Presidentes dhe kryeministrit të Kosovës – vetëm komunikimi verbal në dialogun me Serbinë nuk mjafton

Opinione

Presidentes dhe kryeministrit të Kosovës – vetëm komunikimi verbal në dialogun me Serbinë nuk mjafton

Nga: Luz Tomaj Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 08:10
Luz Tomaj

Ndërmjetësuesit në Dialogun Kosovë - Serbi, UE dhe të tjerët, në të kaluaren, mjerisht, janë mësuar që Kosova, vazhdimisht të lëshon pe dhe tua bën qefin. Më në fund, qendrimet e Presidentes dhe Qeverisë aktuale, në dialog dhe çështjet tjera, napin me kuptuar se Kosova është shtet.

Në këtë aspekt, çështja më aktuale është Associacioni I komunave serbe. Për këtë, në të kaluaren, janë arrijtë dhe nënshkruar marrëveshje, madje I ka ratifikuar edhe Parlamenti. Megjithatë, Gjykata kushtetuese, pasi që konstatoi se marrëveshja ishte në kundështim me Kushtetuten e Kosoves, e shpalli të pavlershme. Me fjalë tjera, marrëveshja e arritur nuk egziston.

Përse nuk mjafton komunikimi verbal?

Përfaqësuesit e UE – z. Borrell dhe ai Lajçak, ose nuk kanë njohuri të mjaftuara për dhe mbi shtetin ose, janë subjektiv dhe të njianëshem. Fakti që Borell dhe Lajçak vijnë nga dy shtete, në kuadër të UE, të cilat akoma nuk e kanë pranuar pavarësin e Republikes së Kosoves, është shumë simptomatik, për njianëshmerin e tyre. Për Pallmera e Grenella, nga SHBA, as që ia vlen të flitet. Nuk kërkohet donji mençuri e madhe me e kuptuar njianëshmerin e tyre.

Prandaj, Kosova duhet të komunikoi edhe në formë të shkruar.

Kosova u lirua para 22 viteve ndersa pavarsin e shpalli para më se 13 viteve. Mjerisht, as sot e kësaj dite, Kosova nuk e përgaditi nji raport gjithpërfëshirës, për krimet gjenocidiale të Serbis, nuk I shkoi në mendje asnjë qeverie, në të kaluaren që të veproi në drejtim të përgaditjes së kërkeses, që ti parashtrohet Serbis për kompenzimin e dëmeve të krimeve të kryera gjatë luftes ndaj kosovarëve. Një kerkesë e tillë duhet ti parashtrohet Serbisë, para inicimit të procedures pran Gjykates ndërkkombëtare.

Kërkesa për dëmet e luftes, më në fund, do përgaditet dhe procedohet.

Megjithatë, mbaj mendimin se, Kosova të përpiloi, në formë të artikullit, të gjatë apo të shkurtë, me nji kronologji të krimeve serbe ndaj shqipëtarëve, sëpaku që nga viti 1912 dhe në vazhdim. Egzistojn mjaft informacione të krimeve gjatë vitit 1912, për te cilat raportonin mjetet e informimeve europiane si Daily Cronicle, Paris Humanite, Daily Telegraph etj. Të përkujtohet Plani I V. Çubrilloviqit nga viti 1937, shpërnguljet e shqipëtarve nen presion edhe gjatë kohes së pas Luftes II, nen presionin e Rankoviqit...

Në vitin 1917, e shkrova nji artikull, në gjuhë angleze, me titull “Serbia historikisht u përpoq me I zhduk shqipëtarët, pse sot nuk e pranon realitetin”. Artikullin e kam distribu mjaft - në adresa të UE, DASH-it etj. Së fundi, përmes DASH-it ia dërgova edhe zotit Escobar. Kuptohet, shkrimet nga individët nuk kanë donji efekt të duhur, prandaj, sugjeroi që shteti I Kosoves, në vend të elaborimit verbal, gjatë dialogut, të ven në tryezë nji raportim me shkrim se kush është kush – kush është viktimë dhe kush egzekutor I krimit. Po në këtë formë, është e preferuar që, shërbimi diplomatik të veproi gjatë kontaktimit të shteteve, të cilat akoma, nuk e kanë pranuar pavarsin e Kosoves. Shkrimi len gjurma më shum se fjala. Ndoshta, në atë mënyrë, do vinin në vete edhe ata si Borrell, Lajçak etj.

Është koha që UE dhe të gjitha institucionet tjera ndërkombëtare, të kuptojnë se, e vetëmja është Serbia, ajo e cila pretendon se, edhe aty ku gjindet nji serb, duhet të quhet Serbi. Nji pretendim të tillë e

ilustroin përpjekjet dhe veprimet e Serbis në Bosnje – Republika sërpska, në Mal të Zi, dhe në mënyrë permanente dhe provokative Kosoven e quan Kosovo I Metohija dhe nuk e heqë nga përmbajtja e Kushtetutes serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat