BE tradhtare, Serbia kriminale dhe opozita e Kosovës hileqare

Opinione

BE tradhtare, Serbia kriminale dhe opozita e Kosovës hileqare

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:15
Rexhep Torte

Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit kanë plotësisht të drejtë morale njerëzore, kombëtare, atdhetare dhe ndërkombëtare, të kërkojnë me këmbëngulësi që BE në dialogun Kosovë-Serbi në vend të proserbëve Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, të caktojë dy zyrtarë tjerë me kredibilitet dhe të papanshëm.

Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit kanë plotësisht të drejtë morale njerëzore, kombëtare, atdhetare dhe ndërkombëtare, t’i dalin zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, karshi arrogancës kryeneçe, provokuese primitive, kërcënuese dhe luftënxitëse të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Votuesit e Kosovës në zgjedhjet lokale, duhet që për shkak të qëndrimeve hileqare e tradhtare të opozitës në Kosovë, votën e tyre në mënyrë plebishitare t’a japin Vetëvendosjes, për t’i ndihmuar Kosovës në mposhtjen e sfidave të mëdha e të rrezikshme që e presin.

Aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovës më datë 13 tetor 2021, kundër grupeve kriminmale, krimit të organizuar dhe kontrabandës, nxorri në sipërfaqe bërllokun e BE-së, proserbët Josep Borell- Shefin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Miroslav Lajçak- emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe Richard Grenell- ish emisarin e Donald Trump-it , ish presidentit të SHBA- ve në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky aksion i Policisë dhe Doganës në Kosovë kundër grupeve kriminale, krimit të organizuar dhe kontrabandës, nxorri në sipërfaqe edhe bërllokun e politikës në Kosovë, që është opozita hileqare e Kosovës.

Josep Borrell, Shefi i BE-së për Politikë e të Jashtme dhe Siguri, nuk nguroi ta kritikojë Kosovën për këtë aksion të domosdoshëm të Policisë dhe Doganës së Kosovës, duke e shprehur hapur pozicionimin e BE-së në përkrahje të Serbisë kriminale.

MIroslav Lajçak- emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, në telefonatën që ia bëri Aleksandër Vuçiq, në vend që ta kritikojë Vuçiqin për organizimin dhe manipulimin që bën në Veri të Kosovës me pakicën serbe në mrojtje të krimit dhe kontrabandës, ai e qetëson duke i thënë se është duke punuar për tërheqjen e policisë së Kosovës.

Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Albin Kurtit dhe kryetar i Listës Serbe, lidhur me aksionin e Policisë dhe Doganës së Kosovës, deklaroi se, “ Nuk mund të punojmë më, ka mbetur vetëm edhe ajrin të na e marrin, kjo ka qenë Nata e Kristalit (duke e krahasuar këtë aksion me gjenocidin nazist të gjermsnië ndaj çifutëve në Luftënm e dytë Botërore).

Ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, “Është derdhur gjk serb mbi xhamat e thyer”.

Ndaj kësaj deklarate skandaloze reagoi ashpër Jon Ronde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Aleksandëe Vuçiqi- kimineli president i Serbisë kriminale, me rastin e këtij aksioni të Policisë dhe Doganës në Kosovë, udhëtoi menjëherë në Rashkë në përkrahje të protestuesve të manipuluar serbë, ku deklaroi se, “ Ushtria serbe është në gatishmëri për çdo thirrje që mund të vijë . Nëse na sulmojnë do të duhet ta mbrojmë popullin tonë”.

Aleksandër Vuçiq- krimineli president i Serbisë kriminale , pas Rashkës vizitoi edhe Kralevën, ku para Xhandërmarisë serbë, tha se, “ Bëhuni gati , punoni, praktikoni dhe ne do të bëjmë çmos për ta bërë jetën t’uaj më të lehtë, që të keni një të ardhme më të sigurtë.

Nëse Serbia ju thëret të mbroni njerëzit tanë , unë e di që ju do të përgjigjeni. Ne do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin. Serbia do të duhet t’i mbrojë njerëzit e saj. Dhe kjo do të thotë se ne do të fitojmë.

Vendimi ynë është i fortë si muri, do ta ruajmë popullin tonë në Kosovë e Metohi. Nuk ka tërheqje. Dorëzimi nuk është opsion. Kosova ka përkrahjen e tërë QUINT-it. Serbia dhe Beogradi do të jenë me ju.

Në biseën telefonike që pata me Miroslav Lajçakun, i thashë , “ Ta frenojë palën kosovare, e nëse nuk është në gjëndje ta bëjë këtë, atëher do t’i frenoj vetë, u shpreh Vuçiq.

Opozita në Kosovë për fat të keq, këtë aksion të Policisë dhe Doganës së Kosovës e cilësoi si “Shou” të Qeverisë së Albin Kurtit para zgjedhjeve.

Opozita në Kosovë e din shumë mirë se Veriun e Kosovës e la pas dore PDK-ja me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të mbështetur tashmë 21 vite nga tërë opozita e sotme në Kosovë.

Përkundër këtyre deklaratave kërcënuese e luftënxitëse shizofrene të ASleksandër Vuiqit- kriminelit president të Serbisë, patë shumta ishin vendet dhe peronalitetet që e mbështetën këtë të drejtë të Kosovës për t’i luftuar grupet kriminale, krimin e organizuar dhe kontrabandën në Kosovë.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, deklaroi e , SHBA të janë të shqetësuara për mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e Kosovës”.

NATO, këtë aksion të Policisë dhe Doganës së Kosovës e quajti veprim të drejtë për vendosjen e ligjit, duke shtuar se, misioni i KFOR-it është në komunikim me autoritetet relevante”.

Robert Boch, ish ambasadot i Hollandës, deklaroi se, ”BE-ja e tregoi edhe njjëherë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën.

Josep Borrell është dashur të njihet me realitetin se Veriu i Kosovës drejtohet nga bandat kriminale”.

Xhelal Sveçia, ministër i Brendshëm i Kosovës, lidhur me këtë aksion deklaroi se, “Ky aksion nuk është kundër qytetarëve të Kosovës, por Policia e Kosovës, Dogana, AKI dhe KFOR-i janë dakorduar për aksionin kundër grupeve kriminale, krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

Ky aksion i drejtë i Policisë dhe Doganës së Kosovës pati jehonë të madhe ndërkombëtare, dhe e demaskoi Serbinë kriminale, se nëpërmjet bandave kriminale , krimit te organizuar dhe kontrabandës, që në tërë botën demokratike janë veprime të dënueshme më të dënueshme, synon ta destabilizojë dhe riokupojë Kosovën.

E emaskoi Serbinë agresore gjenocidale e kriminale se, pakicën serbe në Kosovë e cila i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, po e instrumentalizon dhe manipulon për qëllime destabilizuese dhe okupuese ndaj Kosovës paqedashëse.

Kjo e konfirmon dhe dëshmon deklaratën e ish admiralit kroat Davor Domazet Losho, i cili kditë më parë deklaroi se, “ Serbët janë popull i urrejtjes, dhe se serbët po sillen ngjashëm si qentë”.

Reagimi i i padrejtë dhe skajshëm agresiv i pakicës serbë në Veri të Kosovës duke i gjuajtur policinë, doganierët, inspektorët dhe heturesit e Kosovës me armë zjarri, me granata dore, me bombola gazi.

Duke i djegur automjetet dhe dëmtuar automjetet, duke plagosur policë të Kosovës dhe duke rrezikuar jetën e më shumë se 20 gazetarëve.

Është këmbanë e fuqishme për ndërkombëtarët dhe botën demokratike për tu vetëdijësuar se, ka adhur koha që Serbia agresore, gjenocidale e kriminale të sanksionohet me ashpërsinë më të madhe, dhe të mos e mashtrojë botën me kukuvajka e lotë krokodili serbe, që kanë për qëllim luftën, zgjerimin e kufijve, krijimin e Serbisë së Madhe dhe shtrirjen e influencës së Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat