Josep Borrell i ndërsyer nga Serbia mban anën e kontrabanduesve...!

Opinione

Josep Borrell i ndërsyer nga Serbia mban anën e kontrabanduesve...!

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 14 tetor 2021 Në ora: 13:16
Josep Borrell

Parimet themelore të BE-së janë, mbi të gjitha, funksionimi i sistemit juridiko-demokratik, për të gjithë qytetarët e atij vendi, i cili sistem juridik sigurohet për qytetarët nga organ i sigurisë së shtetit që është policia e atij shteti. Policia e çdo shteti siguron funksionimin demokratik, lëvijen e lirë që është parakusht për sistemin politik dhe zhvillimor të një shteti demokratik, prandaj ultimatumi i përfaqsuesit të BE-së dhën Prishtinës nga nërsimin i Beogradit është në anën e kontrabanduesve, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme që bie ndesh me demokracinë e BE-së që përfaqëson vetë zoti Borrell.

-Josep Borrell, me rastin e luftimit nga policia e RK-së të korrupcionit, trafiqeve të paligjshme, barikaduesve, kontrabanduesve të cilët janë pengesa numër një e zhvillimit të funksionimit të shtetit ligjor, harronë parimet bazë të funksionimit të shteteve demokratike të BE-së, me të ciat parime funksionon sistemi juridiko-demokratik edhe i vetë BE-së.

-Madje, Josep Borrell, i jep ultimatum Prishtinës përmes paraqitjes së tij skandaloze publike, duke i dhënë mbështetje kontrabandës, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme që janë rreziku i sigurisë së qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ligjore të RK-së në territorin e saj, që sigurohet përmes organit të sigurisë së shtetit, të cilën siguri, si në çdo vend demokrati, e bënë policia e shtetit.

-Borrell i nërsyer nga Serbia thotë: “Menjëherë të ndërpriten incidentet e dhunshme në veri të Kosovës, policia e RK-së të mos merr aksione unilaterale dhe të rrezikshme për stabilitet”.

-J. Borrell, nërsimin nga udhëheqja e Serbisë përmes disa sebëve të instrumentalizuar nga Serbia në veri të Kosovës, ai e shikon zgjidhjen e rrënimit të sistemit juridik, funksional në dialog, pra ai futë në dialogim veprimet kontrabanduesve, kurruptuesve, trafikuesve të paligjshëm të nxitur nga udhëheqja serbe, i barazon me një kompromis përmes ndërmjetësuesëve të BE-së me vepruasit antiligjorë të RK-së që i ndëshkon, veprimet e tilla, e tërë bota demokratike. Prandaj mund të thuhet se ai po vepron i verbër si përfaqësues i BE-së duke i mbajtur anë pushteti të Serbisë që ishte dhe mbeti gjenocidial pa ndryshuar deri më tani asnjëherë veprimet e saja si shtet serb.

Si i tillë me këtë mendësi të njëanshme nuk mund të përfaqësojë në emër të BE-së dialogunë në mes shtetit demokratik të porsaformuar të Kosovës dhe shtetit me përvoj shekullore gjenocidiale ndaj kombeve tjera të ish Jugosllavisë, e posaçërisht ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat