Deri kur me Abazoviqa, Esat Pashë Toptana, Rrahman Morina dhe hiqa?

Opinione

Deri kur me Abazoviqa, Esat Pashë Toptana, Rrahman Morina dhe hiqa?

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:28
Adem Bytyçi

Për fatin e keq, gjatë historisë hegjemonizmi dhe politika anti-shqiptare serbe, për t'i shtypur dhe persekutuar shqiptarët ka gjetur në radhët e pseudo- shqiptarëve Abazoviqa, Esat Pashë Toptana, Rrahman Morina etj.

Rasti i gradimit të një popi të Kishës ortodokse serbe në Cetinje të Malit të Zi, dhe kundërshtim i një akti të tillë anti Malit të Zi, nga forcat progresive malazeze, vuri në pah se, disa pseudo shqiptarë Abazoviqa, përkrahin Kishën ortodokse serbe kundër identitetit nacional dhe fetar të malazezve .

Emisioni i kishës ortodokse serbe qoftë në Mal të Zi, qoftë në Kosovë apo kudo tjetër nuk është në funksion të besimit, por në shërbim të hegjemonizmit, fashizmit dhe racizmit kundër popujve jo serb në të gjitha vendbanimet në ish-Jugosllavi.

Kisha ortodokse serbe ishte ajo e cila e "bekoi" politikën e krimeve makabre të Millosheviqit kundër popujve jo serb në luftën e fundit në ish Jugosllavi.

Përderisa radikalizimi dhe ekstremizmi fetar ortodoks serb e dominon politikën shtetërore të Serbisë, në hapësirën ballkanike nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe të përhershme në mes popujve dhe kombeve të ndryshme për shkak të ekspansionizmit të Kishës ortodokse serbe për t'i nënshtruar dhe sunduar popujt tjerë jo serb në rajonin e Ballkanit.

Në qoftë se BE-ja, nuk i jep të njëjtin kualifikim ekstremizmit ortodoks serb si ekstremizmave tjerë fetar në botë, paqja në BE, do të jetë përherë nën kërcënimin e kësaj të keqe të cilës i ka shpallë luftë e gjithë bota demokratike dhe përparimtare.

Deri më tani BE-ja, dhe bashkësia ndërkombëtare ka heshtur ndaj pjesëmarrjes së Kishës ortodokse serbe në krimet makabre ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ka fakte të pamohueshme se në disa Kisha ortodokse serbe në Kosovë, janë masakruar dhe therr e pre me bojaneta shumë burra dhe të rinj shqiptarë .

Njëra ndër këto Kisha ortodokse serbe në Kosovë, në të cilën janë masakruar shqiptarët është Kisha ortodokse serbe në fshatin Korishë, komuna e Prizrenit.

Tanimë është vërtetuar historikisht dhe katërciprisht se, emisioni historik i Kishës ortodokse serbe në Kosovë ka qenë edhe mbetet spastrimi etnik i popullatës me shumicë autoktone shqiptare në Kosovë dhe kolonizimi i Kosovës me serb, e jo shërbimi ndaj zotit siq ndodhë me shumicën e besimeve tjera fetare në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat