A jeni të vetëdijshëm që serbët po na vjedhin edhe qenien tonë?

Opinione

A jeni të vetëdijshëm që serbët po na vjedhin edhe qenien tonë?

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 20 nëntor 2021 Në ora: 21:56
Veshje tradicionale abëreshe nga Hora e Arbëreshe të Italisë?

Ç`është kjo heshtje akademike e shqiptarëve, e historianëve shqiptare, e Universiteteve shqiptare dhe e dreqit të mallkuar? Nuk do të zgjatë shumë dhe në pesëdhjetë vjetshin e ardhshëm ne do të jemi vetëm qenje njerëzore që do të jetojmë vetëm nga instinktet pa asnjë shënim nga e kaluara jonë. Ne do të jemi një zorrë qorre e Ballkanit“ t‘ardhur rishtas në këto toka si sirianët dhe afganët e ardhur rishtas në Shqipëri.

Serbët po na e vjedhin etnografinë tonë është tema që do e trajtoj sot duke kaluar herëve tjera në lamitë tjera që po vidhen nga serbët, ju premtoj se do të ju bindi që po na e vjedhin edhe qenjen tonë si shqiptar arbëresh, arvanitas, albanë, ilir, iliro-thrakas dhe pellazgë.

Serbët na e vjedhin etnografinë

E shihni këtë eksponat nga “The Metroplitan Museum of Art"

Nuk ju dhemb kjo?

Image

E dini pse serbët janë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO?

Image
Veshje e sotme Dukagjini

E para, se ende e llogarisin Kosovën si të veten dhe e dyta do të dilnin vjedhjet historike që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit shqiptar e i kanë paraqitur si të vetat. Një popull i ardhur, medoemos ai pajiset me të gjitha ato që i gjen në atë vend.

Image
Sot, veshje dasmash në Kosovë

Serbëve duhet thënë publikisht na keni vjedhur, çdo detaj historik i tyre është i vjedhur. Po kush t`i iu thotë?

Shëtitja nëpër historiografinë serbe, lundrimi nëpër shkrimet e tyre historike sa të bëjnë të qeshësh me guximin e tyre piratesk në përvetësimit e çdo gjëje shqiptare por edhe të shtien të mendosh thellë se sa të se sa të heshtur jemi ndaj tyre. Heshtja e jonë (nga se nuk e kishim edhe mbështetjen) dikur ishte e kuptueshme, po sot?
Sot, pse nuk e themi atë që duhet thënë?

Nejse kur jemi të pirateria historike e historisë shqiptare nga ana e serbëve, nëse pak e shfletojmë se çka ata shkruajnë në botë gati dy shekuj , është e pamundur të mos bindet dikush në gënjeshtrat e tyre. Kujdes, sepse ne ishim të heshtur, ne ishim të manipuluar dhe shpëtimtarin e kërkonim diku tjetër.

Në materialet propagandistike psh. turistike serbe për Serbinë; për historinë, etnografinë, folklorin çdo gjë është serbe, edhe pse në të vërtetë edhe ai më pak i informuari e sheh nga vjen ai ose ajo “krenari“ serbe.

E shihni këtë veshje tradicionale abreshe nga Hora e Arbëreshe të Italisë?

Image

Një veshje që është bartur me shekuj nga nëna tek e bija.

Si ndodhi që edhe serbët e paskan të njëjtën, dhe qenka trashëgimi serbe?

A doni më shumë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat