib Canadair CL-415, CL-515 “First Responder”​[5] me çmim 30 milion dollarë, apo të merren

me qera për muajt më kritik të vitit, korrik deri në shtator. Në botë, kohët e fundit si mundësi për fikjen e zjarreve shfaqet aplikimi i dronëve, shembulli në Dubai[1] të cilët me sukses kanë provoku/shkaktu edhe reshje shiu në zona të caktuara, kurse Kina arrin një nivel më të lartë të përdorimit autonom të Dronëve zjarrfikës, qoftë në natyrë apo ndërtesa të larta[2]banimi. Mandej, monitorimi i zjarreve me dronë në Itali, në fusha të hapura.[3] Ka raste në vendin tonë, që vetëm pas 2-5 ditëve reagojmë në teren shkaku i burokracisë, neglizhencës dhe mungesës së pajisjeve adekuate për terrene të vështira. Të shpresojmë që me Dronët e rinjë që do të bleje FSK-ja, t’u dalë në ndihmë edhe Emergjencave në Republikën e Kosovës.[4]

Zjarrëvënësit, shkaktuesit e tyre, të dënohen me punë të detyrueshme duke mbjellë një numër të konsiderueshëm drunjësh 1000 -10 000 të tillë, qoftë në pjesën, territorin e dëmtuar nga zjarri apo dikund tjetër si e caktojnë agjensitë ligjzbatuese. Në disa vende (male dhe bjeshkë më të dendura me vegjetacion) të vendosen edhe kamera të fshehta monitoruese[5] për identifikim më të shpejtë të zjarrvënësve, në bashkëpunim me Shoqatat Alpiniste-Bjeshkatare.

Në rastin tonë idetë dhe projektet nuk duhet të kufizohen për shkak të burimeve njerëzore profesionale[1] dhe buxhetit shtetëror. Veprimet tona të jenë konkrete, me mundësi aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës, i cili edhe pas 7 viteve të dorëzuar për menaxhim nga KFOR-i Italian, është jashtë përdorimit multi-funksional, për të cilin qëllim është ndërtu[2], si dhe Liqenin e Radoniqit për vendosjen dhe mbushjen me ujë të rezervuarëve të aeroplanëve amfib. Të bëhet plani që të shpronësohet edhe një rrip/brez toke që të lidhet direkt Aeroporti me Liqenin.

Në bazë të Raporteve të institucioneve ndërkombëtare (Bankës Botërore) [3] Shqipëria ka mangësi të theksuara për mbrojtjen nga zjarret si e vetme. Andaj, duhet që Kosova dhe Shqipëria të fillojnë zbatimin Memorandumeve të nënshkruara[4] të blejnë apo marrin me qera së bashku së paku 2 (dy) avion amfib. Të cilët, mund të vendosen në Liqenet e të dy vendeve, në rastin tonë Liqeni i Radoniqit, kurse në Shqipëri në Kukës afër Bazës Ushtarake dhe Liqenet tjera të Shqipërisë, në Shkodër, Pogradec etj, bazat bregdetare.

Pra, këto mjete avion/helikopterë, mund të blihen nëse i lëmë mangut 3 km autostradë, qoftë në Kosovë (mbi 11 milion euro 1 km)[5] apo Shqipëria mbi 15 milion euro[6], 1 km i autostradës, gjatë një viti të shpenzimeve buxhetore.

Dëmet e shkaktuara në natyrë, përpos drunjëve të cilët janë shumëvjeçar, dëmet shfaqen paralelisht edhe për botën shtazore, specie të rralla kafshësh të djegura e të dëmtuara dhe botës bimore, bimë medicinale të rralla, që në treg ndërkombëtar janë miliona euro/dollarë të humbura dhe tejkalojnë çmimin e blerjes së helikopterëve dhe avionëve amfibë. Zjarret janë të përvitshme, kurse me ndryshimet klimatike për çdo vitë po bëhen edhe me intensive, të përmasave të mëdha, të cilat po iu afrohen vendbanimeve dhe qyteteve p.sh., Athinë, Greqi, Antalya, Turqi etj, duke rreziku jetrat e njerëzve, me fatalitet vdekjen qoftë nga tymi apo zjarri. Kurse industrinë e turizmit, këtë degë të rëndësishme të ekonomisë e çrregullon dhe rrezikon seriozisht për vitet e ardhshme.

Për këto arsye, në përfundim të të gjeturave, lidhur me problemet e zgjidhjet për luftimin e zjarreve, investimi në pajisje dhe teknologji për luftimin e zjarreve në afërsi dhe largësi, duhet të jetë prioritet i shtetit dhe institucioneve përkatëse, të cilat veprojne ndaras apo së bashku në raste të caktuara. Çdo arsyetim kundër investimeve për luftimin e zjarreve, kinse për shkaqe të mungesës së burimeve njerëzore dhe buxhetit shtetëror, nuk është asgjë tjetër, vetëm se diversion/sabotazh i forcimit të shtetit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së shtetasve të tijë. Personat që pengojnë dhe veprojnë kundër këtyre iniciativave të ndjeken, sipas ligjeve të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat