Përsiatje mbi qeverisjet jo demokratike, mungesën e pluralizmit politik, ish qeveritë dhe pushtetet e tyre grabitçare..!?

Opinione

Përsiatje mbi qeverisjet jo demokratike, mungesën e pluralizmit politik, ish qeveritë dhe pushtetet e tyre grabitçare..!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:55
Ali Kelmendi

Demokracia nuk njeh vetëm të paditurit, por edhe të diturit dhe ata më të diturit; kështu që në këto tri klasifikime ka vërtetë më pak të ditur, por ka më shumë njerëz dinak, mashtrues, gënjeshtar, eksponent vasal të qeverive të huaja- me një fjalë tradhtarë etj., të cilët dinin mirë si ta kapin drejtësinë me kushtetuesen, prokurorinë dhe gjyqet e shtetit në tërësi, duke e dhunuar demokracinë dhe pluralizmin politik..!?

Dituria, para se gjithash ajo politike, është si hija e njeriut, kudo që shkon, ajo e ndjek pas. Pra, demokracia moderne, s`është gjë tjetër veçse natyra njerëzore e cila nuk i pranon veprat e këqija dhe të cilat i lufton me kundërshtime të fuqishme dhe metoda të shumëllojshme.

Demokracia ia jep rastin çdo qytetari, çdo grupi t`i formulojë dëshirat dhe interesat e veta, duke i bërë ato publike, dhe, nëse ato e gjejnë përkrahjen dhe mbrojtjen e tyre nga rrethi ku jeton, atëherë ato duhet po ashtu edhe të zbatohen. Çdo qytetar dëshiron që në këtë luftë interesash të përgjithshme të përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme që të drejtat e tij të realizohen sa më mirë dhe më sukses të duhur.

Meqenëse çdo qytetar e ndien instiktivisht përfaqësimin e interesave të tij deri në një shkallë, kur ato bëhen legjitime, ajo çfarë e bën për t`i besuar drejtësisë në gjashtë ditët e javës, përveç të dielës, është shkalla e mirëqenies së tij njerëzore dhe kombëtare. Në një mënyrë, ky shqetësim (preokupim) duhet të përfshihet në një pasqyrë: ku e gjithë e mira gjendet para rrezikut, luftës së interesave vetanake ose partiake, që të duket se njeriu jeton në shtetin e askujt..(?!)

Politika demokratike medoemos mund të ecë përpara vetëm si perspektivë, deri atje ku sipas bindjes dhe pikëpamjeve bëhet përcaktimi për një angazhim shoqëror më të mirë, duke u obliguar që të merr përsipër përgjegjësitë që ia cakton ligji.

Terminologjia e përdorur politike e mirëmban dallimin e qartë më shumë, ose më pak, në mes të politikës shtetërore, nga njëra anë, dhe asaj partiake, në anën tjetër. Si politikë shtetërore në përgjithësi, nënkuptohet një politikë e cila për synim ka mirëmbajtjen, përforcimin shoqëror dhe zhvillimin e mëtejshëm organik të shtetit në tërësi, derisa me politikën partiake nënkuptohet çdo aksion dhe orvatje për qëllime dhe interesa partiake, si në rritjen e anëtarësisë dhe përforcimin e ndikimit të saj në shoqëri dhe pushtet.

Kur bëhet fjalë për rritjen e anëtarësisë së partive, ku shumica e njerëzve nuk kanë diapazon të gjerë politik si dhe mendime të perceptuara drejtë, së kah të anojnë dhe cilës parti do i përkasin, atyre siç thotë mendimtari spanjoll (Ortega y Gasset), “që nën presion nga jashtë iu presohet vaji, njëjtë sikur për lyerjen e makinës»?! Pra, ky është mendim publik në fillimet e propagandës, i cili është një instrument politik i papërgjegjshëm!

Njeriu i masës nuk ka mendim të vetin, andaj sipas devizës së Napoleonit, thuhet: »Ne jemi për ketë, që këtu ta drejtojmë mendimin publik, e jo ta diskutojmë» Kësisoj vepruan deri më tani mazhoranca e PAN-istave (PDK, LDK dhe AAK) dhe më në fund e humben shumicën e votuesve si dhe pushtetin, të cilin e vllaçitën për 20 vitet e shkuara!!!

Ndërsa, koncepti i politikës shtetërore implikon më në fund, asi lloj politike të interesave partikulare të politikës partiake, ku si qëllimi kryesor i politikës partiake është diç gjenerale: duan ta kapin shtetin, duke ia bartur dhe imponuar idetë dhe strukturën e tyre ekzistuese, rendin shtetëror në fuqi, ose për t`ia grabitur atë me qëllim për të qeverisur ndryshe, qoftë në mënyrë evolucionare, ose revolucionare, siç po vepron opozita e sotshme e bashkuar më dreqin dhe bijtë e tij për t`ia grabitur Albinit qeverisjen më të mirë të pasluftës.

Pra, secila parti e ka shtetin në sy si tërësi, duke ngritur pretendimet që posedon më një recetë-program, që tërë popullin dhe kombin ta bindë, duke u premtuar shëndetësinë dhe mirëqenien më të mirë etj., etj.

Në demokracinë e lirë, natyrisht nuk mund të bëhet fjalë për një identitet faktik të shtetit dhe partisë. Principi i të drejtës së shtetit ruhet edhe atje ku një parti përkohësisht disponon me shumicën absolute- siç është rasti tek ne me LVV-je.

Në demokracinë e vërtetë shteti gjithnjë qëndron mbi partitë, dhe asnjë parti nuk mund ta detyrojë shtetin që t`i nënshtrohet shërbimeve dhe interesave partiake. Megjithatë, kur bëhen përpjekjet, atëherë ky shpërdorim nuk është arsye për humbjen e shumicës parlamentare. Me këtë rast nuk bëhet atak mbi një parti, por edhe në partitë minoritare që mund të interpretohet si atak mbi shtetin. Shteti duhet megjithatë ta ruajë opozitën në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve.

Kur është fjala për premtimet e liderëve partiak, marrë në përgjithësi, gati të gjithë kanë përdorur metoda të shumëllojshme me premtime, shantazhime, gënjeshtra etj., për t`i bindur simpatizantët dhe në tërësi votuesit me të drejtë vote, me fraza boshe dhe gënjeshtra për zhvillim ekonomik, për investime, për mijëra vende pune, sidomos në bujqësi, ku shteti stimulon bujqësinë me beneficione dhe donacione të ndryshme, (por edhe ato fatkeqësisht u keqpërdorën nga ish qeveritë zhvatëse, ku u vodhën mbi 40 milion euro), pasi që fabrikat, pronat e ish kombinateve bujqësore u shitën me «spin of special» për 99 vite, duke mos pasur të drejtën e shitjeve, ndërsa blerësit i shitën ato sikur me ua pas lënë trashëgim baba. Ato prona tokësore të ish kombinateve, firmave të ndryshme u blenë për shumë pak para!!! U pasuruan blerësit e pronave, si dhe zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimeve (AKP) në koordinim me mentorët e tyre qeveritarë, duke shitur, apo më mirë më thënë, falur pronat shtetërore.

P. Sh. kur Hashimi, Ramushi me tetëdhjetë deputetët të legjislaturës së VI-të ia shitën-falën MZ 8270 ha toka të trevës së Rugovës, kuptohet pa pjesëmarrjen e LVV-je, kur ajo ishte në opozitë.

Askujt gjer më tani nuk iu ngritë kurrfarë padie gjyqësore për krimet dhe tradhtitë e bëra në dëm shtetit. Pra, kjo është arsyeja pse partitë para zgjedhjeve nuk po munden të gënjejnë më për hapjen e vendeve të reja të punës, siç vepronin dikur liderët e PAN-it për hapjen e qindra dhe mijëra vendeve të reja të punës.

Andaj rinia që po shkollohet por nuk po sheh kurrfarë perspektive për ardhmërinë e saj. Po kam frikë së me liberalizimin e vizave asnjë i ri i yni nuk do mbetët në Kosovë?! Po ashtu, po ikë edhe personeli mjekësor, si motrat medicinale dhe numër i madh i mjekëve të shkolluar dhe më përvojë të madhe profesionale.

Kosova po zbrazët gjithnjë e më shumë - edhe më shumë së më planet e Akademisë së Shkencave dhe Artëve serbe (SANU) dhe me pionët e saj serb si Ҫubrilloviqi, Qosiqi, Millosheviqi e tjerë me radhë, pasi që Kosova u duhej atyre për pasuritë e mëdha minerale dhe përfundimisht pa shqiptarë.

Mjerisht, duket se një farë-soj i shqiptarëve paskan qenë gjithmonë argatë të dreqit dhe të Serbisë fashiste.. tatari e marrtë vesh, siç thotë populli ynë..!?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat