“Patëm një klasë politike që nuk i mbajti frerat e trendeve zhvillimore”

Opinione

“Patëm një klasë politike që nuk i mbajti frerat e trendeve zhvillimore”

Nga: Skënder Mulliqi Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:21
Skënder Mulliqi

E quajnë klasë politikë. Ajo përbëhet nga qindra e më shumë njerëz të cilët kanë ndikim në rrjedhat politike të një vendi. Ata si zakonisht rekrutohen nga qarqet shtetërore dhe diplomatike, e ka shtete ku edhe ekzistojnë studimet dhe shkollimet për diplomat të karrierës.

Ne si shtet i ri nuk e patëm një klasë të studimeve dhe shkollave të tilla. E gjithë fotografia e kësaj klase 20 vjeçare politike më shumë është e ërrët, se sa është e ndritur.

Nuk kemi pritur pas lufte të këmi një klasë të lartë politike, por kemi pritur megjithate të kemi një klasë solide politike. Klasa jonë politike nuk ishte klasë e kohës së modernitetit, më shumë ishte klasë politike me logjikë autokratike.

Nuk qenë në gjendje të krijojnë shtet serioz, shtet demokratik dhe të zhvilluar. Mos të flasim për industrializmin e vendit si faktorë kyq i zhvillimit. Fenomenet negative të cilat na goditën ishin shumë për Kosovën e vogël që fletë për një klasë politike të deklasuar.

Këto negativitete shoqërore dhe politike iu hapën rrugë neofashizmit, revizionizmave, dhe iu hapën rrugë shumë çrregullimit të rrjedhave shoqërore dhe politike në Kosovë. Patëm një klasë politike që nuk i mbajti frerat e trendeve zhvillimore, e mos të flasim për të rejat. Rreshqitëm në trendet e parazitizmit, edhe pse i patëm predispozitat dhe potencialet që të punohet më mirë dhe shumë më ndërshmerisht për shtet.

Dikush mblodhi gati gjithë pasurinë, e shumica mbeten duarë thatë. Na lanë të izoluar, të varfëruar dhe të larguar masivisht nga Kosova..!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat