Edi Rama dhe Ilir Meta sot udhëheqës tradhtarë, Fuad Dibra patriot shembullor një shekull më parë

Opinione

Edi Rama dhe Ilir Meta sot udhëheqës tradhtarë, Fuad Dibra patriot shembullor një shekull më parë

Nga: Rexhep Torte Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:21
Rexhep Torte

Shqipëria amë mjerrisht sot udhëhiqet nga Edi Rama dhe Ilir Meta sofërpërmbysësit, që hanë bukë në Shqipëri, e me zemër e mendje janë në Serbi.

Edi Rama, kryeministër dhe Ilir Meta, president i Shqipwrisë janë skajshmërisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe për mbarë shqiptarët, sepse i shijojnë të mirat e Shqipërisë dhe ia mbajnë dertin Serbisë.

Edi Rama dhe Ilir Meta me udhëhheqjen e tyre autokrate, të papërgjegjshme e skandaloze, u dëshmuan tradhtarë të Shqipërisë dhe të mbarë kombit shqiptar.

Ky binom me udhëheqje skandaloze, mafioze e trahëtarë, ka për qëllim vetëm interesin e vet personal e klanor, për të ndenjur sa më gjatë në pushtet, për ta zhvatur sa më shumë popullin shqiptar dhe për ta mbështetur sa më shumë Serbinë kriminale karshi qëllimeve të saj ekspansioniste në Kosovë, por dhe në Shqipëri.

Ky binom udhëheqës i çoroditur tradhtar anti kombëtar shqiptar, ua ka khty shqipën shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe në tërë diasporën shqiptare, ku në më shumë se në gjysmën e trojeve shqiptare jeton më shumë se gjysma e popullit shqiptar.

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa tradhtarë e arniqësorë janë Edi Rama dhe Ilir Meta ndaj Shqipërisë dhe mbarë shqiptarëve, që po dëshmohet me indiferentizmin e tyre ndaj situatës brenda për brenda Shqipërisë, në Kosovë dhe në tërë diasporën shqiptare.

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa tradhtarë e armiqësorë janë treguar Edi Rama e Ilir Meta, me indiferentizmin e tyre karshi Kosovës dhe kërcënimeve të Serbisë kriminale ndaj saj.

Të gjithë jemi dëshmitarë se Serbia kriminale, për një pakicë serbe që në Kosovë që ka mbetur fundërinë që nga okupimi serb i Kosovës, e që i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, Serbia kriminale padrejtësisht është duke e shantazhuar dhe ngritur në këmbë Ballkanin, Evropën dhe tërë botën.

Shqipërinë e Edi Ramës dhe të Ilir Metës nuk e dëgjuam ta ngrenë zërin për mbrojtjen e të drejtës dhe të së vërtetës për Kosovën, qoftë ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kriminale, qoftë edhe edhe në sesionet e OKB-së, ku Shqipëria ka diplomatin e saj, i cili i dëgjon rregullisht broçkullat e Serbisë kriminale kundër Kosovës viktimë, por e luan rolin e shurdhmemecit.

Shqipërinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk e dëgjuam të angazhohet e të lobojë për njohje të reja të Kosovës, apo pë aderimin e Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare.

Viti 2021 të cilit tashmë edhe dy muaj po i vjen fundi, i nxorri në pah vetëm disa nga tradhtitë e Edi Ramës dhe Ilir Metës kundër Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Plani sekret Aleksandër Vuçiq- Hashim Thaçi - Edi Rama, për ndarjen e Kosovës për interesa të Serbisë kriminale, është dëmi dhe turpi më i madh që udhëheqësit shqiptarë mund t’ia bënin Kosovës viktimë e agresionit kanibalist të Serbisë në vitet 1998/99.

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë nuk u distancua asnjeherë nga ky plan ogurzi kundër Kosovës, apo të paktënn ta kundërshtojë këtë plan anti shqiptar.

Edi Rama dashurinë e tij ndaj Serbisë kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçqit, e dëshmoi edhe me rastin e Festivalit të Birrës në Korçë që u mbajt kësaj vere, ku Edi Rama, përkundër kundërshtimit të miliona shqiptarëve, që këngëtari çetnik anti shqiptar serb, Goran Bregoviq të mos merr pjesë në këtë festival, Edi Rama, shpirtkalburi i mundësoi Goran Bregoviqit që të jetë pjesë e këtij Festivali.

Ilir Meta, nuk u bë i gjallë që tu bashkangjitet milionave shqiptarë që e kundërshtonin pjesëmarrjen e këtij këngëtari çetnik anti shqiptar serb në Festivalin e Birrës në Korçë.

Edi Tama i kapluar nga dashuria që ka për Serbinë kriminale dhe për kriminelin Aleksandër Vuçiq, po kësaj vere sëbashku me Vuçiqin, proklamuan krijimin e Ballkani i Hapur, që vetëm Serbisë kriminle i sjell bebefite, duke ia mundësuar daljen e Serbisë në bregdetin shqiptar, ëndër shekullore e Serbisë kriminale, e cila nje shekull në vazhdimësi për arritjen e këtij qëllimi vrau, masakroi, gogji, dhunoi e dëboi qindra mijëra shqiptarë nga trojet autoktone shqiptare.

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, edhe për Ballkani i Hapur nuk reagoi me asnjë fjalë, dhe nuk u distancua fare nga kjo ide idioteske anti shqiptare e Edi Ramës.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq të ndihmuar nga agjentura e Rusisë, nëpërmjet manipulimit me pakicën serbë në Veri të Kosovës, në muaji shtator organizuan protesta me bllokimin e rrugëve në vendkalimet kufitare në Veri Të Kosovës, kundër reciprocitetit pë targat e automjeteve qe e vendosi Kosova ndaj Serbisë.

Serbia kriminale dhe kriminleli Aleksandwr Vuçiq të ndihmuar nga agjentura e Rusisw, nëpëmjet manipulimit të pakicë serbe , në muajin tetor organizuan protesta të dhunshme duke sumuar me armë policinë dhe prokurorët e shtetit të Kosovës, e cila organizoi aksionin e saj kundwr grupeve kriminale, krimit të organizuar dhe kontrabandës në Veri të Kosovës.

Këto protesta u përshkallëzuan dhe e tensionuan së tepërmi situatën, sa që Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, u kërcënuan edhe me vendosjen e ushtriasë, të tankeve në afërsi të kufirit me Kosovën, që u shoqërua edhe me fluturimin e helikopterëve dhe të avionëve të Serbisë kriminale mbi këtë zonë kufitare.

Edi Rama dhe Ilir Meta, ngjashëm si sruci kur e fut kokën në rërë, nuk reaguan fare ndaj këtyre kërcënimeve luftënxitëse të Serbisë kriminale kundër Kosovës viktimë dhe paqedashëse.

Serbia kriminale, nëpërmjet letrës që krimineli Aleksandër Vuçiq ia dërgoi më 17 shtator 2021 Edi Ramës me rastin e inaugurimit të Qeverisë Rama 3 në Shqipëri, ku Edi Ramën e quan vëllaçko, në të cilën i shkruan vëllaçkos Edi Rama se i ka udhëzuar serbët që të shkojnë për pushime në Shqipëri, që të blejnë pasuri në Shqipëri, që në Shqipëri ta krijojnë shoqërinë serbe dhe që në Shqipëri të hapin edhe shkolla dhe kisha serbe.

Kjo është vënie në jetë e idesë shekullore e Serbisë kriminale për t’i asimiluar shqiptarët dhe për ta shkatërruar Shqipërinë.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq më 24 tetor tetorit të këtij viti, e kthyen prapa nga kifiri ekipin e boksioerëve të Kosovë, duke mos lejuar që të merr pjesë në Kampionatin botëror të boksit në Beograd.

Në këtë kampionat të boksit morri pjesë edhe Shqipëria, por ekipi i boksierëve të shqipërisë u përdhos gjatë parakalimit të ekipeve pjesëmarrëse duke u fishkëlluar, sharë dhe gjuajtur me gjesende të ndryshme.

Edi Rama dhe Ilir Meta , sikur të jenë udhëheqës të Serbisë kriminale, nuk reaguan fare as edhe për për këtë veprim arrogant dhe anti shqiptar të Serbisë kriminale ndaj boksierëve të Kosovës, por edhe ndaj përdhosjes së ekipit nga Shqipëria.

Edi Rama dhe Ilir Meta është më se e sigurtë se do ta kenë zi e më zi, ngjashëm siç na mëson historia nga e kaluara për udhëheqësit e papërgjegjshëm, mafiozë autokratë e diktatorë.

Të nderuar lexues, për të qenë këmbanë alarmuese në vetëdijen tonë mbarë kombëtare shqiptare, e ndjeva të nevojshme të bëj një krahasim mes Edi Ramës, kryeministër dhe Ilir Metës president i Shqipërisë së sotme në vitin 2021, dhe Fuad Dibrës, patriotit të shquar për Shqipërinë Etnike, i cili një shekull më parë, shkriu jetën dhe pasurinë e tij, i cili pikërisht në vitin 1920, në Konferencën e Paqes në Paris shpenzoi edhe 500 mijë franga ari, për qëndrimin e delegacionit shqiptar që merrte pjesë në këtë konferencë të rëndësishme për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si vijon:

JA SI DUHEN ATDHEU DHE KOMBI

Më shumë se kurdoherë lypset të mësojmë nga veprimet pozitive të historisë sonë të lavdishme shqiptare, për të marë shembull dhe për t’i konsoliduar forcat dhe energjitë tona aty ku ndërtohet, mbrohet e ruhet e dinjiteti ynë mbarë kombëtar.

E pashë të arsyeshme me këtë rast t’ua prezentoj Fuad Dibrën nga Dibra e Madhe, patriotin dibran dhe mbarë shqiptar (1886-1944), për të shikuar e mësuar si duhet ta duam, të punojmë dhe të sakrifikojmë për të mirën kombit tonë.

Fuad Dibra për çështjen kombëtare shqiptare shkriu tërë jetën dhe pasurinë e madhe që kishte, duke refuzuar edhe ofiqet mashtruese të ofruara, dhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1919-1920, ku u arrit që Shqipëria të njihet shtet i pavarur, harxhoi më shumë se 500 mijë franga ari.

Patrioti Fuad Dibra, duhet të na shërbejë si shembull si të punojmë edhe sot për përparimin kombëtar në Shqipëri, Kosovë dhe në tërë trojet e diasporës shqiptare.

Sakrifica për Shtetin Etnik Shqiptar

Fuad Dibra për Shqipërinë Etnike shkriu tërë jetën dhe pasurinë e tij , dhe nga Shqipëria as nuk kërkoi dhe as mori gjë.

Kur shqiptarët tradhtar e zemëlig asokohe vraponin pas posteve dhe pasurisë, duke grumbulluar pasuri mbi pasuri dhe ar mbi ar, Fuad Dibra zgjodhi rrugën e drejtë e të ndershme të atdhedashurisë dhe të patriotizmit, duke luftuar kundër cungimit dhe grabitjeve të trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913 dhe në përsëritjen e kësaj padrejtësie në Konferencën e Paqes në Paris me 1919-1920.

Këto ngjarje e tronditën pamasë shpirtin e Fuadit, i cili me ngulm përpiqej për t’i bashkuar shqiptarët rreth një programi, siç thoshte ai , “të aftë për të siguruar shpëtimin tonë kombëtar, konkretizimin e ëndrës së qindra mijëra martirëve të kombit për realizimin e të drejtës për Shqipërinë Etnike dhe për ta shpëtuar nga kthetrat grabitqare të fqinjëve”.

Fuad Dibra ishte i palëkundshëm për këtë ideal të shenjtë, dhe thoshte: “Do ta bëjmë Shqipërinë me kufijtë e saj etnikë patjetër, sepse edhe sikur Evropa të dëshirojë me na i dhunuar të drejtat tona legjitime, na të bashkuar rreth flamurit të Skenderbeut, do të jemi një bllok i pathyer që me fuqinë e armëve tona do t’i fitojmë vetë të drejtat që na takojnë”.

Fuad Dibra ithtar dhe lëvrues i palodhshëm për Shqipërinë Etnike, në krye të Kolonisë së Shqiptarëve të Stambollit asokohe shkrinte çdo gjë që kishte, edhe pasurinë e tij shumë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo në Evropë, dhe nuk u pendua asnjëherë.

Fuad Dibra në momentet e fundit të jetës së tij ka lënë tri porosi : “ Me u bashkuar tërë shqiptarët rreth një ideali të vetëm, rreth realizimit të shtetit tonë etnik shqiptar, me u vëllazëruar dhe me u bashkuar në mënyrë të përsosur, që përçarjet e nxitura nga propagandat e huaja, të cilat mundohen drejtpërdrejt të na ndajnë, të mos munden me gjetur vend ndër ne, dhe së fundi, me çfarëdo çmimi të jetë, me e përmbushur idealin e konkretizimit të Shqipërisë s’onë Etnike. Këto porosi të trashëguara prej martirëve brez pas brezi, do t’i dëgjojnë me krenari dhe shpresë zogjtë e shqipes”, thoshte Fuadi.

Qeveritë e shumta që shkonin e vinin në Shqipëri kërkonin bashkëpunimin dhe rënien dakord të Fuad Dibrës për poste të ndryshme, bile edhe me lutjet direkte të drejtuesve të Italisë, mirëpo shpirti i pastër dhe patriotik i Fud Dibrës, i refuzoi të gjitha dhe asnjëherë nuk u dakordua që të vihej në shërbim të të huajve.

Këto qëndrime të tij prej patrioti bënë jehonë të madhe dhe ngushëllonin zemrat e motrave shqiptare të mbetura pa vëllezër, të nuseve pa burra dhe të nënave pa djem, të cilët kishin dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e atdheut.

Përpjekje për t’i afruar shqiptarët rreth një programi

Fuad dibra gjer në fund të jetës së tij ai punoi për bashkimin e trojeve shqiptare, për bashkimin e tërë shqiptarëve , “se të drejtat tona mund t’i fitojmë vetëm po të jemi të bashkuar”, thoshte ai.

Fuad Dibra lind në Dibër të Madhe në vitin 1886 dhe qysh në moshën e re u vu në radhët e lëvizjes kombëtare shqiptare ku bënte pjesë edhe i ati Ismail Pashë Saraçi, deputet i Dibrës në Parlamentin turk, i cili ishte njëri nga personalitetet e para dhe organisues i Kongresit të Dibrës më 1909, që u mbajt në shtëpinë e tij, ku morrën pjesë delegatë nga të gjitha vendet shqiptare, dhe ku u morrën vendime të rëndësishme për fatin e ardhmërisë së kombit shqiptar. Ismail Pashë Saraçi ishte patriot i dëshmuar dhe me pasurinë e madhe të trashëguar radhitej si njëri nga zengjinët më të mëdhenj të Ballkanit.

Fuad Dibra pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje shkoi te i ati në Selanik, ku mbaroi shkollën e mesme dhe studimet universitare - Fakultetin e drejtësisë në Selanik dhe në Zvicër.

Babë e bir influencën e tyre në mesin e pasanikëve e përdorën për t’i dhënë shpirt çështjes kombëtare shqiptare.

Fuad Dibra me pjekurinë e tij universitare që dispononte, bashkë me të atin Ismail Pashë Saraçin, bënë një veprimtari të madhe edhe për organizimin e Kongresit të Manastirit, ku u vendos fati i alfabetit shqip. Lufta që u bë në këtë kongres për të bindur pjesëmarrësit për përdorimin e gjuhës shqipe, për nga forca i ngjante luftës së pushkës, dhe askush nuk e përdori këtë armë morale më shumë dhe më bukur se sa Fuad Dibra, për t’i bindur ata që preferonin alfabetin arab në vend të atij shqip.

Ky patriot mbarë shqiptar veç ndihmës morale, çështjen shqiptare e ndihmonte edhe materialisht, duke i përballuar shpenzimet e aktiviteteve të shumta, ose duke blerë lokale për mbajtjen e mbledhjeve të ndryshme me rëndësi historike kombëtare. Ndoqi me vëmëndje lëvizjen e Xhon Turqve dhe shpejtonte të përfitonte nga rasti i krijur në horizontin ballkanik.

Punoi aktivisht me delegatë të ndryshëm dhe organizoi e financoi dy komisione të kryesuar nga Haxhi Ismail Manastiri dhe Haxhi Vildani ku merrnin pjesë figura të shquara si Abdyl Ypi, Fadil Pashë Toptani, Fuad Pashë Prishtina dhe Ali Pashë Velikarda, që shëtitën anekënd trojeve shqiptare dhe përgatitën terrenin për reformat e Kongresit të Manastirit dhe për veprimtari tjera mbarë kombëtare shqiptare.

Më shumë se gjysmë milionë franga ari për mbrojtjen e çështjes shqiptare

Pas vdekjes së tet, Fuadit i propozuan të vinte kandidaturën për deputet në parlamentim turk, por ai nuk pranoi.

Fuad Dibra në vitin 1921 nuk pranoi ofertën e Kabinetit të Sulejman Delvinës për postin e ministrit.

Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe vitin 1913, kur dibranët nga vrasjet dhe masakrat serbe, ishin detyruar t’i t’i braktisin shtëpitë e tyre, Fuad Dibra u ndihmoi të gjithëve si vëlla dhe mik, duke ua lehtësuar dhembjen.

Pas Luftës së Parë Botërore vazhdoi me vrrull aktivitetin e tij patriotik në Koloninë Shqiptare të Stambollit, dhe me përkrahjen e tij finaciare u themeluan shumë klube dhe u hapën shkolla shqipe me 450 nxënës shqiptarë.

Kolonia Shqiptare e Stambollit e dërgoi delegacionin e vet të kryesuar nga Fuad Dibra në Konferencën e Paqes në Paris që u mbajt më 1919-1920, ku merrnin pjesë anëtarët Halil Pashë Gjirokastra, Mihal Shan Tepelena, Pier Bonati dhe Benedik Bilishti.

Në Konferencën e Paqes në Paris merrnin pjesë edhe përfaqësues të Kolonive tjera shqiptare nga Amerika, Rumania dhe trojet e tjera shqiptare.

Fuad Dibra me këtë rast harxhoi më shumë se gjysmë milioni franga ari për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Në Paris të deleguarit qëndruan 17 muaj me shpenzimet e këtij patrioti, dhe pas shumë peripecive të krijuara nga shtetet e mëdha dhe armiqtë, u arrit në këtë Konferëncë të Paqes në Paris dhe nga Lidhja e Kombeve, që Shqipëria të njihet si shtet i pavarur, por për fat të keq nuk u arrit që të korrigjoheshin padrejtësitë që ishin bërë me copëtimin e tokave shqiptare nga Kongresi i Berlinit më 1878, dhe nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913.

Fuad Dibra duke e shkrirë tërë jetën dhe pasurinë e vet për çështjen kombëtare, dhe duke mos i pranuar postet joshëse të ofruara nga të huajt, na jep të kuptojmë të gjithëve, se si dje edhe sot, duhet të dallohet vullneti për t’i shërbyer atdheut nga ambicjet për pozitë dhe ofiqe.

Populli shqiptar nuk do ta harojë kurrë rolin që luajti ky patriot mbarë shqiptar në çastet kur ishte në pyetje fati i Shqipërisë.

Fuad Dibra në fund të jetës së tij u kthye në atdhe. Ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1944 në Tiranë, ku iu bë një varrim madhështor dhe e qau i tërë populli me lot në sy dhe me dhembje të thellë në zemër, sepse u nda përgjithmonë nga luftëtari i palodhshëm për të mirën e atdheut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat