Dhe zogjtë e malit e dinin se Pavarësia e Shqipërisë është dashur të shpallet në qytetin e Shkupit

Opinione

Dhe zogjtë e malit e dinin se Pavarësia e Shqipërisë është dashur të shpallet në qytetin e Shkupit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:40
Sulejman Mehazi

Argumentet faktike tregojnë se Pavarësia e Shqipërisë u shpall në breg, në skaj apo qosh të detin, në Vlorë, vetë vendi i Pavarësisë së Shqipërisë tregon se ka pasur inate mosmarrëveshjes se në cilin vend e qytet të shpallet Pavarësia, në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, që ishte e rrezikuar nga serbët, apo në qytetet tjera shqiptare që nuk ishin të rrezikuar as nga serbët e as nga grekët, sikurse që ishte Vlora.

Si duket kjo Pavarësi e Shqipërisë në Vlorë doli shumë e dëmshme për shqiptarët që jetonin e jetojnë sot e kësaj dite jashta kufijve të Shqipërisë dhe e ka kuptimin e një feste vetëm të shqiptarëve brenda shtetit shqiptar e kurrsesi të popullatës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë së Veriut e më gjerë.

Dhe zogjtë e malit e dinin se Pavarësia e Shqipërisë është dashur të shpallet në qytetin e Shkupit të Vilajetit të Kosovës, mirëpo inatet e nahijeve dhe Vilajeteve e bënë të veten që të anashkalohet Shkupi i Hasan Prishtinës i cili në qershor të 1912 mori Shkupit me ushtri e polici për të shpallur Pavaresinë e Shqipërisë në Shkup, dhe bandat politike të Shqipërisë shpejt e shpejtë e pa pëlqimin e shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës e Manastirit e shpallën Pavarësinë gjysmake në Vlorë.

Këtë ndodhi politike e historike kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë e tregon miku im, Abdylxhemil Bambari, stërnipi i Xhemil Efendiut  të Tetovës, ku vëllai i Xhemil Efendi Bambarit, Bedaed Efendi Bambari, gjykatës e më vonë avokat ka qenë njëri ndër figurat më aktive të Pavarësisë së Shqipërisë në Shkup e kurrsesi në Vlorë dhe gjatë ftesës për shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, juristi Bedaed Efendi Bambari nuk ka marrë pjesë dhe ka kundërshtuar reptësisht Pavarësinë e Ismail Qemalit në Vlorën e mbrojtur nga vetë shqiptarët dhe se ka qenë për Pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Shkupit të rrezikuar nga serbët, dhe se nuk është pajtuar me shumë patriotë tjerë të Pavarësisë së gjysmuar në Vlorë.

Bile aktivisti i pavarësisë së Shqiperisë, gjykatësi, avokati, anëtari i "Bësës" së Stambollit, miku i Ismail Qemalit, Sami e Abdyl Frashërit, Bedaed Efendi Bambari, tregon se deputetin e Perandorisë Osmane në largim, Ismail Qemalin, pasi shpall Pavarësinë në Vlorë, Sulltani i atëhershëm Abdylhamiti që ka përkrahur shqiptarët, jo që e ka qortuar, por edhe i ka ra me shuplakë Ismail Qemalit pse nuk e ka shpallur Pavarësinë në Shkupin e rrezikuar nga serbet, por në Vlorën e sigurtë e jo të rrezikuar nga askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat