A po tenton Agim Veliu ta bëjë koalicionin LDK-PDK në Prishtinë?!

Opinione

A po tenton Agim Veliu ta bëjë koalicionin LDK-PDK në Prishtinë?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 tetor 2021 Në ora: 08:13
Përparim Rama dhe Uran Ismaili

Zgjedhjet e fundit lokale prodhuan rezultate befasuese në disa komuna, në disa të tjera të pritshme. Natyrisht se gara kryesore zhvillohet për Prishtinën, në balotazh  me 14 nëntor për të parin e kryeqytetit do të jetë Arben Vita nga LVV dhe Përparim Rama nga LDK.  Në raundin e parë Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë, kjo gjë i ka shtuar gëzimin Isa Mustafës, gëzim të cilin e ka shprehur në media qysh kur u mbajtën zgjedhjet lokale. Isa për më tepër ngreh dyshime edhe për zgjedhjet e 14 shkurti të këtij viti duke thënë se “këto zgjedhje dëshmuan paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme dhe e vunë në dyshim të plotë basueshmërinë e këtij rezultati”.

Në vazhdën e këtyre deklaratave të Isës, njeriu më besnik i tij Agim Veliu, së bashku edhe me Arban Abrashin janë parë duke dal së fundi nga lokali-kafeja e Uran ismailit, ish kandidat nga PDK për Prishtinën. Loja e Isës për ta future PDK në koalicion me LDK në mënyrë që VV të mos të fitojë në Prishtinë duket se ka nisur të marr jetë.

Gabojnë ata që mendojnë se Isa më nuk kollet në LDK, është aty  dhe shumë aktiv, si kurrë më parë interesuar që t’i hakmerret Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për deklasimin e madh  me 14 shkurt. Isa e ka betejë personale që ta fitojë LDK Prishtinën, për këtë gjë ka angazhuar servilin e tij Agim Veliu që të bëj pazare me Uran Ismailin e PDK-së. Kjo nuk është hera e parë për Agim Veliun që bën pazare të koalicioneve me PDK, të tilla ka bërë jo vetëm ën Podujevë por edhe për qeverinë me Isën kryeministër, po ashtu edhe shkaktar i prishjes së koalicionit me VV ne qendër.

Agim Veliu është e keqja që s`po i hiqet LDK nga këmbët. Kryetari zyrtar i LDK-së, Lumri Abdigjiku duket se s`ka fuqi politike dhe as integritetin e forcës për t’i treguar vendin Isës dhe Agimit, për më tepër që thuhet se Isa e ka mbështetur Lumirin për të qenë në krye të partisë, me të cilën e ka zhveshur Lumirin nga guximi për ta kundërshtuar Isën. Sa më tepër që Isa dhe Agimi përzihen në LDK aq më keq i ka punët partia e Abdixhikut, i cili ka shansin historik “të vrasë” politikisht Isa Mustafën, nëse nuk e bën një ditë do i kthehet boomerang, kemi raste të tilla në rajon sa të duash. Është koha që Lumiri të reagojë, ashtu edhe Përparimi mos të pranojë që të tjerët të bëhen kumbar të pazareve tashmë të njohur me klanin “ Pronto”.

Një kryetar që pretendon të marr postin e të parti të kryeqytetit  duhet të jetë i prerë në vendime, mos të lejojë të jetë kukull në duart e atyre që kanë shkatërruar LDK si askush tjetër. Është e drejtë legjitime e LDK ose VV të bëj koalicione me ndonjë parti tjetër, LDK nuk duhet të lejojë që partia të përdoret për interesa apo inate personale nga dikush, ai dikushi është hiq më pak apo më shumë se njeriu që ka degraduar LDK si kurrë më parë në historinë e saj; pikërisht me arrogancë, inate, përjashtime, linçime dhe forma të tjera të sistemit komunist. Përparim Rama ka të drejtë të bëj koalicion me PDK ose ndonjë parti tjetër, krejt në bazë të programeve, jo si Isa e Agim Veliu me pazare për tenderë e të tilla. Si Lumiri dhe Përparimi duhet tu tregojnë ku e kanë vendin Agimi dhe Isa, në të kundërtën do të jenë “viktima” me vullnet të plotë të atyre që jo vetëm vetën e tyre por edhe LDK e kanë katandisur si mos më keq. Lumiri, të tregojë se nuk është marionetë e Isës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat