Atentati ndaj Kolonelit Tahir Zemaj, atentat ndaj lirisë së Kosovës!

Opinione

Atentati ndaj Kolonelit Tahir Zemaj, atentat ndaj lirisë së Kosovës!

Nga: F.B. Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:45
Tahir Zemaj

Vrasjeve politike, u paraprinë politika anti-kombëtare e grupimeve mafio-krimnale të ekstremit të majtë sikurse  është LPK-ja në sinkron me SHISH-in e Fatosave : Nano & Klosi, në krye të  mediave të  kapura (të shkruara dhe vizive, përmes politikes së linçit publik dhe anatemimit të figurave politike dhe publike me bagazh nacional, sikurse  ishin bashkëpunëtoret e presidentit historik, Rugova.

Me pas, nuk ishte vështirë organizimi i skuadriles vrastare me pagesë, nga parat e taksapaguesve tanë, dhe ato të krimit të organizuar ; reketit dhe haraqit  kryekëput nga Shtabi i "Rognerit" dhe i cili kishte shtrirë aktivitetin kriminal në gjithë teritorin e Republikës së Kosoves përmes SHIK-ut anti-shqiptar, organizatë kjo klandestine, ilegjitime, ilegale dhe anti-shtetërore.

Në krye të kësaj piramide kriminale, ishte Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaqi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi & Co, si dhe udhëhqësit shpirtëror dhe motivuesit "atdhetar", zotërinjët Rexhep Qosja & Adem Demaqi, idhujt unik-shpirtëror  të liderit të Vetëvendosjes, Kryeministër i vendit, z. Albin Kurti.

Në Kosovën e lirë & t'çliruar prej armikut shkullor, por jo edhe të lënë plotësisht të lirë nga recidiv të ideologjisë sllavo-komuniste dhe mëndësisë tribale në luftën për pushtet, pikërisht 18 vite më parë në Pejën e Haxhi Zekes, ra në pritë nga një atentat, Komandanti legjitim dhe legal i ZOD-it, Kolonel Tahir Zemaj bashkë me t'birin Enisin dhe kusheririn Hasanin.

Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (NPK), qendron pas atentatit !

Pse u vra Koloneli, cili ishte motivi, cfarë qoj në marrjën e një vendimi qyqar, armiqësor dhe anti-kombëtar ?

Ja arsyet :

Fallangat e krimit nuk gëlltisnin dot kontributin enormë të Kolonelit, Komandant legjitim i ZOD-it në luftën çlirimtare n'përballje me armikun shekullor në vija fronti gjithandej, dhe n'beteja frontale siq ishte ajo e Loxhes në të cilën Komandanti i kësaj beteje lapidare i kishte dhënë leksion armikut duk i dhënë goditjën poshtëruese dhe duke e tmerruar më nivelin dhe strategjinë e luftës, të pa parë dhe përjetuar deri atëherë.

Fallangat e krimit, synonim i grupimeve majtiste  dhe ideologjisë së kuqe sllavo-komuniste, nuk gëlltisnin dot, namin dhe lavdinë e Betejse së Loxhes, namin dhe lavdinë e Komandantit të kësaj beteje t'lavdishme, Kolonel Tahir Zemaj dhe as nivelin dhe përgaditjën ushtarake, profesionale të Brigadave të komanduara nga Koloneli dhe të subordinuara formacioneve dhe hierarkisë ushtarake të FARK-ut, edhe pse me uniformë dhe emblemë të UÇK-së, konform Marrveshjes së Osllos.

Fallangat e krimit, të identifikuara si NPK, nga ZPS  e Dhomave të Specializuara të Gjykatates së Kosoves me seli në Hagë, nuk lejonin që meritat dhe kontributi për betejat e fituara nga ana e FARK-ut, t'i atribuohëshin institucioneve legale të Republikës së Kosoves dhe bartësve të atyre institucioneve, por vetëm të vetquajturit SHP i UÇK-së me seli në Tiranë dhe saktësisht në hotelin Rogner !

Retroaktivisht, mund të detektohet lehtë kurba e krimit dhe e vrasjeve politike të filluara para luftes, të shkaktuara gjatë dhe pas saj, duke filluar nga vrasja e Enver Malokut, Kolonel Ahmet Krasniqi në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes në FARK, alias Ministri i Luftës dhe deri tek akti kriminal dhe i shëmtuar i 25 prillit 2009, me ; Vjedhjen në Dhomën e Deshmive, me çrast, ishin vjedhur dhe asgjesuar edhe deshmit dhe faktet në lidhje me vrasjet politike dhe krimeve të rënda të kryera nga kasta mafio-krimnale n'krye të piramides shtetërore, alias n'kapje të shtetit.

Rasti tjetër eklatant, atentati ndaj Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, që kishte synim dhe çellim humbjen e gjurmëve të vrasjes me atentat të Kolonelit Zemaj, të birit Enisit dhe kusheririt Hasan Zemaj, krim ky që ndodhi me atentatin ndaj dy hetuesve policor, perkatsisht, oficierve të SHPK-së, me datë 24 nëntor 2003 në Dukagjin dhe me çrast u denua vetëm një autor i krimit, dhe ky ishte Bedri Krasniqi, ish trupëroje e Ramush Haradinaj-të, por duke mbyllë hetimet me kaq, fatkeqësisht.

 Vrasja me atentat e Komandantit të Rugoves, ishe deputetit të LDK-së në Parlamentin e Kosoves, z. Smajl Hajdaraj,me 17 janar 2002 në Pejë dhe afer baneses së të ndjerit, ishte sinjal se spiralja e vrasjeve politike për qëllimet e lartpermendura nuk kishte të ndalur, deri në arritjen e qellimeve të errëta dhe anti-kombëtare ; eleminimin e kundershtarëve politik potencial, pervetësimin e meritave dhe marrjen e pushtetit me çdo kusht, qoftë edhe me çmimin e vëllavrasjes.

Vrasja e Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, për faktin e vetëm se të njëjtit ishin shumë pran zbardhgjes së vrasjeve politike n'Dukagjin ; pra atë të Smajlit dhe Kolonelit Zemaj, ishte një goditje e fortë shtetit ligjor dhe shtetit të se drejtës, dhe mbi të gjitha vetë shtetit të Kosoves, duke vra shpresën e brezit për një Kosovë demokratike me Rend dhe Ligj.

Sistemi i Drejtësië në Kosovë, përfshi edhe atë të Misioneve Nderkombëtare ; UNMIK & EULEX, kan dështuar totalisht, deri në masën  në të cilen, ma lehtë është të besohët se kanë bashkëvepruar në krim, se sa nuk i'a kanë dalë të kapin autorët e krimeve dhe të nxjerrin para drejtësisë, kriminelet.

Lë të kuptohet se bashkëjetesa e Misioneve Nderkombëtare për Rend dhe Ligj me bandat mafio-kriminale, produkt i Shtabit të Rognerit  dhe i derivuar në "Krah i Luftes", ka qenë kompromis i dëmshëm dhe idhimshëm për viktimat, familjaret e viktimave dhe vetë shtetin e Kosoves.

Gjykata Speciale, dritë në fund të tunellit !

Edhe pse dihet mirëfilli se kapja e shtetit dhe me këtë fakt edhe e Sistemit të Drejtësisë nga vetë urdhërdhënësit e vrasjeve politike, ka arritur që në masë të madhe të dëmtoj dhe zhduk provat për krimet makabre, me gjasë i'a kanë dalë që në masë të madhe, bashkë me zhdukjën e provave , të eleminojnë dhe deshmitarët dhe vetë ekzekutoret katil, vrasësit me pagesë të cilet ishin dhe janë vartës të bosëve të krimeve të rënda, Komandantëve të fuqishëm, t'gjithëpushtetshëm dhe mbi Ligjin, të njohur në Dukagjin, Llap, Drenicë e gjithandej.

Ca prej mafio-oligarkëve dhe kriminelëve potencial, të akuzuar për vrasjet politike, tanimë janë në Gjykaten Speciale të Kosoves me seli në Hagë, instancë kjo e fundit në të cilen kanë varë shpresat familjarët e viktimave dhe shumica absolute e qytetarëve të Kosoves, por shumë prej tyre (kriminelët potencial), ende janë të lirë dhe me ndikim të fuqishëm në jetën politike, publike dhe institucionale për fatin tonë të ligë.

LDK, si subjekt politik dhe familje politike e të vrarëve pas shpine dhe pa gjyq, duhet të bëjë të pamundurën që Sistemi i kapur i Drejtësisë, të shkapet dhe të njëjtit t'i krijoj kushte dhe hapësirë normale-demokratike të kryej misionin fisnik që ka, Shtet Ligjor dhe të së Drejtës, synim ky i qytetarëve të vendit dhe në interes të shtetit demokratik të Kosoves.

Pa zbardhjen e vrasjeve politike dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve përfshi edhe vrasjën me atentat të Kolonelit Zemaj, liria e Kosoves nuk është e plotë dhe as e ardhmja e vendit s'mund të jetë ndritur dhe prosperuese, pra liria s'mund të ketë dimensionin e duhur, përkundrazi !

Këto vrasje dhe krime të natyrave tjera, mbajnë peng të ardhmen europërndimore dhe  veriatlantike të vendit, për çfarë na mallkojnë brezat që vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat