Republika Serbe lindi nga Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), model identik "zajednica"

Opinione

Republika Serbe lindi nga Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), model identik "zajednica"

Nga: Agim Vuniqi Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:40
Autori Agim Vuniqi

Projekti i asociacionit “zajednicës” ishte model i sprovuar në Bosnje e Hercegovine, fatkeqësia e këtij të Kosovës është se koalicioni politik shqiptaro-serb që udhëhiqte vendin është krijuar në dëm të shqiptarëve duke e instrumentalizuar policinë. Thaçi e Mustafa janë binomi që me politika të dëmshme dhe destruktive për pak e quan vendin në luftë civile për t'ia dhuruar vendin Serbisë, këtë duhej ta kuptonte atëherë Policia e Kosovës dhe të mos bëhej lodër në duar të këtyre dy piromanëve...

Si erdhi deri tek krijimi i këtij entiteti politik brenda shtetit të Bosnje Hercegovinës, respektivisht si u krijua Republika Srpska?

Fillimisht serbët e Bosnjës krijuan Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) më 36 prill të vitit 1991, i cili përbëhej nga 14 komuna me shumicë serbe.

AKS kishte edhe këshillin me përfaqësues nga secila komunë. Ndërsa, në muajin shtator të po atij viti serbët shpallën rajonet autonome brenda Bosnje Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat