Qeveria t'i jap fund skandalit në Shtërpcë, spitali nuk punon e punëtoret marrin pagat

Opinione

Qeveria t'i jap fund skandalit në Shtërpcë, spitali nuk punon e punëtoret marrin pagat

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Autori

Aksioni i fundit i policisë në Shtërpcë, shpresoj se në vazhdën e hulumtimeve të merret edhe me rastin e Spitalit në Shtërpcë. Punimet për ndërtimin e objektit të Spitalit të Shtërpcës dhe disa objekteve përcjellëse të tij, kanë përfunduar para më shumë se 7 vjetësh, që nga ajo kohë aty ka të punësuar që marrin paga çdo muaj.

Për çdo vit shpenzohen gjysmë milioni euro për paga të mjekëve, infermierëve, punëtorëve teknikë dhe stafi menaxhues, pa punuar fare. Skandali i madh është se që nga viti 2011, kur ende pa u finalizuar objekti i spitalit ishte zgjedhur drejtori i këtij institucioni shëndetësor. Në shëndetësinë sekondare, përkatësisht në spitalin e Shtërpcës, janë të punësuar 20 persona të cilët paguhen përmes listës së pagave me orar të plotë. Vlera e shpenzuar gjatë vitit për pagat e këtij stafi është 121,066€m pa asnjë ditë punë.

Me këtë gjë duhet të merret shteti, pavarësisht se në ministrinë e shëndetësisë thonë se ajo nuk menaxhon me këtë spital. Pjesë e këtij spitali deri është akoma, dhe që merr para nga shteti i Kosovës, pa bërë kurrfarë pune është edhe një agjent i pretenduar i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Igor Joçinac, i arrestuar në vitin 2009 kinse për ofrim parash për serbët në këmbim të dëshmive kundër UÇK-së, merr pagë mujore në vlerë prej 406 eurosh si punëtor i Spitalit të Shtërpcës, “spital”, ky që nuk ofron kurrfarë shërbimesh mjekësore. Igor Juçinac, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe kishte punuar në stacionin policor në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit deri në vitin 2007. Është larguar nga Policia e Kosovës, për shkak të shkeljeve të parimeve dhe procedurave të policisë..

Ai së bashku edhe me dy ish agjentë tjerë të pretenduar BIA-s, Milutin Radanoviç (1957) nga Beogradi dhe Predrag Zheljkoviç (1976) po ashtu shtetas i Republikës së Serbisë nga Novi-Sadi, dhe Branislav Nikoliq, nën dyshimin se u kishin ofruar familjarëve të serbëve të zhdukur nga 20 mijë deri në njëqind mijë euro për të bërë dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së. Të kujtojmë se Nikoliq ka qenë këshilltar i Hashimit, përndryshe vëlla i Branislavit, ish-kryetarit tanimë të arrestuar. Se në Shtërpcë ka parregullsi, e ka thënë edhe Auditori i Përgjithshëm,i cili ndërmjet nëpërmjet raportit të monitorit për Komunën e Shtërpcës, midis të tjerash, ka tërhequr vëmendjen se kjo komunë ka bërë disa pagesa për shërbime në mënyrë të gabuar nga kategoria e investimeve kapitale, megjithëse nga natyra u takonin kategorisë së mallrave dhe shërbimeve.

Janë afër 500 mijë euro shpenzime vjetore për spitalin që nuk punon,të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Nuk mund të paguajmë me taksat tona njerëz që nuk punojnë fare, ose me keq që punojnë kundër Kosovës, në mesin e tyre edhe agjendë të BIA serbe. Qeveria e Kosovës të nder marra që kjo gjë të merr fund, pavarësisht se është e vështirë pasi këtë gjë ia lejon Pako e Ahtsarit, ose të futet në punë në mënyrë që qytetarët atje, edhe shqiptarët të mund të marrin shërbimet e nevojshme, pa pasur nevojë që të shkojnë në Ferizaj apo Prishtinë, për shërbimet që mund të kryhen në komunën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat