Profilizimi kriminologjik, forenzik dhe kriminalistik i vrasjes

Opinione

Profilizimi kriminologjik, forenzik dhe kriminalistik i vrasjes

Nga: Besnik Gjaka Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim: Pamje nga vendi i krimit në Gllogjan

Krimi makabër që ndodhi në Deçan tregon se situata kriminale në vend përcaktohet kryesisht nga krimi i dhunshëm, në strukturën e të cilit vrasjet kanë marrë një rëndësi të veçantë.

Duke njohur faktorët vendimtarë që kontribuojnë në kryerjen e vrasjeve, aftësia për të identifikuar situata krimogjene që, në një farë mase, provokojnë një krim është një kusht i domosdoshëm për ti parandaluar vrasjet.

Nga kjo rezulton se, para së gjithash, organet e punëve të brendshme duhet të planifikojnë në mënyrë efektive një sistem gjithëpërfshirës masash për ti luftuar vrasjet.

Zbulimi dhe të provuarit të vrasjeve nuk mund të kryhet me sukses nëse nuk njihen profesionalisht dhe shkencëtarisht disa masa kriminalistike dhe veprime hetimore, duke filluar nga: ngritja e versioneve, përcaktimi i motivit, marrja në pyetje, zbulimi i gënjeshtrës, mekanizmi i formimit të gjurmëve materiale, provat personale, deri te këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kapja e kryesit.

Ndonëse, hetuesi, juristi në përgjithësi, polici, prokurori, gjyqtari, mbrojtësi, kanë njohuri elementare dhe të duhur për shumë masa operative-kriminalistike, meqë i zbatojnë në praktikë, për shkak të stërngarkimit me lëndë dhe obligime të tjera, nuk arrijnë të rishikojnë kuptimet, metodat, taktikat dhe teknikat e masave dhe veprimeve kriminalistike e hetimore me të cilat zbulohet kryesi, ndriçohet dhe provohet ngjarja kriminale.

Për këtë arsye, nuk është e tepërt që t’i rikujtojmë trajtimet shkencore e profesionale të disa masave; Kriminalistikë heuristike zbuluese, p.sh. profilizimi kriminologjik, forenzik dhe kriminalistik, dhe veprimeve të ndryshme hetimore në të cilat duhet mbështetur zbulimin dhe të provuarit të vrasjeve.

Këto masa, për mendimin tim, do të japin rezultate përfundimtare pozitive vetëm kur të kemi të dhëna objektivisht të sakta dhe të plota për shkaqet dhe kushtet që kontribuojnë në kryerjen e vrasjeve.

Prandaj, planifikimi i një mori të masave operativo-taktike dhe menaxhimi i mirë dhe profesionalizmi i hetuesve sjellin besimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe subjekteve tjerë të sigurisë.

Urojë që departamenti i krimeve të rënda ka bërë: planifikimin e masave operativo-taktike në drejtim të menaxhimit me profesionalizëm të të gjtha masave dhe veprimeve e në rend të parë një bashkëpunimi më të përafërt me komunitetin, drejtë zbardhjes së kryesit apo kryesve të vrasjes, motivit dhe çështjeve tjera me rëndësi të kësaj vepre makabre.

Njohës i kriminalistikës dhe krimit të organizuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat