Largojuni portaleve, pikëpamjet tuja për realitetet e ndryshme në vend paraqitni në gazetën kombëtare “Bota Sot”!

Opinione

Largojuni portaleve, pikëpamjet tuja për realitetet e ndryshme në vend paraqitni në gazetën kombëtare “Bota Sot”!

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:02
Adem Bytyçi

Gazeta kombëtare “Bota Sot”!, është mediumi i të gjithëve pa dallim, ndërsa portalet tjera janë në shërbim të subjekteve politike, prandaj sa herë opinionet, analizat dhe doktrinat e opinionistëve bien ndesh me interesat e subjekteve të caktuara politike refuzohen për tu publikuar, çka nuk ndodhë as njëherë me “Bota Sot”.

“Bota Sot”, është e vetmja gazetë kombëtare e cila në mënyrën më të gjithanshme e respekton mendimin ndryshe, prandaj bashkëpunoni me të, sepse kurrë nuk do të zhgënjeheni në paraqitjen dhe shpërndarjen e të vërtetës në hapësirat gjithëkombëtare shqiptare në dallim me shumë portale tjera, të cilat janë në shërbim të subjekteve të ndryshme politike edhe atëherë kur vërtetë deformohen qëllimisht në interesantë e padrejta të tyre.

Gazeta gjithëkombëtare “Bota Sot”, nuk e ka deformuar të vërtetën në interes të kuzes së drejtë kombëtare as në kohet më të vështira të luftës, për kundër kërcënimeve nga element të krimit politikë anti-kombëtar.

Natyrisht, se atyre që mbijetojnë në politikë me gënjeshtra dhe afera korruptive dhe aspekte tjera malverzuese nuk kanë si të mos jenë kundër gazetës “Bota Sot”, por kjo vetëm sa ia ngritë imazhin edhe më shumë këtij mendimi të shkruar gjithë kombëtarë shqiptarë.

Gazeta “Bota Sot”, paraqet një dritare përmes së cilës ata që duanë mund ta shohin botën ashtu siç është në realitet, pa e deformuar në as një variant të vërtetën, përveç tjerash edhe ky fakt të bënë ta respektosh në mënyrën më të sinqertë këtë gazetë kombëtare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat