Kisha ortodokse serbe – njerëzit në të zeza si ogur i zi konfliktesh në Ballkan

Opinione

Kisha ortodokse serbe – njerëzit në të zeza si ogur i zi konfliktesh në Ballkan

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 8 shtator 2021 Në ora: 09:10
Ruzhdi Peçani

Kisha s’ka hequr dorë nga veprimet luftënxitëse

Ngjarjet që ndodhën në Mal të Zi treguan, nga ku edhe doli një mesazh ,që duhët lexuar drejtë, se Serbia është në sulm për ta zhbërë shtetësinë e këtij vendi. Po këto qëndrime të njejta që mbanë ndaj Kosovës, për ta zhbërë e shtetësinë së Kosovës.Nga historiku i ngjarjeve,aty ku fillon me Kishën ortodokse serbe,duhët pritur se lufta e Beogradit për zhbërjen e Kosovës do jetë edhe më e ashpër.

Në Cetinë të Malit të Zi u përplasën dy palë: Kisha Ortodokse e Serbisë e dirigjuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nga njëra anë dhe qytetarët malazezë të përkrahur nga presidenti i këtij vendi, Milo Gjukanoviç. Shkak ishte shugurimi i kreut të Kishës ortodokse të Malit të Zi. Në shugurimin e tij ishte i pranishëm patriarku serb, Porfirije.

Dhe në këtë ndihmesë e Vuqiç do jetë edhe njeriu i ti shqipfolësi Abazoviç.Dhe ky mori pjesë në në ceremonin ku u këndua kënga e rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë. E kishin kënduar vetë peshkopët ortodoksë serbë. Kryepeshkopi dhe peshkopët, të cilët kënduan këngën e ushtrimit të dhunës në Kosovë, janë dëshmuar bashkë me sinodin e tyre si pararoja e terrorizmit serb kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kështu Kisha Ortodokse Serbe,KOS (SPC),nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviqit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve të 90-ta”.

Në një kumtesë doli se:“Është paradoksale që në shekullin XXI, Kisha Ortodokse Serbe ende propagon ide serbomëdha të politikës së vjetër të Beogradit”. Jo,nuk qëndron asgjë si paradox! Ngase asgjë nga kjo nuk është e papritur,e lere më për tu habitur. Ja pse,këthehemi dhe rikujtojmë se kush na është Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Po të themi “është paradoksale..” tregohemi injorant!

Gjatë agresionit të madh serb tëviteve 1990 pjesëmarrësit në këtë agresion thirreshin në Kishën ortodokse serbe ,kërkonin mbështetjen nga kjo që edhe e merrnin. Pra përfaqësuesit e KOS edhe publikisht kanë mbështetur njësitë paraushtarake dhe ushtarake serbe. Sa dhe patriku kishte bekuar për luftë Radovan Karaxhiç, Ratko Mladiç dhe Zhelko Razhnatoviç - Arkan. KOS gjatë agresionit të madh serb ka patur një rol shumë kontraverz.Pse kontraverz ,do kuptohet më tej.

Të flitet për KOS është temë mjaftë komplekse,po këtu do shtroj vetëm një segment të sajë të shkurtër.një halkë nga zingjiri,i cili mendoj se i qëndron rreth qafe popullit serb,ky i cili edhe do ta ngulfas. Kjo halkë ishte, dhe tani është tek “njerzit në të zeza”,kjo hallkë ishin dhe janë peshkopët dhe klerët e Kishës ortodokse serbe.(Ndoshta jo të gjithë ,por shumica ishin të tillë). Po si kishin filluar ”retë e zeza”të së keqës?

Detyrë e kishtarëve ortodoks serb ishte që Serbët të binden,se për të gjitha vrasjet dhe terorin që po bënin pjestarët e tyre,në luftën e viteve të ´90,ishte një e drejtë,dhe tani ua thonë.Kjo tregon se edhe tani këta madhërojnë kriminelët si Karaxhiç dhe Mladiç,duke ua vënë emrat e tyre rrugëve dhe bulevardeve në qytetet.

Duhej të bindej populli serb, nga klerikët,se gjithmonë kishin patur luftëra mbrojtëse dhe të drejta,të cilat i kishin filluar ata ,të tjerët.

Njerëzit në të zeza

Edhepse Kisha ortodokse serbe kishte luajtur rol të madh në përgatitjet dhe agresionin në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës,kjo temë shumë pak është shtjelluar gjerë vonë. Po, as nga institucionet e gjykatës nuk janë marrë,asnjë nga KOS nuk është thirrë në përgjëgjësi. Të dhënat më të plota për veprimin kriminal të Kishës ortodokse serbe për nxitjen, motivimin dhe shtytjen a popullit serb në luftën për “Serbinë e Madhe” i ka bërë Milorad Tomaniç, i cili hulumtimet e veta i ka përmbledhur në veprën me titullin “Srpska crkva u ratu i ratovi u njoj”– (‘Kisha serbe në luftë dhe luftat në te”).

Beteja e Kosovës

Ngritja më aktive e gjakrave serbe kishte filluar në Fushë Kosovë. Bëhej përgatitja e shënimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës, Kisha ortodokse serbe kishte vendosur që mbetjet mortore të knjazit Lazar të barten në Graqanicë.Këtu ishte fillimi,dhe do vazhdonin me hapjen e varrezave për gjetjen e eshtrave serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë po dhe Kroaci,kështu ngritja e gjakrave dhe nxitja e popullit serb po vazhdonte.Kjo e gjitha për t´i dhënë fuqi Slobodan Milosheviç,ashtu që serbijanët të shpërqendrohen nga problemet në shtëpitë e tyre dhe të përqendroheshin për oborret e të huajve.Piskopët e KOS nga fjalët kishin filluar me vepra.

Lufta në Kosovë 1998.

Me shpërthimin e luftës në Kosovë në 1998, Sinodi serb ortodoks,nga takimi i thirrur i jashtzakonshëm i kishte porositur serbët:

„Mos i lëshoni shtëpit dhe vatrat e juaja,nga çfardo arsye qoftë,ngase vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë veten dhe dhe të shenjtën tonë Kosovë dhe Metohinë në Serb. Largimi nga vatrat e juaja në këtë moment të vështirë do të ishte barazi me trdhëtinë ndaj idealeve të përmotshme për të cilat kanë luftuar dhe janë sakrifikuar i shenjti knez Lazar dhe paraardhësit tanë me famë dhe të shenjtë.”

Me fillimin luftës në Kosovë 1998,njeri nga predikuesit nga dioçeza Rashkë – Prizren,Sava Janjiç kishte folur publikisht për shqiptarët e pësuar nga vrasjet në Kosovë,që ka qenë hera e parë që një përfaqsues i Kishës ortodokse të shprehi brengën për pozitën e shqiptarëve.Me fillimin e bombardimit të NATO-os,më 24.mars 1999. ,pasi që Milosheviç nuk pranoi planin për paqë në Rambouillet, Në ditën e parë të fillimit të bombardimeve, patriarku Pavle u është drejtuar serbëve,se kjo luftë për ta është "vetëmbrojtje,dhe për këtë edhe nga Zoti është e bekuar”:

„E qartë është se rrugë tjetër nuk kishte.Tani edhe ne na është imponuar lufta.Dhe kjo luftë për ne është e drejtë ngase është luftë mbrojtëse.Nuk është kjo as sulm dhe as pushtim. Jezusi thotë: ”Nuk ka dashuri më të madhe se ajo se kur ndonjeri jep jetën e vetë për të afërmin e vetë. Ai që shkon në luftë mbrojtëse në emër të vetë është i bekuar nga Zoti”

Dhe pas 78 ditësh bombardimi nga ajri, Millosheviç,më 11 qershor 1999, pranoi që Ushtria Jugosllave të tërhiqej nga Kosova. Përkundër deklarimit të ti të mëhershëm, tani patriarku Pavle,pas bombardimeve,në një intervistë deklaron,që ishte komentuar se Milosheviç as që duhej të bënte rezistencë.

„NATO përgatitej për invazion toksorë dhe atëher duhej përgatitur.Çdo luftë mbrojtëse është e arsyeshme (...) Megjithatë,presidenti Milosheviç kishte gabuar që nuk mendoi,kur NATO deklaroi se nuk do bënte invazion toksorë,por do ta bënte me bombardime. Për këtë është dashur të shqyrtoi mirë,sikur ai mbreti me dhjetëmijë ushtarë kend do ta sulmonin njëzetmujë ushtarë,a do të mund të ia dalim në fund me 17 shtete më të fuqishme në botë,pa asnjë aleat të vetëm dhe të bëjë kët para këti bombardimi të tmerrshëm atë që është dashur ta bënte pas bombardimit.” (patriarku Pavle)

Më 15. Qershor 1999, Sinodi i shejtë i peshkopëve kishte dhënë njohtimin në të cilin kërkohej që ”presidenti aktual i shtetit dhe qeveria e ti,për interes të shtetit dhe popullit, të japi dorëheqje”.

Me përfundimin e luftave n ë ish Jugosllavi,para vdekjës së tijë,patriarku serb kontraverz,në 2007,kishte thënë:

„E unë them: po duhej mbahej Serbija e Madhe me krime, unë me këtë nuk do pajtohesha kurrë, le të humbet Serbija e madhe,të mbahet me krime – jo. Po të duhej të mbahet Serbija e Vogël me krimin, unë me këtë nuk do pajtohesha,le të humbet Serbija e Vogël, dhe të mbahet me krime – jo. Dhe po të duhej mbahet edhe serbi i fundit, dhe unë po të jem ai Serbi i fundit,dhe të mbahet me krimin – nuk pajtohem,le të mos mbetemi, ngase atëher nuk do zhdukemi,të gjallë do shkonim në në dorën e Zotit të Gjallë”

Pas deklaratës së patriarkut të Kishës ortodokse serbe Irinej –se trashëgimin serbe duhët mbrojtur me hatër o me force: E gjitha është serbe

“Serb i mirë,kjo është kategori që mendohet sot kështu: duhët bërë diçka që eshtë e mirë për serbizmin si tërësi,po jo diçka që në çdo moment do të ishte e drejtë” (Brana Crnqeviç, 1991)

Që të pritnin serbët vitet e ´90 të luftës dhe që ta përballonin,është dahur që serbët të përgatiteshin edhe psiqikisht.Edhepse për veprime të tilla shfrytzohen metoda të zakonshme të thjeshta,megjithatë këta duhej përgatitur nga njerëz të zëeshëm nga fjalët,në të folur dhe të shkruar.Po këta zakonisht ishin të regrutuar nga “Eveta trelaterale serbe”: Shteti–Akademia serbe e shkencave – Kisha ortodokse serbe. Detyra bazë e tyre ishte që serbët ti bindin në “të vërteta” dhe nga ta ti largojnë “dyshimet” e caktuara. Tani të shofim se cilat ishin ato”të vërteta” që populli serb duhej ti kuptonte,dhe nga cilat dyshime ata duhej liruar?

Kur, kend, pse dhe si duhej të vrste një serb ortodoks slav

Kur duhët vrarë – Përgjigja ishte e lehtë,nga se ua kishte shpjeguar vetë peshkopi Atanasije “i madh”.Vrasjet në luftë nuk trajtoheshin si mëkat edhe ku klerikët vritnin,edhepse sipas kanonit ortodoks është rreptësisht e ndaluar. Dhe jo vetëm kjo,shumë nga klerikët luftëtar ishin shpallur si të shenjtë. Për pjesëmarrje në luftë për “interesa nacionale” shumë nga kriminelët u bënë hero nacional.Shembulli më i mirë është Zhelko Razhnatoviç Arkan. Peshkopi Atanasije Jevtiç për Arkan,në një rast,kishte thënë: “Unë di kush ka qenë Arkan,por ai tani është trim dhe kështu duhët të jetë.”

Kend duhëj vra – Kjo qëndron qartë,dhe shprehej me një fjalëi – JO SERBËT (që nënkuptonte të gjithë që nuk ishin serbi, sëpari Kroatët, Muslimanët dhe i Shqiptarët). Për shkak të sjelljeve të peshkopëve serb,disa komentonin radhitjen e fjalëve në emërtimin Kisha ortodokse serbe “Srpska Pravoslavna Crkva” që pasqyronin qëndrimin e KOS,se në plan të parë është Serbizmi,pastaj ortodoksizmi slav – Pravoslavlje,dhe e fundit ishte, me pak vend, krishtërimi.

Pse duhej vra – Për të shpëtuar jetën personale dhe pasurinë.Sipas Kanonit Serb ortodoks ndalohet vrasja,nuk preferohet vrasja,sa edhe gjykohet,por për në luftë kundër kroatëve,shqiptarëve dhe boshnjakëve,“gjysmë hënes dhe islamit agresiv”, Atanasije Jevtiç, thoshte “për kryqin e nderit dhe lirinë e artë”,për “Serbinë e Madhe”dhe “shpëtimin e kryqit me tre gishta”,pa asnjë dyshim duhej të bëheshin vrasjet. INTERESI I KISHËS SERBE, SHTETIT SERB DHE POPULLIT SERB ,ashtu si interpretonte KOS,ishin arsyet e vetme për të cilat serbi slavo-ortodoks mund edhe “ligjërisht” të vriste dhe për këtë të mos hezitonte për ditën e gjykimit.

Si duhëj të vriste serbi slavo-ortodoks – Përgjigjëja ishte precise nga patriarku Pavle: “Edhe ndaj armikut nuk duhët të sillemi në mënyrë jonjerzore.Po nëse ai është i nxënë,pa shpirt të mundohet dhe masakrohet,kjo me asnje çmim.Në veçanti gratë e pafajshme,fëmijët dhe të moshuarit.”Aty ku nuk veprohet kështu,aty nuk nuk ka as njeri as trim.Aty në vepër qëndron kriminel i cili asnjëherë nuk ishte dhe nuk do jetë një trim.Vrasësit dhe krimet askujt nuk mund ti sjellin të mira,as vetes as popullit të vet,por vetëm turpërim të përhershëm dhe fatkeqësi.” Kjo deklaratë nga patriarku kontraverz Pavle,mbase e thënë kështu,nga droja dhe frika,do ketë menduar për gjykimin e shpirtit të ti para Zotit.

Luftat që populli serb i bëri ndaj gjithë popujve në ish Jugosllavi,pastaj edhe kundër pothuaj të gjithëve në botë , athua ishte” luftë mbrojtëse? A kishte luftuar ushtari serb “me vetguxim dhe nderë”? A kishte “kishte vrarë,dhunuar dhe masakruar”ata të cilët i zinte,apo sillej “më human”? Dhe e fundit , njerëzit e “të kaluarës së pasur”,ndër ta edhe peshkop dhe klerik të KOS që ishin shpallur trima dhe hero,që kishin bekuar njësitë paramilitare dhe i shfrytzonin si truproje,a mundën këta që serbëve dhe Serbisë t´i sillnin çfardo të mirash? Përgigjen duhet ta gjejnë vetë serbët. Pyetja vetëm imponohet.

Kisha ortodokse serbe vazhdon të mos heqi dorë nga provokimi i konflikteve.Tani do ta godasi Maqedininë e Veriut.Patjetër, se do i këthehet mosnjohjes së Kishëës autoqevale të maqedonasve.Dhe kjo le të kuptohet se Serbija dhe Kisha ortodokse serbe,nuk ka në plan dhe të luftoj për “Serbine e Madhe” por për “Botën Serbe”.

Do zgjohen tani dhe të këndellen Edi rama dhe Zoran Zaev e të kuptojnë se “Open Ballakn” ishte një ëndërr e keqe që po këta injorant nuk e kishin kuptuar.Do kuptojnë se ky ishte një projekt hegjemonsit dhe anti NATO.Padyshim se Zaeve do tërhiqet nga “Open Ballkan”– Po kryeministri shqiptar Edi Rama? Mendoj se po I vie fundi.Thënja “Kadal beg se ka hendek”,fundi I Edi Ramës po ofrohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat