Kosovës, a më shumë i kanë kushtuar hajnia dhe haraçi apo asfalti?

Opinione

Kosovës, a më shumë i kanë kushtuar hajnia dhe haraçi apo asfalti?

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 shtator 2021 Në ora: 01:00
Adem Bytyçi

Kosova, pas përfundimit të luftës është ballafaquar me shumë vështirësi si pasojë e luftës.

Përveç viktimave të shumta në njerëz, shkatërrimet ekonomike nga forcat armike vlerësohen të kenë qenë me miliarda.

Pas përfundimit të luftës, në vend që forcat politike vendore të merrnin zhvillimin e mirëfilltë ekonomik të vendit krijuan forma destruktive ekonomike në interesin individual të disa politikanëve me ndikim.

Kazinotë filluan të mbinin në çdo qytet si kërpudhat pas shiut.

Dyshohet të kenë zhvilluar dhe ushtruar veprimtarinë e tyre ekonomike "afariste" jashtë rregullave juridike.

Disa politikanë të cilat para lufte nuk kanë pasur as opinga për të mbathur, pas lufte me shpejtësi krijuan pasuri marramendëse , po të pyetën për burimet mbi të cilat i kanë krijuar ato pasuri, shtëpi luksoze, vila moderne brenda dhe jashtë vendit nuk dinë ta thonë as edhe një fjalë të vetme , në një rast e pata dëgjuar një politikanë kur e pyetën gazetarët prej nga gjithë ato shtëpi dhe vila brenda dhe jashtë vendit të thoshte i kam gratis nga shokë e miq.

Këto ditë po lexoja një shkrim të drejtuesit të gazetës kombëtare “Bota Sot”, i cili informonte se një personalitet me ndikim gjatë luftës në Zvicër, anëtar i LPK-së, kishte dhënë me fajde qindra dhe mijëra franga zvicerane, kontribut i diasporës individëve, të cilët i njihte me emër dhe mbiemër autori i shkrimit.

Dyshimet se në xhepin e kujt kishin përfunduar gjithë ata lekë ishin të mëdha, edhe pse autori i shkrimit e dinte saktësisht personin.

Vargu i keqpërdorimeve të politikanëve në Kosovë pas luftës është shumë i gjatë, por përveç se askush nuk është marrë me ta as edhe prokuroritë dhe Gjykatë ,të njëjtit janë shumë aktive në jetën politike në Kosovë dhe përsëri e synojnë pushtetin me çdo kusht për ta vazhduar avazin e vjetër të tyre për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Tani, për një çast t'i apastrofojmë të gjitha këto të këqija për ta parashtruar një pyetje përgjigjen e së cilës nuk është edhe aq lehtë për ta dhënë: A thua Kosovës pas lufte me shumë i kanë kushtuar korrupsioni, krimi ekonomik, hajnitë dhe pasuritë e pa justifikueshëm të bosëve të politikës apo asfalti?

Edhe pse jo tani, me siguri një ditë kjo pyetje do ta merr përgjigjen e merituar nga ekspertë eminent të te dyja fushave, fushës së ekonomisë dhe drejtësisë, përderisa kjo pyetje mbetët pa përgjigje, ani pse politikanët e kanë të pamundur për ta pranuar, Kosova e ka të vështirë ta gjejë rrugën e vërtetë të zhvillimit dhe përparimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat