Nuk mund të pajtohem kurrësesi me akuzën që Biden dhe udhëheqja e tij komuniste ia bëjnë personalitetit, i cili ka një dashuri të veçantë për popullin amerikan, zotit Berisha. Kështu e mendonte ta fillonte letrën e tij ish presidenti amerikan zoti Trump, në lidhje me akuzat e qeverisë së SHBA ndaj zotit Berisha.
Ta akuzosh dike, që më së shumti është dëshmuar si pro amerikan dhe i cili me aq vrull të madh ka punuar për marrëdhënjet miqësore shqiptaro – amerikane, është mëkati më i madh.
Njollosja e figurave të shquara si e zotit Berisha pa ofruar kurrfar faktesh, vetëm në bazë të daklaratave, nuk mund të kuptohet. Kjo skishte ndodhur nga asnnjë qeveri amerikane deri më sot.
Por tash kur në krye të SHBA kemi një kryetar i cili mi vodhi zgjejet mua në sy të popullit amerikan dhe publikut botërorë, atëherë ç´mund të thuhet tutje.
Unë momentalisht nuk mund t´i ndryshoi gjërat, por po premtoj se në zgjedhjet e ardhëshme, unë sërish fuqishëm do të rikthehem në pushtet.
Deri atëher zotit Berisha i dëshiroi sukses dhe luftë të pakompromis ndaj udhëheqjes komuniste në shtetit tim, po edhe ndaj veglave të tyre në Shqipëri e Kosovë.
Posa t´i fitoi zgjedhjet, së pari ambasadoren Kim do ta tërheq nga Shqipëria e cila i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet tona dypalëshe, duke u dal krah enveristëve.
Zotin Berisha do ta rehabilitoi dhe do të kërkoi përgjegjësi, nga të gjith ata që e njollosën figurën e tij.
Sapo zoti Berisha ta marr pushtetin në vendin e tij, ne do t´i qasemi përpjekjeve në thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale mes dy vendeve tona mike.
Për vuajtjet e tij si person Non – grata, si relaksim dhe si dëmshpërblim për zotin Berisha do ta lus zotin Elon Musk që me raketën e tij, zotin Berisha ta dërgoi në gjithësi për të akumuluar energji.
Si çështje tjetër do të jetë angazhimi im dhe i administrates sime duke përfshirë zotin Grenell, për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ne kishim punuar fuqishëm në këtë drejtim dhe zoti Grenell dhe Palmer kishin shenuar edhe rezultatet e para në këtë drejtim.
Për t´iu qasur një problemi të tillë me sukses mua më duhet edhe bashkëpunimi i Serbisë, por edhe i juaji zoti Berisha.
Sidomos në Kosovë SHBA kanë nevojë për zotin Mustafa dhe Hoti, pasi mungon Thaçi, sepse ata ishin figura qendrore, sëbashku me të deleguarin tim zotin Grenell.
Bashkëpunim të mirë ne kishim edhe me zotin Rama dhe Thaçin, po siç dihet Thaçi ndodhet në Hagë dhe për Ramën nuk mund të garantoi se sërish mund t´i fitoi zgjedhjet, edhe pse ai e zbaton taktikën manipuluese të Bidenit.
Unë nuk mund ta harroi talljen e Ramës gjatë fushatës sime në zgjedhjet presidentale, prandaj ne të ardhmen e popullit shqiptar, e shohim tek ju zoti Berisha.
Marrëveshjen historike të cilën ne e arritëm mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, mund të them se ishte fundamenti për marrëveshjen përfundimtare mes këtyre dy shteteve.
Ne kishim për qëllim që ta nxisnim planin e pajtimit me paketën zhvillimore që përfitonin popujt e të dyja vendeve dhe në fund pastaj, do ta kishim më të lehtë marrëveshjen përfundimtare.
Unë mbes me shpresë zoti Berisha që ju si figurë qendrore e vendit tuaj, do të më përkrahni mua si në planin e brenshëm, po edhe në atë internacional.
Edhe SHBA kanë nevojë për vendet e tilla, siç është Shqipëria.
Unë zoti Berisha po ju premtoj se sapo të kthehem në pushtet, pa humbur kohë do ju rehabilitoi. Asgjë nëse nuk mund të bëj për ju, sëpaku do të nisemi që sëbashku ta pushtojmë marsin
Ish kryetari i SHBA Donald Trump
Shkrim nga Mars - Rover