Befasi, kancelarja e famshme me përfundu karrierën me takime me Rama, Vuçiqa...!!!

Opinione

Befasi, kancelarja e famshme me përfundu karrierën me takime me Rama, Vuçiqa...!!!

Nga: Luz Tomaj Më: 15 shtator 2021 Në ora: 08:59
Luz Tomaj

Liderët e shteteve, përveç tjerash, vlerësohen sipas përkushtimit për interesat dhe të mirën e popullit. Në karrierën e vet, zonja Merkel, jam i sigurt se dallohet nga liderët e shumtë botëror, me përkushtimin dhe punën e saj, në interes të popullit dhe vetëm popullit gjerman, me kulturën e përgjithshme dhe atë politike... Në vazhdimësi, për mes mediave, i kam përcjellë punën dhe aktivitetet e kancelares, nga se kishin edhe karakter edukativ – shumë lider mund të mësonin për lidershipin.

Një moment që më dëshpëroi, jo nga ajo por ndaj saj

Ish kryetari i SHBA-ve, z. Trump, në fillim të mandatit, ndër liderët e parë botëror, e priti z. Merkel. Takimin e përcjella edhe përmes rrjetit TV. Me sjelljet injorante, pa kulturë të Kryetarit Trump, edhe un, si shtetas i SHBA-ve u turpërova, madje edhe reagova me një artikull, në mediat amerikane. U përpoqa t’ia përkujtoi kryetarit se Amerika është djepi i demokracisë, i kulturës e sidomos asaj politike. Prandaj, i sugjerova, mos harro se ti kur të flasësh flet në emër të shtetit - të Amerikës.... Në media, vëreheshin edhe shumë reagime.

Një artikull, përmes rrjetit elektronik, ndër të parët, ia dërgova z. Kancelare

Para 4-5 viteve e shkrova, në gjuhen angleze, një artikull të titulluar: Serbia, historikisht u përpoq me zhduk popullin shqiptar, pse sot nuk e pranon realitetin. Artikulli është i gjatë dhe, përmban të dhëna historike dhe gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1912 dhe në vazhdim. Shkurtazi, shkrova edhe se Kryetari serb Vuçiq dhe, atëherë ministri I jashtëm Daçiq, gjatë gjenocidit të fundit serb kundër shqiptarëve, ishin dora e djathtë e Millosheviqit - Vuçiq në cilësi të ministrit ndërsa Daçiq zëdhënës i Millosheviqit. Aty gjendet edhe fjalia se si, Vuçiq, gjatë luftës gjenocidiale në Bosnje, klithi se nëse një serb vritet, do vrasim 100 boshnjak.

Këtë artikull, përveç mediave, ua kam dërguar institucioneve në SHBA, OKB dhe UE.

Megjithatë, falë vlerave të z. Merkel, ndër të parat ia kam dërgu zonjës, me 13 gusht 2018, përmes rrjetit elektronik në adresën – [email protected]. Menjëherë pas, ia dërgova edhe asaj ndërmjetësueses në dialog në mes Vuçiq dhe Hashimit e Isës – zonjes Mogherini. Kosova, mjerisht, që nga fillimi i formimit të shtetit, dështoi. Pas luftës II botërore, Izraeli, pasi që e proklamoi shtetin, hapin e parë e bëri me paraqitjen e kërkesës për kompensimin e dëmeve të luftës, të cilën ia drejtoi Gjermanisë. Kosova, Në drejtimin në fjalë, nuk e ndërmori qoftë edhe një veprim. Prandaj, për herë të parë në histori, Serbia gjenocidiale, e inicioi dialogun me Kosovën!!! E pakuptueshme. Tani, Serbia, insiston në njëfarë “Open Ballkan”, ndërsa për pranimin e shtetësisë së Kosovës as mendja nuk I shkon. Serbia e bën këtë pasi që Vuçiq dhe Kryeministri Rama u miqësuan dhe ndodhë përçarja shqiptare në mes Ramës dhe Kosovës, përçarje të cilën e synon Vuçiqi dhe Serbia.

Pse më befasoi Zonja Merkel?

Zonja Kancelare, pa kurrfarë dileme, e njeh situatën e përgjithshme në Ballkan, madje më mirë se cilido lider tjetër. Janë të dukshme lëvizjet serbe në Kosovë si izolimi I Veriut, i cili vepron vetëm sipas dirigjimeve të Beogradit, se si Serbia e shtyn kishën para pushtetit dhe nxit konflikte në Mal të Zi, në Bosnje e tani vërehen provokimet edhe në Kroaci. Është e sigurt se Zonja kancelare, në përfundim të karrierës, erdhi në Beograd dhe Tiranë, me qellim dhe pretendim që të kontribuon në zgjidhjen e shumë

çështjeve të pa zgjidhura. Erdhi, duke mos menduar se me kenë ka punë. Nuk i shkon mendja se ujku qimen e ndërron por jo edhe hujin dhe, fundja, nuk i shkon mendja se me fol me Vuçiqin dhe Ramën është njësoj, siç thotë fjala e moçme, sikurse me fol me tavan.

Ja pra, ndodh që ambicia për kontribut të sjell edhe në ujë të pafund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat