Faktori ndërkombëtar nuk duhet të lejojë shtet tjetër serb në Kosovë

Opinione

Faktori ndërkombëtar nuk duhet të lejojë shtet tjetër serb në Kosovë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:02
Muhamet Kelmendi

Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për Kosovën në raport me shtetin serb nuk i quaj unë përkrahje të kësaj a asaj qeverie në Kosovë. Përkundrazi! Nga qëndrimet e faktorit të tillë në raport me Serbinë del qartë dhe kjo do të shihet shpejt me paraqitjen e Asociacionit si bazë për të ndërtuar. Me këtë de-fakto humb Republika dhe nuk ka më funksionalitet shteti i Kosovës. Kjo krijohet si shtet dhe përsëri nuk kemi njohje reciproke. Në kuader të brendshme është gjë normale presioni që bëhet ndaj Qeverisë Kurti. Natyrisht se të vjen rëndë kur sheh deputetët e PDK-së dhe të LDK-së duke kritikuar dhe akuzuar çështjen e mos krijimit të një platëforme për dialog.

Asnjëhere nuk ka patur as z Thaçi dhe as z Mustafa ndonjë platformë. Ata e patën krijuar edhe Asociacionin. Dhe kurrë këto dy parti nuk i kundërshtuan këta në asnjë vend. Në Kuvend krijuan gjendje të rëndë. Patëm edhe kundërshtime të ashpëra. U bënë protesta dhe u krijuan edhe konflikte dhe megjithatë PDK dhe LDK mbetën pas tandemit Thaçi-Mustafa. Kjo të vjen për të vjellur kur e analizon të kaluarën dhe shikon aktualitetin. Edhe tash nuk kemi qartësi nga Qeveria Kurti.

Deklarata se nuk ka Asocacioni një nacional e Kurtit është shumë e rrezikshme. Me këtë del se do të këtë Asociacion, por multinacional, duke futur edhe komuna tjera jo serbe ne Asociacion. Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallës. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional. Në fakt më mirë është atëherë të shkohet nga tërheqja e vijës së re kufitare me shtetin serb. Me këtë mendoj që Kosovës t’i bashkohen Lugina e Preshevës dhe Serbisë t’i jepet Leposaviqi dhe fshatrat serbe në Veri.

Kosovës i duhet Ujmani,Mitrovica si qytet unik dhe Trepça. Vendet tjera të Veriut të banuara me serb lirisht mund të ndërrohen me Luginën e Preshevës. E di se ka kundërshtar. Por në raport me atë çka po i përgatitet Kosovës dhe si do të ndërtohet Asociacioni është zgjidhje më adekuate. Asociacioni multinacional dhe mosnjohja e shtetit nuk është zgjidhje. Kosova i ka temat që janë të domosdoshme për të u shqyrtuar që të kemi paqe në këtë pjesë. Serbia nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë. Ky shtet duhet të dënohet për dhunë e terror, për gjenocid të bërë në Kosovë. Nuk duhet kurrsesi të kalon pa dënim. E këtë e ka në dorë Kosova!?

Republika e jonë nuk ka çka të humb në raport me shtetin serb. Atë duhet qartësuar në Bruksel dhe kudo. Pra, dialog po, por jo në kërkesat serbe. Dialog për paqe dhe të ardhme, e kjo bëhet me çështjet që vendi i ynë i ka theksuar disa herë. Natyrisht se këtu prinë njohja reciproke. Pastaj, mendoj këtu në dëmshpërblim, në kompensim të dëmit dhe në përgjegjësi penale të shtetit serb, kuptohet për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Evropa dhe SHBA duhet të japin mësim dhe mos të lejojë një shtet si Serbia pa dënim për dhunën e territorin, për gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë lëshime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat